Dashi
Deri tani, karriera ka pasur një rëndësi të veçantë në jetën tuaj, por duket se yjet kanë në plan të kthejnë vëmendjen te jeta private si një mënyrë për t’ju dhënë pak ekuilibër. Filloni duke shkruar ide se si mund të ktheni shtëpinë në një mënyrë për të pasqyruar stilin. Do të keni mjaftueshëm kohë pasi Marsi, sunduesi juaj, do të hyjë në shtëpinë e katër të shtëpisë dhe familjes nga 15 maji deri në 1 korrik. Nëse keni nevojë për të blerë sende të reja, është koha e përkryer për të vendosur.
Marsi shpesh sjell zhurmë në sferën e jetës që ai viziton, kështu që mund të lëvizni për diku tjetër, të njiheni me njerëz të rinj, të ftoheni diku ose t’ju vizitojnë disa të afërm.
Nëse keni nevojë të nënshkruani një kontratë qiraje ose dokumente të tjera të rëndësishme, veproni rreth datës 2 maj, kur Mërkuri dhe Jupiteri të jetë në një komunikim virtual. Në Hënën e plotë të 18 majit, plus ose minus katër ditë, prisni lajme të mira.
Para se të filloni të shpërqëndroheni te shtëpia për javët e arshmshme, mund ta shijoni stinën e re duke udhëtuar në natyrë, diku afër. Mbushuni me ajër të pastër, bëni ecje në këmbë. Nëse keni dëshirë të udhëtoni më gjatë, bëni plane gjatë gjysmës së parë të majit; është koha më e mirë.
Më 4 maj, Hëna e re në Dem do t’ju ndihmojë të fitoni më shumë para, qoftë përmes një ngritjeje ose oferte pune. Njerëz të rëndësishëm janë të kënaqur nga puna juaj në disa projekte. Hëna e re e 4 majit do të jetë një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat. Qëndroni vigjilentë.
Kur është fjala për romancë, pamja është e shkëlqyer: argëtim dhe dashuri. Afërdita kalon te shenja juaj më 20 prill dhe do të qëndrojë deri më 15 maj. Kjo do t’ju bëjë të shkëlqeni. Mund të harxhoni disa para për të përmirësuar garderobën, pasi komplimente të shumta ju presin.
Demi
Nëse keni menduar që do të bëni ndryshime në jetë, tani duket se ka një shans të lartë për të ndërmarrë veprime të rëndësishme pas Hënës së re të 4 majit. Urani do të përafrohet me Diellin në shenjën tuaj për herë të parë përgjatë këtyre shtatë viteve. Do të shkëputeni nga çdo rrethanë që ju kufizon. Nëse ditëlindjen e keni në muajin prill, efektet e Uranit do t’i përjetoni më shumë se të tjerët.
Me Diellin si sundimtar në sektorin e shtëpisë dhe familjes, banesa mund të ketë nevojë për ndryshime. Hëna e re e 4 maji do do të aktivizojë pikërisht këtë pjesë. Urani është planeti i gjenive, ndaj do të keni ide të jashtëzakonshme.
Marsi po kalon aktualisht në sektorin e financave, prandaj shpenzimet do të jenë më të larta se zakonisht, gjë që filloi pak a shumë që në fillim të prillit.
Flasim pak për çështjet e martesës? Nëse shpresoni të merrni një propozim, Hëna e re mund ta sjellë atë moment të rëndësishëm. Sundimtari juaj, Afërdita, ndodhet te Demi dhe bashkohet me Uranin duke sjellë një numër ngjarjesh spontane, romantike, të papërmbajtshme. Nëse jeni të martuar, një udhëtim emocionues në distanca të gjata pritet të ndodhë shumë shpejt. Bëni gati pasaportën.
