• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-drejtor në qeverisjen e PD/ I përzgjedhuri i Ulsiut, kandidati i Rilindjes për Shkodrën…

15:56 : 11/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Valdrin Pjetri është zyrtarizuar si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës.

Pavarësisht rezultatit të sondazheve të brendshme të kryera nga vetë socialistët dhe zvarritjes së zyrtarizimit të emrit të tij si kandidat, duket se në përfundim Pjetri ka arritur të marrë suportin dhe të mbizotërojë mbi çdo skenar dhe prapaskenë në rradhët e Rilindjes.

Boldnews.al ka mësuar se emri i Valdrin Pjetrit është mbështetur maksimalisht nga kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja.

Lexo edhe:

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

I njëjti që mbështeti zgjedhjen e Arta Markut në postin e kryeprokurores së Përkohshme, duket se i ka dhënë suport maksimal kandidaturës së Pjetrit.

Ky i fundit u emërua Prefekt i Shkodrës pak muaj më parë, ndoshta me idenë për të qenë një kandidat për Bashkinë e Shkodrës, por nga strukturat e PS-së ai nuk ka gjetur mbështetje. Madje në bazë të raportimeve, emri i tij nuk është mbështetur nga strukturat e qytetit dhe rrethinave kryesore që përfshihen në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Gjatë qeverisjes së PD-së, Valdrin Pjetri ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas me administratën e Rilidnjes u zhvendos në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka mbajtur disa funksione të rëndësishme.

Burime nga dega e PS-së në qytetin më të madh në verilindje të vendit, bëjnë me dije se Pjetri gjithashtu nuk ka pasur as suportin e deputetëve socialist, përfshi këtu edhe atë të PSD-së, Tom Doshi, madje as të drejtuesit politik në këtë qark, ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

E gjithë kjo panoramë duket se ndikoi që Edi Rama të shtynte të paktën dy herë zyrtarizimin e Pjetrit si kandidat, në një kohë që në të gjitha bashkitë kryesore të vendit ai kishte zyrtarizuar emrat.

Boldnews.al ka mësuar se 10 ditë më parë, në drejtim të strukturave të PS-së në Shkodër ka shkuar udhëzimi për gjetjen e një kandidature jo politike, kjo për faktin se sondazhet kishin nxjerrë një rezultat zhgënjyes për socialistët.

Por duket se garant për kandidaturën e Pjetrit ka hyrë Ulsi Manja, që sikundër mësohet ka qenë edhe mbështetësi kryesor i tij.

Po kush është Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri u lind në Shkodër me 18.09.1982.

Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Fakulteti Ekonomik, Dega Financë të Universitetit të Tiranës dhe Master të Nivelit të Dytë, për Lidership dhe Menaxhim.

2012-2014 Pedagog i Jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës për lëndën e Riskut Publik.

2015- Diplomë në “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare”.

Gjithashtu Z. Pjetri disponon certifikatën “Për Drejtim Strategjik” nga Defense Academy of the United Kingdom.

Ai ka marrë edhe certifikatën e “Auditues i Brendshëm”.

Zotëron gjuhët Anglisht dhe Italisht.

EKSPERIENCA PROFESIONALE

Prej janarit 2019 është Prefekt i Shkodrës

Në Maj të 2018 deri në Janar të 2019 ka mbajtur detyrën e Kryeregjistruesi

Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2014.

2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

2014-2017, Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes.

Janar 2018 – Maj 2018 Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Etiketa: shkodraUlsi Manjavaldrin pjetri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

13:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i drejtësisë/ Berisha: Mazhoranca ka frikë nga pyetjet për Mario Çelën dhe kostumet e Altin Hajrit

11:07 : 27/10/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ulsi Manja do hyjë në histori për Kosovën

12:45 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Sistemi në prag kolapsi, draft i Kodi Penal, i pavlerë”, Olsian Çela prezanton Prokurorinë pa filtra

16:28 : 14/10/2025
Para

Plas në PS! Luftë e ashpër për kandidatin për kryebashkiak

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com