• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet dyshja Lu – Vllahutin

18:42 : 07/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të gjithë e mbajnë mend “çiftin” e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, njëri ambasadori i SHBA në Tiranë dhe tjetra shefja e Misionit të BE-së në kryeqytetin shqiptar.
Lu dhe Vlahutin, pothuajse të emëruar si diplomatë në të njëjtën kohë, shumë shpejt nisën të ndërvepronin dhe madje janë të rralla rastet kur në takimet që zhvillonin të mos ishin bashkë.

Dy diplomatët shumë aktivë përsa i takon Reformën në Drejtësi flisnin me të njëjtën gjuhë, jepnin të njëjtat mesazhe dhe kishin një objektiv në shenjestrimin e tyre, opozitën.
Të dy ishin kthyer në një mburojë të qeverisë dhe kryeministrit, madje edhe atëherë kur u bë evident prodhimi i hashashit në të gjithë territorin shqiptar, aq sa në tonelatat që transportoheshin në drejtim të Italisë apo Greqisë, për tu shpërndarë më pas në hapësirën e BE-së pakot mund të stampoheshin “made in Albania”.

Por kjo nuk shqetësonte dy diplomatët që ishin në Tiranë, pavarësisht se në kancelaritë europiane dhe më gjerë, gjithmonë e më shumë në raportet drejtuar Shqipërisë evidentohej droga, grupet kriminale dhe pastrimi i parave.

Lu dhe Vlahutin me sjelljen e tyre si guvernatorë, në një vend ku e gjithë klasa politike me shumë pak përjashtime, i shikonte si idhuj, shfaqeshin nga çështjet më të rëndësishme, deri te mbjellja e pemëve. Aq sa në fund të misionit të tyre, ato ishin kthyer në qesharakë, jo për atë çfarë përfaqësonin, por për mënyrën sesi ishin sjellë dhe atë që do të linin pas.
Të dy diplomatët u larguan pothuajse në të njëjtën kohë, duke lënë si boshllëk vetëm shfaqjen e tyre në çdo event apo përqafimet miqësore në lozhën e Kuvendit, kur votohej reforma në drejtësi.

Lexo edhe:

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Vlahutin u zëvendësua nga Luigi Soreca, me një eksperiencë në fushën e sigurisë, gjë që përputhej plotësisht me situatën që kalonte vendi. Ndërsa SHBA ende nuk kanë sjellë një diplomat në nivel ambasadori, duke mbajtur lidhjen diplomatike përmes të Dërguarës me Punë, Leyla Moses Ones.

Soreca, ndoshta edhe për shkak të eksperiencave të tij në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, ka preferuar një profil më të tërhequr, duke mos u shfaqur shumë në politikën shqiptare, apo duke ruajtur në një nivel të lartë takimet me politikanët shqiptarë.

Në krahasim me paraardhësen e tij, Vlahutin, ndryshimi është si nata me ditën, aq më tepër kur Soreca është shfaqur më i përmbajtur në deklarimet apo reagimet e tij, duke mbajtur një distancë pothuajse të njëjtë si nga opozita që proteston ashtu edhe ndaj qeverisë.

Por duket se hapësirën e mbetur bosh për shkak të qëndrimit të ambasadorit Soreca, ka tentuar ta plotësojë Bernd Borchardt, i cili drejton misionin e OSBE në Tiranë.
Borchardt është një njohës i mirë i politikës në Shqipëri, pasi ka mbajtur detyrën më parë të Ambasadorit gjerman, edhe pse në atë kohë nuk shkëlqeu me qëndrimet apo ndërhyrjet e tij. E gjithsesi sot duket se Borchardt duket se po shfrytëzon terrenin e lënë të lirë nga Soreca dhe mungesa e një diplomati në nivel Ambasadori nga SHBA për t’u sjellë si një guvernator.

Ndoshta ai po tenton të plotësojë mungesën edhe të ish-ambasadorit Lu, pavarësisht asaj që ky i fundit përfaqësonte dhe asaj se çfarë përfaqëson Borchardt.

Për të krijuar dyshen apo çiftin e ambasadorëve të dikurshëm duket se ka menduar e Dërguara me Punë e SHBA, Leyla Moses Ones, e cila duket se po luan rolin e Romana Vlahutin. Leyla-Moses po shfaqet kudo, ndoshta e mësuar me sjelljen e ish-ambasadorit Lu, por që në jo pak raste deklarimet e saj zyrtare dhe publike kanë rënë ndesh edhe me vetë atë çfarë shkruhet në raportet zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.
Ndoshta jo me pasionin e Vlahutin dhe Lu për të mbrojtur një qeveri që sot përballet me protesta popullore, por edhe me zhgënjimin e qytetarëve për rezultatet e vettingut në Drejtësi, Leyla Moses dhe Bernd Borchardt duket se po tentojnë të krijojnë “çiftin” e ri të diplomatëve në skenën politike shqiptare.

Ata shfaqen bashkarisht në evente, në mbledhje Komisionesh, ne mesazhet politike ose jo, si për të treguar se boshllëku që la pas Lu me Vlahutin mund të plotësohet prej tyre.
Sot Leyla Moses Ones dhe Borchardt u shfaqën në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, në një kohë kur opozita proteston në rrugë dhe sheshe.
Në një komision pothuajse të sajuar, ku vendet e opozitës reale, i kanë zënë të emëruarit si “opozita e re”, diplomatët dukeshin si punonjës të Kuvendit të drejtuar nga Gramoz Ruçi, që asistonin një mbledhje rutinë, duke mbajtur shënime njëlloj si sekretarët e Parlamentit.
Por, ndoshta pjesëmarrja e tyre ka pasur një tjetër qëllim, të pomponin opozitën e re, e cila duket se po tentohet të trajtohet si opozita zyrtare, edhe pse nuk përfaqëson asnjë shtresë të shoqërisë.

Tashmë koha do të tregojë nëse Lu-Vlahutin ishin ose jo më të suksesshëm se Borchardt-Leyla Moses Ones.

Lajme të lidhura

SPORT

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025
Lajmet e Dites

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025
SPORT

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025
SPORT

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025
Para

VIDEO/ Basha nga Shkodra: Rama i ka orët e numëruara, më 11 maj përballja me tiraninë…

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com