Një nga ditët më romantike të maji është data 9, kur Afërdita dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të bashkohen për ta bërë këtë ditë të paharrueshme. Ndjenjat e forta të dashurisë do të mund të ndihen për ditë me radhë. Afërdita dhe Neptuni, planete të dashurisë së pakushtëzuar, do t’ju mbushin me ndjenja lirike. Bëni premtime me njëri-tjetrin dhe më 31 maj, Afërdita do të sinjalizojë Saturnin për t’ju realizuar dëshirat dhe premtimet.
Nëse nuk jeni të martuar dhe nuk prisni ndonjë lidhje, mund t’i shfrytëzoni këto ditë për bashkëpunime të rëndësishme biznesi.
Binjaket
Me fillimin e majit, punoni me projektet tuaja në vetmi të plotë dhe bëni pushim hera-herës. Dielli, Hëna e re dhe Urani do të kalojnë në shtëpinë e dymbëdhjetë duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ndodh rreth jush. Do të vini re gjeste dhe elemente të tjera të gjuhës së trupit, të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni qëllimet e të tjerëve. Kjo gjë mund t’ju bëjë më të nxituar, por miqtë/familja do të shërbejnë si psikologë.
Hëna e re në shtëpinë e dymbëdhjetë është një shenjë se po punoni me veten – larg nga bashkëpunëtorët e përhershëm. Ky do të jetë çelësi për produktivitetin e lartë gjatë majit. Nëse keni mundësinë të shpërnguleni diku në natyrë, në një kasolle të vjetër, apo të bëni disa kërkime në bibliotekë apo ndërtesa madhështore larg qytetit, shkoni – merrni kohën që ju nevojitet për t’u marrë me veten.
Marsi ndodhet tek Binjakët për herë të parë në dy vite. Do të mbusheni me vendosmëri. Në sektorin e parave, Saturni dhe Plutoni do t’ju forcojnë profilin në industrinë ku po punoni (film ose TV).
Hëna e plotë më 18 maj do t’ju gjejë duke përfunduar një projekt pune të rëndësishëm. Nëse keni nevojë të punësoni dikë për t’u marrë me shtëpinë, është koha e përsosur. Neptuni është në shtëpinë e famës dhe nderit, kështu që puna juaj do të impresionojë shumë VIP-a. Do ta gjeni veten duke u intervistuar në TV ose duke shkruar për shtypin. Jepini këtij projekti gjithë ç’keni në dorë.
Shpenzimet me gjasë do të jenë të larta deri më 22 maj.
Një nga ditët më të mira të muajit është data 16, kur Mërkuri dhe Saturni do të punojnë së bashku për t’ju dhënë qëndrueshmëri. Në këtë ditë, bëni një premtim ose firmosni një marrëveshje.
Përsa i përket argëtimit dhe dashurisë, dita e artë është 9 maji, kur Afërdita dhe Jupiteri do të përafrohen në një mbrëmje hyjnore. Çfarëdo të bëni në këtë ditë magjike, është e sigurt që do të kënaqeni.
Gaforrja
Maji do të fillojë në heshtje, sepse në fillim Marsi do të gjendet në shtëpinë e dymbëdhjetë të gjërave të fshehura dhe të bëra pas dyerve të mbylluara, një pengesë të cilën e hasët gjatë prillit. Duket se po punoni fort për pjesën përfundimtare të projektit më të madh të këtyre muajve të fundit. Ose keni filluar një punë të re dhe po punoni për strategitë në këtë rol të ri. Teksa hyni në maj, shumë shpejt do t’i tregoni të tjerëve gjithë ç’keni bërë.
Do të jetë një kapitull i ri, fill sapo Marsi të mbërrijë te Gaforrja nga 15 korriku deri në 1 korrik. Në këtë kohë, do të merrni kohën e favorshme për të shfaqur idetë. Do të jetë një nga periudhat më të rëndësishme në karrierë përsa i përket vitit 2019. Duket se keni bërë përgatitjet e nevojshme për ta bërë projektin një super sukses para 15 majit.
