• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Shpërthen’ analisti/ Policia e Lleshit po i trajton shqiptarët, si ushtria turke, kurdët…

11:05 : 13/05/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Analisti Kastriot Myftaraj përmes një postimi në rrjetet sociale ka “shpërthyer” për mënyrën sesi po reagon Policia e Shtetit e drejtuar nga Ardi Veliu ndaj protestave të opozitës.

Më konkretisht Myftaraj ndalet te përdorimi i gazit kundër qytetarëve, madje bën edhe një krahasim kur thotë se qytetarët shqiptarë po trajtohen nga policia, njëlloj sikundër ushtria turke, sillet me kurdët.

“Nuk është e vështirë të merret me mend se çfarë mësoi Ardi Veliu në Turqi, kur për Policinë dhe Ushtrinë Turke, qytetarët kurdë shihen sikur të jenë insekte të dëmshme, ndaj të cilëve mund të përdoren jo gazra lotsjellës sic bëhet në botën demokratike ndaj protestuesve, por gazra që i përkasin llojit të armëve kimike të zbutura, të llogaritur për të mos shkaktuar vdekje të menjëhershme, por që shkaktojnë dëme ndjeshëm më të rënda se gazrat për përdorim policor”, shkruan Myftaraj.

Postimi i Kastriot Myftaraj

Si e dërgoi PD-ja në 1994 Ardi Veliun në shkollën policore në Turqi, ku u bë specialist i gazrave helmuese të përdorur kundër kurdëve

Lexo edhe:

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

Në vitin 1994 djaloshi 22 vjeçar Ardi Veliu, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili pas mbylljes së përkohshme të shkollës së lartë ushtarake kishte kaluar në Akademinë e Rendit Publik, donte të shkonte të studionte për oficer policie në Turqi. Meqënëse si student ishte i dobët gjeti një mik që të ndërhynte, apo të lobonte për të, sic thuhet sot. “Miku” ishte Leka Toto, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, që në atë kohë ishte në pushtet. Totoja ndërhyri te Ministri i atëhershëm i Rendit Publik, Agron Musaraj, që ky të ndërhynte në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, që të shtohej një emër në listën e studentëve që do të shkonin atë vit në akademitë policore turke.

Nga Ambasada Turke iu kthyen përgjigje se për atë vit mund të siguronin një bursë studimore për një oficer policie të specializuar për përdorimin e gazrave kimike në guerriljet urbane, në qytetet me prani të terroristëve. Ishte fjala për qytetet e banuar kryesisht nga kurdët. Ardi Veliu pranoi dhe shkoi në Turqi ku studioi për oficer policie në vitet 1994-98.

Nuk është e vështirë të merret me mend se çfarë mësoi Ardi Veliu në Turqi, kur për Policinë dhe Ushtrinë Turke, qytetarët kurdë shihen sikur të jenë insekte të dëmshme, ndaj të cilëve mund të përdoren jo gazra lotsjellës sic bëhet në botën demokratike ndaj protestuesve, por gazra që i përkasin llojit të armëve kimike të zbutura, të llogaritur për të mos shkaktuar vdekje të menjëhershme, por që shkaktojnë dëme ndjeshëm më të rënda se gazrat për përdorim policor.

Tani Ardi, apo Arda siç e quanin në Turqi, specialitetin që mësoi atje po e përdor kundër PD-së, duke shndërruar Tiranën në Dijarbakirin e ditëve më të këqija. Ardi nuk po i trajton si kurdë vetëm mbështetësit e PD-së, por edhe edhe qytetarët e Tiranës që janë me banim në një zonë të gjerë përreth vendmbajtjes së protestave. Kjo ndodh sepse Ardi përdor konceptin e zonës operacionale të gjerë, që synon t’ i terrorizojë protestuesit./Kastriot Myftaraj

Etiketa: gazmyftarajveliu

Lajme të lidhura

BOTA

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja

20:21 : 10/04/2025
BOTA

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

20:18 : 24/03/2025
AKTUALITET

Bombolat portokalli/ Kreu i Zjarrfikëses: 90% e zjarreve ndodhin prej tyre

15:04 : 19/01/2025
BOTA

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

21:18 : 26/12/2024
BOTA

Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë për gazin

09:08 : 23/12/2024
BOTA

Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke shkurtuar furnizimet me gaz

22:38 : 16/11/2024
Para

‘Kaos 2 javë para provimit’/ Tabaku akuza Ministrisë së Arsimit: Të paaftë...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com