• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

36 tendera në 4 vite/ Veliaj 30 mln euro tendera për “Fusha shpk”, 20 me shkelje

19:08 : 09/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nëpërmjet 36 tenderave, Bashkia Tiranë i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk”, rreth 30 milion euro, në vetëm 4 vite drejtim nga Erion Veliaj. Sipas “Openprokurement Albania”, nga 44 tendera publik që ka fituar në shkallë vendi, 22 kanë shkelje të procedurave të tenderimit, nga të cilat, 17 nga subjekti Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë. Shkeljet konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përvec fituesit.

Kompania “Fusha shpk” me administrator shtetasin Petrit Fusha, është përfituesja më e madhe e fondeve publike nga Bashkia Tiranë. Gjatë periudhës 2015-2019, Fusha shpk, e konsideruar si një prej klientëve me të afërt me pushtetin aktual, ka fituar, vetëm nga bashkia Tiranë, 36 tendera, me vlerë totale mbi 3.6 miliard lekë apo afro 30 milion euro. Kjo kompani, është fituese e tenderave, thuajse gjithmonë duke paraqitur vlerën më të lartë të ofertës, krahasuar me operatorët e tjerë në garë, çka përbën shkelje të kritereve proceduriale të tenderimit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e “openprokurement Albania”,  në mënyrë të përmbledhur për 36 tenderat, fondi limit ka qenë  rreth 3miliard e 690 milion lekë, ndërkohë që vlera totale e shpallur fituese, është rreth 3 miliard e 634 milion, me një diferencë krejt të papërfillshme mes tyre, që flet qartë për favorizim të klientit.

Firma FUSHA shpk, rindërtoi Sheshit “Skënderbej”, ku vetëm për fazën e parë të rikualifikimit urban të tij, fitoi tenderin me vlerën më të lartë të shpallur dhe prokuruar në vitin e parë të mandatit të qeverisjes vendore 2015 – 2019, në vlerë rreth 527 milion lekë ose 4.2 milion euro.

Po për objektin e rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” në fazën e parë, “Fusha shpk” ka përfituar edhe një shtesë kontrate me vlerë mbi 105 milion lekë, duke e çuar në total shifrën për një objekt të vetëm tenderimi, në rreth 5 milion euro. Po në kufijtë e fondit limit të vënë në dispozicion për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” klienti i privilegjuar i Erion Veliajt, fiton tenderin me vlerë

Lexo edhe:

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

afro 980 milion lekë, i cili edhe në këtë rast pasohet me një shtesë kontrate prej 195 milion lekë. Fusha shpk është e kudogjendur në kampet e hapura të punës ku investon Bashkia e Tiranës. Edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej” i është besuar Fushës. Kjo e fundit ndërton, asfalton, mirëmban, furnizon, me pajisje teknike apo pemë dekorative, pastron qytetin dhe kryen dhjetëra shërbime, që përfshijnë  dhe tejkalojnë fushën e veprimtarisë për të cilën është krijuar. Fusha shpk ka fituar shumë prej tenderave edhe në nivel të qeverisjes vendore, ndër ta edhe atë për rindërtimin e Bulevardit të Vlorës, me një vlerë prej 8 milion euro, por që përmbytet sa herë bie shi.

“OpendataAlbania” në rubrikën e saj “Red flag” ku klasifikon tenderat, procedurat e të cilëve janë shkelur, konstaton se 22 tendera të fituar nga Fusha SHPK, kanë shkelje proceduriale, ndër ta 17 të tenderuar nga Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë.

Shkeljet proceduriale të tenderimit që rendit “OpendataAlbania” në rubrikën që alarmon me “Flamur të kuq”, konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përveç fituesit. Fusha shpk është kompania që do të zbatonte projektin ambicioz të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi truallin e atij ekzistues, si dhe disa kulla përreth tij. Projekti ka mbetur pezull falë rezistencës tashmë një-vjeçare të artistëve të mbështetur edhe nga qytetarët e Tiranës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si vlerë kulturore identitare e Kryeqytetit./shijaktv.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025
AKTUALITET

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025
AKTUALITET

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025
Para

Kokëdhima thirrje Ambasadorëve: Ndërhyni, ndalni Ramën në përndjekjen e …

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com