Nuk ka dyshim që gjysma e dytë e majit do të jeta pjesa më vitale e muajit. Marsi do të nxisë guximin dhe do t’ju bëjë të shkoni para me projektet më të dashura, të jeni më të sigurt dhe më të suksesshëm. Marsi është planet luftarak dhe është aty për t’ju treguar sa të fortë, të mençur dhe kreativë jeni. Rezultatet do të jenë emocionuese.
Miqtë do të ndjejnë se keni humbur mes shumë punëve në zyrë, kështu që në përputhje me rrethanat do t’ju ndihmojnë. Do të jeni mirënjohës për ndikimin e tyre në jetën tuaj.
Hëna e plotë në Akrep më 18 maj do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë dhe mund të sjellë një vendim të rëndësishëm për dikë që keni takuar. Kjo do të jetë një nga Hënat më të bukura të vitit, kështu që lajmet priten emocionuese dhe pozitive. Mund ta çoni marrëdhënien në të tjera nivele, duke jetuar bashkë për shembull, ose të jeni gati për t’u fejuar ose martuar. Ah, ndonjë shtatzëni nuk përjashtohet.
Në të njëjtën kohë, Hëna e plotë nxit kreativitetin. Është koha e përkryer për të përfunduar projektin. Do të përshëndeteni si një yll i muzikës rock.
Luani
Maji do të jetë tepër emocionues për avancimin profesional dhe mund të konsiderohet si një ndër muajt më të mirë të vitit 2019. Lajme të rëndësishme do të vijnë në 10 ditët pas Hënës së re të 4 majit. Do të duhet të bëni pjesën tuaj për t’i treguar universit se jeni të gatshëm për të shpenzuar shumë energji.
Jeni në një periudhë ku po ju shpërblehet mundi. Urani, planeti i të gjitha të papriturave, ka të ngjarë të sjellë disa lajme atëherë kur nuk i prisni.
Hëna e re do të arrijë te Neptuni kështu që nëse jeni artist ose punoni si pjesë e stafit mbështetës të artistëve, do të caktoheni në punën e ëndrrave. Saturni dhe Plutoni janë në një kënd të mirë dhe sugjerojnë që puna e re me të cilën do të merrni do të sjellë një drejtim të ri në jetën tuaj.
Kjo gjë do të ndihmojë që të fitoni aftësi të reja në një fushë profesionale më specifike. Këto njohuri do të jeni në gjendje t’i përdorni në të ardhmen. Jupiteri dhe Mërkuri janë në sinkron, ndaj paratë do t’ju bëjnë të lumtur.
Në lidhje me shtëpinë, mund të shpërnguleni ose të vendosni standarde të reja jetese. Nëse nuk lëvizni, rinovoni shtëpinë.
Së fundmi, jeta shoqërore do të shpërthejë në gjysmën e parë të majit, kur Marsi kalon tek Binjakët. Do të jetë një vazhdim i kohës së përjetuar me miqtë në të kaluarën.
Dita më magjike dhe më romantike e muajit do të jetë data 9, kur Afërdita dhe Jupiteri do të bashkohen. Jo vetëm që do të shkëlqejë dashuria, por do të merrni edhe shumë lajme emocionuese. Afërdita do të jetë në shtëpinë e nëntë të njerëzve të huaj dhe vendeve, kështu që mund të merrni një detyrë të veçantë ose të vendoseni në një kompani ndërkombëtare.
Me kalimin e muajit, nëse punoni në profesione që kanë lidhje me artin dhe argëtimin, do të keni ngjarje të mëdha më 30 maj. Afërdita dhe Neptini do të punojnë bashkë për t’jua bërë jetën magjepsëse dhe fitimprurëse.
Virgjeresha
Me një pikëpamje të fortë për dashuri, flirto me partnerin dhe bëj gjithçka mundesh për ta bërë muajin maj një muaj special për të dy. Partneri do të habitet nga shpirti juaj i gjallë dhe do t’i përgjigjet kërkesave tuaja. Një ditë shumë e ëmbël për ta surprizuar atë është data 30 – keni mjaft kohë për t’u përgatitur ndaj merrni kohën tuaj për të bërë diçka unike.
