• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka mbajtur nën vëzhgim Fatmir Xhafaj komisionerët e Vetingut?

14:04 : 08/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i Brendshëm, sot deputet i thjeshtë i maxhorancës socialiste, Fatmir Xhafaj, u shpreh në seancën plenare të Parlamentit të kësaj të Mërkure se “komisionerët e Vetingut po punojnë me përkushtim për të pastruar llumin e sistemit të drejtësisë”.

Pas kësaj deklarate plot “pathos” të ish-ministrit, “Boldnews.al” shtron një pyetje për deputetin Xhafaj: “A keni mbajtur Ju nën vëzhgim dhe mbikqyrje ata komisionerë të Vetingut, të cilët nuk ishin brenda ‘gardhit’ tuaj”?

Burime shumë konfidenciale nga forcat operacioneve të Policisë së Shtetit dëshmojnë se kanë marrë urdhëra të qartë, të cilët vinin drejtëpërdrejtë nga zyra e Xhafajt kur ishte Ministër i Brendshëm, për të survejuar dhe mbajtur nën kontroll çdo lëvizje të disa prej komisionerëve të Vetingut, për të cilët ai nuk i kishte nën kontroll.

Të njëjtat burime deklarojnë se nuk është e qartë se për çfarë i duheshin këto informacione Xhafajt. Por situata është lehtësisht e kuptueshme-për të ushtruar shantazh dhe presion mbi komisionerët, të cilët nuk pranonin urdhërat e tij.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

Natyrisht, të vërtetën e këtyre urdhërave survejimi e di Fatmir Xhafaj. Ai, siç duket, ka aplikuar të njëjtat forma dhe metoda, të cilat janë aplikuar në periudhën e komunizmit, kohë në të cilën deputeti i sotëm ka shërbyer me devotshmëri.

Ai është akuzuar publikisht nga njerëz të gjallë për tortura ç’njerëzore në bodrumet dhe zyrat e Hetuesisë së Krujës, në vitet 1985-1990, periudhë kur ka punuar si hetues.

Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë një pioner i Enverit dhe që qëndronte i buzëqeshur në supin e diktatorit, nuk duhet të ishte sot në skenën politike. Ai duhet të kishte të njëjtin fat me të ngjashmit e tij në thuajse të gjithë vendet e Europës Lindore.

Në Poloni, Hungari, Çeki, por edhe në Rumani e Bullgari, shërbëtorët e zellshëm të komunizmit janë ndaluar të dalin në qarkullim publik dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në burgje për krimet dhe torturat që kanë ushtruar ndaj qytetarëve që nuk pranonin sistemin diktatorial.

Por ka ndodhur tërësisht e kundërta. Fatmir Xhafaj, dikur shërbëtor i diktaturës së proletariatit, flet për Reformën në Drejtësi dhe shfaqet si “avokat” i institucioneve të reja të drejtësisë.

Me firmën, votën, vullnetin dhe ndërhyrjen e Xhafajt, institucionet e reja të drejtësisë janë mbushur sot me të si-ngjashmit e tij, ish-sigurimsa, të akuzuar për tortura dhe pjesëmarrës në procese gjyqësore politike të periudhës së komunizmit.

Fatmir Xhafaj është sot personi që ndërthur interesat e ish-diktaturës dhe malavitës aktuale. Ai bëri çdo gjë që të shpëtonte vëllain e tij trafikant, Agron (Geron) Xhafaj nga prangat italiane, ku ishte dënuar për trafik narkotikësh.

Ai, nëpërmjet kësaj “drejtësie të re”, detyroi Arta Markun, Donika Prelën dhe shoqet e shokët e tyre të mos kryenin asnjë hetim për Geronin, i akuzuar sërish për vijimin e trafikut të narkotikëve, në kohën kur Fatmiri drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Pasi u largua nga ministër vetëm me një “cicërime” të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj ka zgjedhur që të luajë rolin e “avokatit” të drejtësisë së re nëpërmjet një zyre në qendrën tregtare “ETC”, në ambjente, ku më parë kanë pasur selinë kompanitë e basteve

Vlonjatë e dinë shumë mirë se vëllai tij, Geroni, ishte “administratori” i lojërave të kumarit në qytetin bregdetar dhe lidhjet e Fatmir Xhafajt me llotaritë, tashmë të paligjshme, kanë qenë të forta.

Kjo lidhje duket se është e pazgjidhshme tek komunisti që u bë “reformator”, “reformatori” që u bë ministër dhe ministri që u bë përfaqësues i malavitës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025
RAJONI

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025
RAJONI

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025
Para

Noyzi surprizon Arbanën për ditëlindje/ ja çfarë ka zgjedhur ti dhurojë (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com