Momente frikë një ditë më parë në fluturimin që nisej nga Bolonja e Italisë me destinacion Tiranën.
Siç bëjnë me dije mediat lokale, pas nisjes nga Bolonja, avioni ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Falconara-s, pasi një prej pasagjerëve nuk ndihet mirë.
Ky i fundit, një shqiptar 30 vjeç, pas ndalesës së avionit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. /bn/