Një pëson është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në plazhin e Velipojës. Personi i plagosur është goditur me thikë pas një debati me një tjetër, por ende nuk dihen motivet e përplasjes mes tyre.
I plagosuri është shtetasi Alfons Ndoka i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë mësohet se Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të ngjarjes i cili quhet Vate Lisaj.
Informacioni i policisë:
Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.