• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza/Mbrëmë gazi e ndau Shqipërinë në dysh

14:28 : 12/05/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Mark Marku

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfrontime të ashpra mes forcave të Policisë dhe protestuesve që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama si kusht bazik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Veçanërisht tronditëse ishte skena kur Policia e Shtetit dhunoi pa asnjë arsye dhe në mënyrë barbare Said Dollapin, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike.

Për këdo që ka pak mend në kokë nuk ka asnjë dyshim se skena të tilla janë tregues të një konflikti të ashpër civil, që po përvijohet në horizontin e së ardhmes. Nëse Kryeministri ka pasur si qëllim ta shkatërrojë tërësisht demokracinë shqiptare dhe shtetin ligjor ia ka arritur më së miri.

Pasi e ka bërë Shqipërinë dhe Parlamentin shqiptar, pronë të krimit të organizuar, pasi shkatërroi zgjedhjet, pasi e la Parlamentin pa opozitë, pasi shkatërroi mediat e lira dhe universitetet, pasi mbylli Teatrin Kombëtar dhe po përgatitet të mbyllë Akademinë, pasi e la vendin pa gjykata, pasi shkatërroi ekonominë dhe i bëri shqiptarët të ikin në mënyrë masive nga vendi i tyre, pasi i hoqi vendit çdo shans për të hyrë në Europë, tani po përgatitet për hapin e fundit: të sundojë i vetëm me gjeneral Lleshajn, përmes dhunës së aparatit policor.

Shkurt, ai nuk ka më asgjë të përbashkët me Kryeministrin e një vendi demokratik, por është shefi i një junte, që i ka hyrë një rruge të rrezikshme për veten dhe vendin.

Lexo edhe:

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

Sondazhi i Reuters për Trump: Vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

Në fund të fundit, këtu do të mbërrinim, dhe situata është e qartë. Maskat kanë rënë, piktori propagandist është shfaqur fiks ashtu siç është para shoqërisë shqiptare dhe faktorit politik dhe, në këtë kuptim, ekuacioni është i qartë: ose ne do të humbim demokracinë dhe të mbajmë Ramën dhe Lleshajn, ose do të vazhdojmë përballjen dhe do të rrëzojmë Ramën dhe Lleshajn dhe do të mbajmë demokracinë. Nata e mbrëmshme i ka ndarë gjërat dhe na ka kthjelluar për të sotmen dhe për të ardhmen.

Atyre të cilëve u është neveritur politika, le të rrinë të qetë: nuk ka më politikë. Nuk ka më parti politike që luajnë njëra me tjetrën si macja me miun, duke shkëmbyer respektivisht poste, para dhe favore, nuk ka më retorikë boshe, nuk ka më iluzione. Ka një juntë dhe një grup që lufton me këtë juntë dhe kjo është opozita e bashkuar. Ka qytetarë të frikësuar, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeveria e shndërruar në juntë, por që ende nuk kanë besim mjaftueshëm te opozita që i ka hapur betejë juntës, ka godina institucionesh, por jo institucione, dhe këto godina, për momentin, po i mbron me vetëmohim një gjeneral në pension me gaz lotsjellës, me trupa, me stërmundim të madh.

Qytetarët bashkë me gazin lotsjellës që e morën me tepri, mbrëmë morën një lajm të rëndësishëm dhe lajmi është ky: nuk kemi më qeveri, kemi juntë. Dhe duhet ose të përballemi me të ose t’i nënshtrohemi asaj. Për vete, kam zgjedhur të mos nënshtrohem. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
BOTA

Sondazhi i Reuters për Trump: Vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

14:49 : 21/10/2025
AKTUALITET

Detajet/ Ish i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten

14:43 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

14:34 : 21/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në një fermë agroturizmi në Leskovik, përfshihet nga flakët një shtëpi druri

14:29 : 21/10/2025
Para

"Nën gaz Tirana e pagaz" / Reagimi ndryshe i shkrimtares Flutura Açka për protestën ...

TË GJITHA

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025

Sondazhi i Reuters për Trump: Vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

14:49 : 21/10/2025

Detajet/ Ish i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten

14:43 : 21/10/2025

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

14:34 : 21/10/2025

Zjarr në një fermë agroturizmi në Leskovik, përfshihet nga flakët një shtëpi druri

14:29 : 21/10/2025

Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

14:24 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com