• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Hije dyshimi mbi pasurinë e Sokol Çomos (Dokumentet)

12:31 : 15/05/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në qershor 2017, avokati Sokol Çomo zgjidhet anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Thuajse në të njëjtën kohë, dy zyra ligjore, të cilat kishin lidhje me Çomon, vendosin të bashkojnë selitë e tyre.

Dy zhvillimet, në pamje të parë, duken rastësore.

Por një seri dokumentash të siguruara nga “Boldnews.al” hedhin dyshime mbi një trekëndësh interesash, në qendër të së cilës duket se është Sokol Çomo dhe pjesëtarët e tjerë janë “Tirana Execution Office”, me administratore Fatjona Duka dhe “Veritar Legal Services”, me ortak Torad Qyteza.

Investigimi i “Boldnews.al” pati indicjen nga disa udhëtime jashtë Shqipërisë që Sokol Çomo ka kryer gjatë vitit 2018 me një Mercedez me targa AA 030 GZ, në pronësi të “Tirana Execution Office” (TEO).

Lexo edhe:

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

Çomo e ka përdorur automjetin e “TEO”-s si pronë të tijën. Në bazë të të dhënave të sistemit “TIMS” rezulton që ai ka udhëtuar jashtë Shqipërisë në drejtimin e Mercedezit 8 herë në periudhën 2017-2018, kohë gjatë së cilës ai ishte zgjedhur anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Të dhënat e ‘TIMS”, të siguruar në mënyrë ekskluzive nga “Boldnews.al” dëshmojnë se Sokol Çomo e ka përdorur automjetin e studios ligjore TEO” edhe gjatë kohës kur ai ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksion që e ka mbajtur në periudhën 2013-2017.

Detaji i automjetit, si edhe të tjera që lidhen me studiot ligjore ‘TEO” dhe “Veritas..”, krijojnë dyshime të forta se raporti i Sokol Çomos me Fatjona Dukën e Torad Qytezën mund të shkojë përtej miqësisë. A ka interesa financiare të fshehura mes tyre?

Po sqarojmë detaj pas detaji të dhënat e siguruara gjatë verifikimeve që ka kryer “Boldnews.al”, referuar dokumentave konfidencialë dhe zyrtarë.

Avokat Çomo
Sokol Çomo u zgjodh gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në verën e vitit 2017. Dikur gjyqtar, Çomo ushtroi profesionin e avokatit nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Në muajin Shkurt të vitit 2011, Sokol Çomo krijon studion ligjore “Veritas Legal Services”, në të cilën ishte ortak i vetëm. Nëpërmjet kësaj zyre, Çomo ka qenë avokat në disa çështje me impakt publik.

Sokol Çomo dhe asistentja e tij, juristja e re Fatjona Duka, ishin përfaqësues ligjor të një pjese të të pandehurve në atë që konsiderohet si procesi i “Plazhit të Gjeneralit”.

Në vitin 2009, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për një grup personash, përfshirë ish-drejtuesin e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj e biznesmenin Alban Xhillari, të akuzuar për tjetërsimin e disa pronave në bregdetin e Kavajës.

Në vitin 2012, gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit, duke shënuar sukses edhe për dyshen e avokatëve Çomo-Duka.

Po ashtu, Çomo është asistuar nga Fatjona Duka edhe në disa çështje në Gjykatën e Lartë. Në një prej tyre, që “Boldnews.al” po e sjell si referencë, është përfaqësimi ligjor i një grupi ish-pronarësh, të cilët kishin paditur Agjencinë e Kthimit të Pronave.

Rastet e mësipërme dëshmojnë për bashkëpunim të ngushtë mes avokatëve Sokol Çomo dhe Fatjona Duka.

Shfaqet “Tirana Execution Office”
Bashkëpunimi mes dy avokatëve ndërpritet zyrtarisht, në fund të vitit 2012. Sokol Çomo emërohet si drejtues i zyrës ligjore të Kredive në Intesa San Paolo Bank. Ai ia shet aksionet e “Veritas Legal Services” juristit Torad Qyteza. Selia e “Veritas” ishte në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Ndërkohë, ish-asistentja e Çomos, Fatjona Duka, vendos të nisë një aktivitet tërësisht të sajin. Në Dhjetor 2012, ajo krijon zyrën përmbarimore “Tirana Execution Office” (TEO). Selia e kësaj zyre ishte tek zona e Shallvareve, në kryeqytet.

Në fund të vitit 2013, Sokol Çomo zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me votat e Partisë Socialiste, e cila kishte marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet e zhvilluara në qershor të atij viti.

Në të njëjtin vit, studio “Veritas…” vijoi aktivitetin normal, kryesisht me klientët që kishte pasur më parë avokat Çomo. Ndërsa studio “TEO” ishte në ujëra të cekëta, me një fitim minimal prej 900 mijë lekësh në vit, sipas bilanceve që ka dorëzuar në administratën tatimore.

Në vitin 2015, studio “Tirana Execution Office” blen automjetin Benz, me targa AA 030 GZ. Ky automjet rezulton që ka dalë jashtë Shqipërisë disa herë dhe, në çdo rast, në drejtimin e tij ka qenë Sokol Çomo.

