• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kokëministri dhe kokat e Shqipërisë

09:10 : 14/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Malcom Y

Plot tre muaj nga beteja e pakthim për institucionin e votës së lirë. Themelin e çdo demokracie funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Protesta të përgjithshme të udhëhequra nga opozita por që i bashkë-qëndrojnë dhe plotësojnë protestat e banorëve të shpronësuar padrejtësisht të Astirit dhe Bregut të Lumit, të intelektualëve dhe artistëve që i’u kundërvënë me guxim të pashembullt prishjes së Teatrit, studentëve që ndjehen njëherazi të tradhtuar nga Pakti i kryesuesit të Bashkëqeverisjes me Popullin. Protesta kanë bërë dhe bëjnë edhe fermerët, edhe tregtarët e vegjël e me radhë, por kryeprotesta, krah artikulimit të shqetësimeve sociale dhe mungesës së perspektivës ekonomike, ka si kryefjalë edhe të sotmen dhe të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Fillin përbashkësues të së cilës e gjejmë te institucioni i votës së lirë që është prekur bash në shtyllën kurrizore të tij, në besueshmërinë.

Në momentin që pushteti ka akaparuar çdolloj institucioni shtetëror, por ka futur nën sqetull edhe pjesën më të madhe të shoqërisë civile aspak civike, që kontrollon dhe pjesën e luanit të medias duke përdorur hëm karrotën dhe hem kërbaçin, pak apo aspak zgjedhje kanë ngelur për një opozitë të vënë me shpatulla pas murit.

Pra, mund të themi që vota e lirë si institucion ka rënë. Është transformuar dhe uzurpuar nga ata që janë në pushtet. Si rrjedhim, nuk mund të jenë zgjedhjet që do të sjellin ndryshim në Shqipëri. Në mungesë të zgjedhjeve si mekanizëm i preferuar të transferimit të pushtetit nga një grup në tjetrin, mekanizmat e mbetur janë: dorëheqja e atyre që janë në pushtet, protestat duke përdorur forma të mosbindjes civile nga opozita dhe ndërhyrjet huaja. Ndërhyrje të huaja pro demokracisë, sipas gjasave, nuk ka. Pushtetarët nuk e lëshojnë pushtetin. Atëherë mbeten protestat deri në përplasje të dhunshme, sidomos kur policia si vegël e pushtetit ka tejet qenë brutale me protestuesit.

Jetojmë në një vend që të lë pak shpresë për një të ardhme më të mirë. E keqja nuk është opozita, klima e tensionuar apo protestat. Jetojmë në një vend që ende konsiderohet demokraci hibride sipas Njësisë së Inteligjencës së The Economist apo “pjesërisht i lirë”, sipas Freedom House. Që është në vend të 99-të dhe i fundit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor për perceptimin e korrupsionit sipas Transparency International, duke shenjuar përkeqësim sidomos të korrupsionit politik dhe administrativ.

Lexo edhe:

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mjaft që të përmendim që tre kompani oligarkësh marrin plot 85 përqind të tenderave të shëndetësisë dhe rehabilitimit urban. Ndërkohë janë dhënë rreth 330 leje ndërtimi këtë vit vetëm në Tiranë, pallate që shpesh ngrihen mbi truall publik. Për mos të folur për një mesatare prej rreth 60 ditësh që të bëhesh tatim-pagues. Ndërkohë që borxhi është 69.9 përqind dhe po të llogarisësh dhe borxhin e fshehur, TVSH-në e parimbursuar dhe PPP-të shkon deri në kufijtë absurdë dhe të rrezikshëm të 82-84 përqindëshit.

Një vend ku një e treta jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe kanë emigruar mbi 300 mijë vetë përgjatë gjashtë viteve të fundit sipas Eurostatit. Jo Instatit. Ku po largohet truri dhe është rikthyer krimi. Një vend që e ka bekuar Zoti dhe tradhtuar politikanët. Një vend që mund të ndryshojë, vetëm kur drejtimin e punës ta marrin të aftët, të talentuarit dhe vullnet-mirët. Shqipëria bëhet por ajo ka nevojë për kokë. Dhe jo vetëm për kokë-ministër apo Skënderbeun e Elisës.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Moti i keq/ Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë...

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com