• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Far West” në Vlorë/ Kush ishte shënjestra e atentatit, para dy vitesh i vendosën tritol

09:32 : 11/05/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një atentat i dështuar, i shoqëruar me shkëmbim me armë zjarri, e prishi sërish qetësinë e Vlorës paraditen e djeshme, por fatmirësisht, kësaj radhe pa shënuar viktima.

Një klient që nuk kishte lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur, pasi ndodhej duke pirë kafe në lokalin ku ishte ulur edhe objektivi i atentatit, bashkë me një mikun e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në shëtitoren e Lungomares. Burime nga Policia lokale thanë se objektivi i atentatorëve ishte 27-vjeçari Inez (Imer) Hajrulla, i cili arriti t’u shpëtojë plumbave.

Madje, përveç kësaj, e ndoqi me vrap makinën e autorëve, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për afro 100 metra. Autorët qëllonin nga makina në drejtim të Hajrullait e një mikut të tij të identifikuar me emrin Ervis dhe këta të fundit qëllonin me armë drejt makinës që e ndiqnin në këmbë.

Më pas, automjeti tip “Land Rover”, në të cilin dyshohet se ndodheshin tre persona, “u zhduk” dhe u gjet i djegur në zonën e Babicës, bashkë me dy armë zjarri brenda. Por përveç autorëve të sulmit me armë, edhe dy personat që iu kundërpërgjigjën me zjarr u larguan pa u arritur të gjenden nga Policia.

NGJARJA

Lexo edhe:

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

Dje rreth orës 11:00, në shëtitoren e Lungomares, në Vlorë, një person i rastësishëm mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, nga të paktën 5 persona. Ngjarja u zhvillua në një përplasje të armatosur nga 3 persona që lëviznin me makinë e dy të tjerë, që më pas iu kundërpërgjigjën duke i ndjekur në këmbë.

Makina e atentatorëve, një fuoristradë tip “Land Rover”, nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura. Policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona që u bënë dëshmitarë të terrorit me armë zjarri, të cilët sqaruan momentin e ngjarjes. Të gjithë, përfshirë edhe objektivin e atentatit, iu shpëtuan plumbave, përveç një qytetari të rastësishëm, pa lidhje me ngjarjen, i cili mbeti i plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Dajko Cenodemaj, 58-vjeçar, punonjës në Bashkinë e Vlorës, ishte duke pirë kafe me miqtë në lokalin pranë shkëmbimit të zjarrit. Autorët janë larguar duke kanë marrë drejtimin mes rrugicave në blloqet e pallateve që ndodhen në zonë.

Pas ngjarjes, Policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë i grupit të autorëve të atentatit. Makina “Land Rover” me ngjyrë të zezë, brenda së cilës u gjetën dy armë automatike, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si i shpëtoi atentatit me eksploziv Inez Hajrulla në 2017

Shënjestra e të shtënave me armë zjarri paraditen e sotme në Vlorë dyshohet të ketë qenë një personazh jo pak i njohur për Policinë lokale. Bëhet fjalë për shtetasin Inez Hajrulla, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga masa e arrestit shtëpiak, në detyrim paraqitje. Hajrulla i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati me eksploziv në mes të Vlorës në vitin 2017, kur makina e tij u hodh në erë dhe ai mbeti i plagosur rëndë.

Megjithatë, pas kësaj ngjarjeje ai u arrestua, sepse Policia i gjeti një armë pa leje. Nga ana tjetër, ai ka qenë i dyshuar edhe për një grabitje me armë, po në Vlorë, por pas arrestimit u la i lirë për mungesë provash. Vitin e kaluar pati sërish probleme me Policinë, pasi u mor në pyetje në lidhje me zhdukjen e Elis Troqes. Ky është atentati i dytë që i bëhet atij në harkun kohor të dy viteve. Në nëntor të vitit 2017, mjeti me të cilin ai po udhëtonte u hodh në erë, e për pasojë Hajrulla mbeti i plagosur rëndë.

Por pas ekzaminimit të makinës së shpërthyer me 300 gr tritol, Policia arriti të gjejë edhe një pistoletë të markës “Glock”, me 17 fishekë. Arma ishte futur në një çantë, e cila mbahej nga Hajrulla. Ndaj tij u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje. Hetimet për atentatin në atë kohë u përqendruan në mundësinë e përfshirjes së tij në aktivitete të paligjshme. Burimet thanë se shkak për atentatin mund të ishin bërë një mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali.

Hetuesit po përpiqen të shkëmbejnë informacione me shërbimet policore të vendeve partnere, kryesisht në Itali. Në këtë vend po hetohet nëse Hajrulla apo të afërm të tij mund të kenë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale. Disa muaj më vonë, pas zhdukjes së Elis Troqes, Hajrulla do të shoqërohej sërish në Polici. Më 18 korrik 2018, Policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla. I pyetur në lidhje me rrethanat e zhdukjes së Troqes, ai ka shpjeguar për oficerët e Policisë se më datë 17 korrik 2018 kur ndodhi rrëmbimi, ka qenë duke bërë fizioterapi dhe nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin.

/PANORAMA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025
AKTUALITET

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025
AKTUALITET

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër

11:35 : 18/06/2025
AKTUALITET

Dhunë ndaj motrës dhe “tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan

11:23 : 18/06/2025
AKTUALITET

Korçë/ Një 59-vjeçar gjendet i pajetë në banesë

11:17 : 18/06/2025
Para

Atentati në Vlorë/ Del VIDEO, si autorët...

TË GJITHA

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër

11:35 : 18/06/2025

Dhunë ndaj motrës dhe “tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan

11:23 : 18/06/2025

Korçë/ Një 59-vjeçar gjendet i pajetë në banesë

11:17 : 18/06/2025

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

11:12 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com