• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm

21:00 : 14/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Me maskën e Kryeministrit, Edi Rama kundërshton kërkesat e opozitës, vetëm për të mos krijuar precedentë të rrezikshëm për vendin. Precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve në shkeljë të Kushtetutës dhe precedenti i largimit të qeverisë për shkak të djegies së mandateve dhe protestave.

Nuk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe i PS, është i disponueshëm. Nuk ka në plan të kërkojë zgjidhje për kthimin e PD në zgjedhje, por është gati për dialog edhe pa praninë e ndërkombëtarëve. Madje e ka edhe një plan për zgjedhje shumë më të mira, pa blerje votash. Tani mbetet të dalë dhe në protestë kundër opozitës që plani i tij të miratohet dhe të aplikohet në 2021.

Rezultati, 2 konferenca për shtyp dhe 3 ditë ikën kot. Asnjë lajm i mirë, vetëm retorikë, asnjë hap konkret vetëm propagandë. Me maskën e Kryeministrit, Edi Rama kundërshton kërkesat e opozitës, vetëm për të mos krijuar precedentë të rrezikshëm për vendin. Precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve në shkeljë të Kushtetutës dhe precedenti i largimit të qeverisë për shkak të djegies së mandateve dhe protestave. Por a janë vërtetë precedentë?

Shtyrja e zgjedhjeve lokale është bërë për herë të parë në 2007, me kërkesën e Edi Ramës. Në atë kohë u bënë edhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë përsëri me kërkesë të Edi Ramës. Kryeministër ishte Sali Berisha. Pra precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale e ka krijuar vet Edi Rama 12 vjet më parë. Duke përdorur Kushtetutën si argument, njësoj si Berisha në kohën kur ishte Kryeministër, Edi rama vetëm sa konfirmon se në 6 vitet që qeveris, jo vetëm ekonomikisht, por as politikisht Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Madje ka bërë hapa mbrapa, nëse flet për precedentin e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të djegies së mandateve. Është e vërtetë që nuk mund të krijohet një precedent që opozita sa herë do zgjedhje, të djegë mandatet, por në këtë rast nuk jemi në precedentin e krijuar nga opozita. Deri më sot nuk ka patur asnjë maxhorancë që ketë shkrirë Gjykatën Kushtetuese, të ketë nxjerrë jashtë loje Gjykatën e Lartë dhe të emërojë Prokuror të Përgjithshëm me 69 vota. Ky është precedenti i parë në histori që u shoqërua me precedentin tjetër antikushtetues, të votimit të një ligji nominal në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo situatë e parecedentë, bëri që 2 dosje të paprecedenta, kur maxhoranca kapet duke blerë vota, të mos hetohen nga Prokuroria, megjithëse mediat shqiptare dhe të huaja kanë denoncuar në bazë të të dhënave që rodhën. Për të mos folur pastaj për përdorimin e paprecedentë të Prokurorisë në bllokimin e hetimit edhe për skandalin e Unazës së Re, edhe për shantazhimin e rektorit të Universitetit Bujqësor të Kamzës, edhe për shndërrimin në dosje penale kundër opozitës të çështjes së Agron Xhafës. Një rast i paprecedentë kur shfrimi i fantazisë së Edi Ramës, vuri gjithë organet ligjzbatuese në shkelje të ligjit, duke blerë dëshmitarë e duke sajuar dëshmi e telefonata të përgjuara.

Ishte ky precedent që shkaktoi dorëzimin e paprecedentë të mandateve. Çfarë do të ndodhë nëse nesër, duke ndjekur precedentin, një qeveri ta përsërisë këtë që ndodhi nga 2017 deri sot? Nëse nesër një qeveri do të bënte të njejtën gjë me Drejtësinë duke hequr rojen për tu hapur rrugën hajdutëve?

Precedenti i dorëzimit të mandateve u krijua si kundërpërgjigje ndaj precedentit të shkatërrimit të sistemit, të mbledhjes së pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor në dorën e kryetarit të Partisë Socialiste. Ekspozimi i pushtetit të një njeriu, i sistemit që lëngon në duart e tij ishte e vetmja mënyrë. Për të mos krijuar precedentin që një njeri i vetëm të dalë mbi Kushtetutën, mbi ligjin dhe mbi shoqërinë, duhet një zgjidhje po kaq e paprecedentë. Ndoshta 10 pikat e opozitës nuk janë zgjidhja, por largimi i Ramës, si autor është hapi i parë./dosja.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

16-vjeçarja i jep fund jetës, lë një shënim duke treguar...

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com