Ka të ngjarë të udhëtoni në një pikë të largët dhe të shoqëroheni nga një person i punës, si shefi/ja ose kolegët. Nëse po shkoni për kënaqësi, udhëtimi do të jetë me partnerin.
Në Hënën e plotë, më 18 maj plus/minus katër ditë, mund të përfundoni një udhëtim tjetër më të shkurtër, personal dhe zbavitës.
Megjithatë, në të njëjtën kohë mund të merrni miratimin përfundimtar për një ide kreative. Nëse ju jepet një kontakt brenda Hënës së plotë, duhet të nënshkruani.
Marsi ju ka përgatitur për një rol të madh në karrierë kur hyri te Binjakët në 30 mars, për herë të parë në dy vite. Ky planet po punon shumë për të rritur profilin tuaj në industrinë ku punoni ose për të zbuluar mundësi të shkëlqyera që të ecni përpara si rezultat i reputacionit dhe përvojës.
Marsi do të vendosë bazat për një sukses në karrierë pasi Hëna e re do të shfaqet muajin e ardhshëm më 3 qershor. Do të shihni shpërblimin që keni merituar gjatë. Tani për tani, Marsi te Binjakët do t’ju japë energjinë, motivimin dhe këmbënguljen që keni nevojë. Një ditë e përkyer për të patur një intervistë pune të suksesshme është 14 maji.
Peshorja
Dukeni gati për t’ju përkushtuar financave tuaja për të parë nëse gjeni dot mënyra edhe më të mira për të menaxhuar kursimet apo investimet tuaja. Nëse ju duhet një borxh apo një kredi, flisni me bankën tuaj, por nëse jeni të zgjuar bëjeni këtë pas 4 majit.
Me shumë mundësi i gjithë fokusi juaj për momentin është përqëndruar tek marrja e një kredie për të rinovuar shtëpinë. Mund të jeni duke blerë gjëra të reja apo duke bërë punime brenda shtëpisë. Të gjitha këto duan para, por ju mund të merrni çfarëdo për të cilën keni nevojë.
Maji është padyshim muaj që lidhet më shumë me financat tuaja se gjithë të tjerët, gjithsesi prisni të jeni entuziastë për çfarë ju pret.
Falë mbështetjes së Saturnit dhe Plutonit më 18 maj do të marrni lajme surprizuese që lidhen me financat tuaja. Shfrytëzoni 9 dhe 17 majin për bisedime biznesi. Nëse duhet të firmosni, 9 maji është dita më e mirë.
Gjatë kësaj periudhe do të doni të pushoni duke udhëtuar. Ky muaj është perfekti për të vizituar një vend të largët që s’e keni parë më parë. Nëse ende nuk i keni marrë pushimet, sigurohuni t’i merrni ato më 15 maj, para se Marsi të ikë nga shenja e Binjakëve.
Nëse diçka nuk shkon dhe ju nuk udhëtoni, shanset janë që 3 qershori t’ju gjejë diku larg. Qershori do të vijë gjithashtu me 2 eklipse që do të sjellin ndryshime të mëdha në karrierën tuaj.
Në fakt, karriera juaj duket që po ndryshon dhe nëse deri më tani gjërat në zyrë s’po ju pëlqejnë bëni mirë të shihni opsione të reja. Ka gjasa të lëvizni drejt një pozicioni edhe më të rëndësishëm.Shihini mirë listat e punës.
Nuk e keni të nevojshme ndërrimin e vendit të punës, por mesi i majit dhe i gjithë qershori vjen me mundësi shumë intriguese.
Universi i ka hapur gjithë rrugët për ty! 22 maji është i mbushur me surpriza që lidhen me karrierën dhe paratë!
