• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vetëm një gjë nuk ta fal…”/ U shkarkua nga puna, ish-sekretari konsullatës, letër Cakajt

15:46 : 03/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Disa javë më parë ministri i jashtëm i Gent Cakaj vendosi mes shumë replikash, debatesh dhe kundërshtimin për shkarkimin e dhjetra konsujve të nderit në shumë prej ambasadave të Shqipërisë në mbarë botën.

Ky vendim i ministrit pasoi me jo pak kundërshtime dhe replika megjithatë vendimi i tij u ekzektua menjëherë. Ndërkohë, deri më tani askush nga konsujt e nderit nuk kanë repliuar lidhur me këtë vendim. Por, ish sekretari i Kosullatës në Selanik, ka reaguar përmes një letre të hapur ku ka ‘kërcënuar’ ministrin se do të luftonte edhe ligjërisht kundër këtij vendimi.

Letra e Artur Porpollogut:

Drejtuar z. Cakaj, zv/ministrit me atribute ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Në mungesë të reagimit tuaj kundrejt kërkesës/observacionit tim, e quaj plotësisht të moralshme dhe të drejtë që mesazhi im të bëhet i drejtpërdrejtë dhe për publikun.

Nuk do ndalem shumë tek arroganca juaj e pakuptimtë, e menjëhershme dhe pa asnjë argument të lirimit tim nga detyra sesa më pas për mosreagim dhe injorim total ndaj kërkesës time për t’i dhënë mundësinë djalit tim, Enso Porpollogu, të mbarojë klasën e dytë të gjimnazit këtu në Selanik, Greqi. Sqarim, Enso Porpollogu është nxënës në vitin e dytë në (Trito Gjimnasio) në Kalamaria, Selanik.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

Sa e drejtë, sa njerëzore, sa normale është që djalit tim 16 vjeç t’i digjet viti shkollor (urdhri i lirimit tim nga detyra shënon dt 30/04/2019?). Më 1 Maj, ai do duhet të lërë Greqinë, por dhe nuk do ketë asnjë të ardhur ekonomike, pasi babai i tij, Artur Porpollogu, i cili për 4 vjet e gjysmë ka punuar konsull me gradën sekretar i parë në konsullatën e RSH, në Selanik, Greqi, por me një të rënë të lapsit tënd ngelet i papunë dhe i pastrehë, jo në Shqipëri, por në një vend të huaj.

Shumë bukur i thur fjalët dhe shumë bukur mbrojte veten, duke i treguar botës se ke 28 vite refugjat, por me mua dhe sidomos me djalin tim veprove dhe provove sikur të mos kesh qenë asnjë ditë i tillë. Para se të merrje vendimin tënd arbitrar, duhej të pyesje. Mësoje, pra, se unë kam refugjat po kaq vite sa t’i ke vitet e jetës. Nuk e di ku ishe ti, por unë gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar me djersën e ballit dhe me nder. Kam qenë në mes dhe me komunitetin e emigrantëve, të të gjithëve, pa përjashtim.

Nuk e di ku ishe ti, por në 2009 dhe 2013 isha ne rreshtin e parë të përpjekjeve dhe me kontributin maksimal nga kursimet e mia prej emigranti, që me ndryshimin e ekzekutivit në Shqipëri të ndryshonte situata, edhe në përfaqësimin tonë diplomatik në vendin ku unë punoja dhe jetoja, ndaj u ndjeva i vlerësuar kur më ngarkuan detyrën, përmes së cilës do kontribuoja në zgjidhjen e problemevem të cilat jo vetëm që i njihja, por i kisha përjetuar në kurrizin tim.

Jam krenar që dhe unë kontribuova sadopak në arritjet e padiskutueshme, që u bënë në 5 vitet e fundit në shërbimin tonë konsullor kudo në botë. Që prej ditës së parë në detyrë dhe deri ditën kur ju me liruat nga detyra kam përmbushur më së miri dhe në mënyrën më drejtë standardet, të cilat do duhet të këtë çdokush që merr përsipër të përfaqësojë Shqipërinë si diplomat në një vend të huaj. Kam performuar absolutisht në mënyrën më të mirë, duke pritur e shërbyer çdo qytetari shqiptar, i cili është drejtuar në sportelet e konsullatës shqiptare në Selanik.

Meqë e keni provuar të qenurit për shumë vite refugjat, duhet të keni provuar se aty humbet çdo nocion i militantizmit apo qëndrimit partiak, pasi me bashkatdhetarët në dhe të huaj asgjë nuk na ndan, por veç na bashkon. Për punën dhe performancën time, ju duhej t’u referoheshit vlerësimeve të drejtuesit të përfaqësisë diplomatike, përfundimet e nxjerra nga auditimet e ndryshme, si dhe mesazheve të vetë qytetarëve, që jetojnë e punojnë në Greqi.

Kur ju drejtova kërkesën time mëse të drejtë isha i bindur që nuk do ndryshonte asgjë, pasi ti je një djalë i ri dhe nuk mund të kuptosh se çdo të thotë t’i privosh prindit të drejtën e punës dhe aq me tepër në kontributin për vendin e tij dhe për pasojë të vështirësosh dhe rrezikosh direkt të ardhmen e fëmijës tij. Unë nuk të lutem ty, jo vetëm për faktin dhe arsyen e vetme se për diçka që të takon duhet të luftosh që ta fitosh, por edhe për faktin se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, një realitet ku besimi dhe shpresa, lindur nga idealet, përfundojnë si një flluskë sapuni e keqpërdoren vetëm për interesa personale.

Ju kuptoj dhe fal çdo gjë, qoftë dhe llumin që hodhët mbi mua, anonçimin skandaloz të emrave tanë në media, ashtu si dhe papërgjegjshmërinë tuaj për të lënë vakantë dy përfaqësitë tona këtu në Greqi, ku është dyndja më e madhe e emigrantëve. Por jo, vetëm një gjë nuk jua fal dhe do luftoj në mënyrën më të mundshme ligjore, por edhe atë morale për të qetësuar sadopak shpirtin e trazuar të djalit tim 16-vjeçar, që nesër, ky akti juaj i paprecedent të mos përsëritet më kurrë. Nëse jeni sadopak i vërtetë në atë çka pohuat mbi shijen e hidhur të jetës suaj fëmijërore gjatë luftës në Kosovë, më thoni, ju lutem, çfarë shije po lini në kujtesën e këtij 16-vjecari kur për dy muaj po e largoni nga bankat e shkollës?

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025
BOTA

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025
BOTA

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025
SHOW BIZ

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025
RAJONI

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025
Para

Pagat e ushtarakëve/ Nënoficeri: Pas 3 vjetësh mashtrime, rroga m’u rrit me 8 kg patate…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com