• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Kreu “evazion të ligjshëm”, Kolegji i Apelimit “harron” Zaganjorin

10:50 : 03/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) duket se ka vendosur të mbaj në “ankth” kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Rastin i tij po qëndron prej më shumë se 6 muajsh pa e kaluar në seancë, ku do të përballet me Komisionerin Publik, i cili kundërshtoi konfirmimin e tij në detyrë gjatë procesit të Vetingut.

Kreu i Gjykatës së Lartë u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në 24 Korrik 2018, pavarësisht se u konstatua që Zaganjori kishte kryer “evazion fiskal” të ligjshëm.

Ky term nuk korrespondon me logjikën ekonomike dhe juridike. Gjithësesi trupa e Vetingut, e përbërë nga komisionerët Olsi Komici, kryetar; Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia anëtar, vendosën konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Thuajse i menjëhershëm ishte reagimi i vëzhguese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Në 6 Gusht 2018, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik të kërkonte shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë.

Lexo edhe:

Man.United përgatit ofertë rekord për Benjamin Sesko, në garë hyn edhe Newcastle

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

Në bazë të rekomandimit të ONM dhe analizës së kryer prej tij, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi vendimin e konfirmimit të Xhezair Zaganjorit në 12 Tetor 2018.

Prej asaj kohe, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të shqyrtuar rastin e kreut të Gjykatës së Lartë.

“Boldnews.al” ka kryer një verifikim lidhur me trendin e ndjekur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shqyrtimin e rasteve të ankimuar. Rezulton se janë të paktën 12 prokurorë e gjyqtarë, të cilët kanë dalë para Komisionit të Vetingut në të njëjtën periudhë me Zaganjorin, rastet e të cilëve tashmë janë marrë në shqyrtim apo janë përfunduar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

I vetmi nga ai grup që nuk është përballur ende me trupën gjyqësore të KPA është Xhezair Zaganjori.

“Boldnews.al” i ka renditur në formë tabelare, sipas specifikave, përballjen e 11 gjyqtarëve dhe prokurorëve të njëkohshëm me Zaganjorin, të cilët tashmë kanë përfunduar apo janë në zhvillim të procedurave para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ankimet në “dhomë këshillimi”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrton, në përgjithësi, ankimet e subjekteve të shkarkuar, në “dhomë këshillimi”. KPA ka shqyrtuar në dhomë këshillimi, rastet si më poshtë:

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, u shkarkua nga detyra në dt. 17 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji i Apelimit e shqyrtoi rastin e tij në 11 Nëntor 2018 dhe vendosi shkarkimin e tij përfundimtar nga detyra.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, u shkarkua nga detyra në dt. 18 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai u shkarkua përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në 4 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, u shkarkua nga detyra në dt. 30 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 7 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari, u shkarkua nga detyra në dt. 16 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 12 Shkurt 2019.

– Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama, u shkarkua nga detyra në 12 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi për shkarkimin e tij u la në fuqi nga Kolegji i Apelimit në datë 18 Shkurt 2019.

Ankimet nga Komisioneri Publik

– Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari, u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në datë 18 Korrik 2018. Rasti i saj u ankimua nga Komisioneri Publik. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori në shqyrtim dhe vendosi shkarkimin e saj në datë 28 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në 7 Korrik 2018. Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancat ndaj Islamajt në 12 Nëntor 2018. Ende nuk ka një vendimmarrje, pavarësisht se janë kryer rreth 10 seanca gjyqësore.

– Gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati, mori viston e KPK për të vijuar detyrën në 5 Korrik 2018. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancat gjyqësore që në 12 Dhjetor 2018. Ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare, pasi seancat po vijojnë.

– Gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli, u konfirmua në detyrë nga KPK në 25 Korrik 2018, në të njëjtën ditë me Xhezair Zaganjorin. Ai u përball me Komisionerin Publik para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPA vendosi shkarkimin e Faqollit në datë 7 Mars 2019.

Ankimet e subjekteve të shkarkuar në seancë

Për dy subjekte, të cilët kanë dalë në seancë dëgjimore të shkallës së parë të Vetingut në një kohë me Zaganjorin dhe që janë shkarkuar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ‘thyerr” rregullin e përgjithshëm dhe ka vendosur që t’i kalojë në seancë gjyqësore.

– Gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj, u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në dt. 11 Korrik 2018. Ai ankimoi vendimin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ky institucion e mori në shqyrtim rastin e tij dhe vendosi përfundimisht shkarkimin e Lazajt në 18 Prill 2019.

– Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 25 Korrik 2018. Ajo ankimoi vendimin dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi seancat publike në 4 Prill 2019. Ende nuk ka vendimmarrje përfundimtare për rastin e prokurores Gashi.

Lajme të lidhura

SPORT

Man.United përgatit ofertë rekord për Benjamin Sesko, në garë hyn edhe Newcastle

21:21 : 05/08/2025
AKTUALITET

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

21:17 : 05/08/2025
BOTA

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025
BOTA

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

21:04 : 05/08/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
SPORT

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

20:49 : 05/08/2025
Para

Spitali Amerikan – Trup perfekt para verës

TË GJITHA

Man.United përgatit ofertë rekord për Benjamin Sesko, në garë hyn edhe Newcastle

21:21 : 05/08/2025

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

21:17 : 05/08/2025

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

21:04 : 05/08/2025

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

20:49 : 05/08/2025

BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

20:40 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com