Akrepi
Këtë muaj, do të jeni më shumë se gati për të bashkuar forcat me një partner shumë të rëndësishëm për ju. Kjo do të thotë që mund të merrni ose bëni një propozim martese, ose, nëse jeni të martuar mund të nisni një biznes me partnerin/en tuaj. Nuk përjashtohet mundësia as që të keni filluar seriozisht kursimet për një shtëpi të re ose për një bebush që po vjen. Opsionet janë pafund.
Nëse nuk keni dikë apo s’po mendoni fare për lidhje këtë periudhë, fokusi juaj është puna. Doni të bëni përpara me karrierën. Hëna e Re e 4 majit do të vijë si bekim për ju- në dashuri, martesë ose në karrierë dhe biznes.
Plutoni është planeti juaj udhëheqës dhe do të jetë duke ju vëzhguar për lidhjet e reja që do të nisni. Nëse do të fejoheni apo martoheni, Neptuni do t’ju ndihmojë shumë.
Më 18 maj, një dëshirë shumë e rëndësishme për ju do të realizohet. Ky, është moment i lavdishëm dhe kjo periudhë, krejt papritur do të jetë shumë e lumtur për ju.
3 ditë para hënës së plotë, në 15 maj, Marsi do të zhvendoset drejt Gaforres ku do të qëndrojë deri më 1 qershor. Mund të shkoni për muaj mjalti në këto ditë? Sigurisht që po! Nëse jo muaj mjalti, udhëtimet s’do të mungojnë. Konsideroni një vend pranë detit, ose vizitoni mkë vend që ka lidhje me ju apo ka një kuptim historik të veçantë.Afër fundit të muajit, Afërdita dhe Neptuni do të sjellin edhe më shumë xixa në jetën tuaj romantike, kështu që bëni plan për datën 30. Ky maj, është i mbushur me evente të bukura për ju!
Shigjetari
Nëse jeni përpjekur të arrini një marrëveshje me një klient të rëndësishëm ose të gjeni forcën për të marrë një vendim si martesa, ky muaj do të jetë pozitiv si asnjë tjetër më parë. Është momenti i duhur për të manifestuar një arritje në dashuri apo biznes.
Me Marsin në shenjën e Binjakëve, do të negocioni deri në 15 maj për të nënshkruar një kontratë finale- ju sugjeroj të vazhdoni bisedat me palën tjetër pasi të dy jeni duke parë në të njëjtin drejtim. Pozicioni i planeteve do të jetë sjellë energji shumë të mira përgjatë gjithë muajit.
Ndoshta do të doni që lider të bëhet partneri juaj. Veçanërisht nëse ai është i rëndësishëm për ju do t’i jepni gjithë të drejtën për të marrë vendime në çështjet bashkëpunuese.
Gjatë këtij muaji, bëhuni bashkëpunuese në marrëdhënien tuaj, mos u përpiqni të fitoni kontrroll. Përsa i përket punës, ktheni sytë nga telefoni pasi do të keni oferta ose klientë që duan të marrin shërbimin që ju ofroni. Bëni kujdes me rrjetet sociale, reklamat apo fushatat e marketingut; nëse punoni fort dhe me rregull, ky do të jetë muaj suksesi. 4 maji ju kërkon të jeni më të vëmendshëm me shëndetin. Bëni një takim me doktorin e syve, dentistin tuaj apo gjithë kontrrollet që s’i keni bërë gjatë këtij viti. Aktiviteti fizik gjithashtu do t’ju ndihmonte shumë.
Në 18 maj, do të ndjeni nevojën për të pushuar. Gjeni një vend që ju fal qetësi dhe paqe. Mund t’i shijoni këto ditë vetëm ose me miken tuaj më të mirë.
Jupiteri, planeti i fatit të mirë është ende në anën tuaj, kështu që nëse jeni single, bëhuni pak më e hapur ndaj njohjeve të reja.
