Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj, i ftuar në ‘A-Show’, ka shpërthyer sërish në akuza ndaj qeverisë së Rilindasve dhe kryebashkiakut Erjon veliaj.
Ai tha se do të rikthehet në politike për të vetmen arsye, që të luftojë arrogancën në qeveri.
‘Është rritur në mënyrë të frikshme arroganca në nivelet qeverisëse, nga bashkia e Tiranës deri në nivelet më të larta të qeverisë. Ne gjobisim me gjoba dhe jo me zemër, kjo tregon se ne qeverisemi nga njerëz të pashpirt’, deklaroi Malaj.