Ai, anëtar i KLD-së në atë kohë, formalisht nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë “TEO”. Por, fakti që studio ligjore i vë në dispozicion mjetin e saj Sokol Çomos, është një tregues për raportet e ngushta mes tyre.

Çomo në KPA, studiot ligjore “bashkohen”
Në qershor të vitit 2017, Sokol Çomo zgjidhet anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, institucioni i shkallës së dytë të Vetingut. Në bazë të funksionit të ri, ai, si edhe anëtarët e tjerë, përfitojnë paga të larta e privilegje të tjera, përfshirë edhe automjet, me qëllimin për të mos u joshur nga interesa ekstra-ligjore.

Megjithatë, Çomo zgjedh sërish që, për udhëtimet e tij jashtë Shqipërisë, të përdorë automjetin në pronësi të studios “TEO”.

Ndërkohë, paralelisht me zgjedhjen e Çomos si anëtar të Kolegjit të Apelimit, një tjetër zhvillim ndodh me dy studiot ligjore. Në mesin e qershorit 2017, ish-studio ligjore e Çomos, tashmë nën drejtimin e Torad Qytezës, vendos të bashkohet në të njëjtin ambjent me studion përmbarimore “Tirana Execution Office” të Fatjona Dukës.

Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se “TEO” dhe “Veritas”, dy kompani të ndryshme, kanë shënuar si seli të tyre të përbashkët “Pallatet Shallvare, shk. 11, ap.145.”.

Nga ky moment, pra nga Qershor 2017, tre personazhet rikthehen së bashku në mënyrë të dukshme. Fatjona Duka dhe Torad Qyteza bashkohen në një adresë të vetme. Ndërsa Sokol Çomo shfrytëzon mjetin e studios “TEO”.

Mercedezi AA 030 GZ
“Boldnews.al” po e ndjek këtë rast prej muajit Tetor 2018. Në atë kohë, redaksia dërgoi disa kërkesa zyrtare në institucionet publike, përfshirë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Targave, për të konfirmuar pronësinë e automjetit Mercedez Benz, me targë AA 030 GZ.

Kërkesat zyrtare nuk morën përgjigje. Por, ndoshta krejt rastësore, në kohën që “Boldnews.al” kërkon të dhëna për automjetin, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bëhet zyrtarisht pronari i mjetit Mercedez.

Në muajin Nëntor 2018, Sokol Çomo regjistrohet si pronar i këtij mjeti në sistemin e Targave. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se ai ia ka blerë automjetin studios “Tirana Execution Office” disa muaj pasi e kishte përdorur për udhëtimet e tij jashtë Shqipërisë.

Rritja e fitimeve të “TEO”
Studio Përmbarimore “TEO” e Fatjona Dukës, sipas të dhënave të cituara më lart, rezulton se në vitin 2013 ka pasur një fitim minimal prej 900 mijë lekësh.

Por, në vitin 2018, kohë kur Sokol Çomo zgjidhet anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, “Tirana Execution Office” rezulton që të ketë realizuar një fitim 500 përqind më të lartë, në vlerë mbi 5 milionë lekë.

Të dhënat e siguruara nga administra tatimore dëshmojnë se “TEO”, në periudhën 2015-2017, ka deklaruar një marzh “total shitjesh” në vlerat nga 1.2 milion deri në 2.3 milionë lekë të reja.

Ndërsa në vitin 2018, “totali i shitjeve” të “Tirana Execution Office” merr një hov të rëndësishëm, duke arritur në vlerën e 5 milionë lekëve.

Në një përmbledhje të të dhënave të mësipërme, rezulton se Sokol Çomo, Fatjona Duka dhe Torad Qyteza kanë pasur një ecuri karriere, të lidhur me njëra-tjetrën gjatë viteve 2010-2018.

Fillimisht, avokat Sokol Çomo asistohet nga juristja Fatjona Duka. Më tej, Çomo ia shet kompaninë e tij, “Veritas Legal Studios” avokatit Torad Qyteza. Ndërkohë, Fatjona Duka krijon studion përmbarimore “Tirana Execution Office”.

Në vitin 2017, Çomo zgjidhet në KPA, ndërkohë që “Teo” dhe “Veritas” bashkojnë zyrat e tyre në të njëjtën adresë. “TEO” tregohet bujare me Çomon dhe i vendos në dispozicion automjetin e saj sa herë që anëtari i Kolegjit të Apelimit udhëton jashtë Shqipërisë.

Paralelisht me këto zhvillime, “TEO” e Fatjona Dukës, në vitin 2018, rrit me 5 herë fitimet e saj, krahasuar me vitin 2013.

“Shumë rastësi duket se nuk janë më rastësi” është një shprehje që e përdorin shpesh, sidomos në botën e financës.

Lajme të lidhura

BOTA

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025
AKTUALITET

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025
AKTUALITET

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025
AKTUALITET

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025
Para

Diktatura/ Ja kush është i riu që u ndalua nga policia pse kritikoi Ramën (FOTO)

TË GJITHA

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025

“Urime në detyrën e re Papa Leonit”/ Kreu i KMSH: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

09:28 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com