Ky planet do t’ju sjellë fat përgjatë gjithë 2019-ës në të gjithë aspektet e jetës suaj.
Pas 2 dhjetorit, do të shihni si do t’ju shpërblehet puna e gjithë këtyre muajve. Vazhdoni punoni i dashur Shigjetar! Ditët më të mira në dashuri do të jenë 9 maji dhe shanset për të përjetuar çaste lumturie janë të mëdha. Përdoreni këtë datë, mos e humbisni shansin!
Bricjapi
Ky muaj vjen me një pamje të lavdishme për dashurinë dhe miqësinë. Krejt papritur vendosni të lini tryezën tuaj të punës dhe të qetësoheni për disa orë. Keni patur shumë presion gjatë vitit të shkuar dhe ju duhet kohë për të kënaqur paksa veten. Single ose i martuar, s’ka rëndësi, ky është muaji juaj.
Hëna e re e 4 majit në Dem do të sjellë lajme të mira që lidhen me evente sociale dhe romancë në ditët që pasojnë.Bëhuni gati për t’i treguar botës fytyrën tuaj. Do të jeni shumë optimist këto kohë dhe entuziazmi juaj do të reflektohet edhe tek të tjerët.
Nëse jeni single këtë vit, Hëna e Re në Dem do t’ju japë shanset më të mira në dashuri për një kohë të gjatë. Duhet të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë.
Besoni që keni gjithçka duhet për të tërhequr njeriun e duhur dhe mos lejoni askënd të dyshojë tek kjo.
Edhe nëse jeni në një lidhje do ta ndjeni shkëlqimin. Do të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj duke planifikuar aktivitete bashkë. Mund të vendosni gjithashtu për një arratisje të vogël vetëm ju të dy. Nëse po mendoni për një bebe, ky muaj është ideal për të provuar në ditët që vijnë pas 4 majit.
Më 18 maj shanset për të takim të papritur janë të mëdha. Sigurisht që ky muaj është fatsjellës për ju pasi jeni në mesin e njerëze të lumtur.
Do të shkoni në një dasmë, festë ditëlindjeje ose në një koncert ku do të kaloni kohë fantastike. Nëse gjatë kësaj kohe bëni miq të rinj, ka shumë gjasa t’i ruani marrëdhëniet për shumë gjatë . I dashur Bricjap, ju pret një muaj hyjnor.
Ujori
Shtëpia jote ose prona të tjera që zotëron do të jenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të këtij muaji. Kjo vjen si pasojë e Hënës së Re shumë miqësore në Dem, e cila do të japë shumë mundësi për të përmirësuar jetesën aktuale apo për t’u kujdesur edhe më mirë për pjesëtarët e familjes.
4 maji do t’ju lejojë të shihni produktivitet në çështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke blerë, shitur, transferuar diku tjetër apo rinovuar banesën. Tani mund të gjeni njerëz që t’ju ndihmojnë me gjithë këto ndryshime, ose nëse jeni duke kërkuar për një shoqe me të cilën të ndani shtëpinë ditët më të mira janë në fillim të majit.
Nëse keni patur një keqkuptim me një kontraktor apo një arkitekt, ky muaj do të zgjidhë gjithë konfliktet pavarësisht gjithçkaje. Maji është ndryshe nga gjithë muajt e deritanishëm.
Mund të përfshiheni në konflikte të papritura, kështu që duhet të qëndroni të palëkundur dhe shumë vigjilent. Gjithsesi le të mendojmë pozitivisht, 18 maji është dita në të cilën do të dëgjoni diçka që do t’ju bëjë të lumtur që mund të jetë e lidhur me karrierën ose familjen tuaj.
Nëse keni qenë duke u përpjekur për një pozicion të ri pune, 18 maji është gjithashtu një ditë e mirë. Do të fitoni pozicionin që deshët dhe do të ndiheni krenar që mes të gjithë kandidatëve ishit ju të përzgjedhurit.
Nëse nuk ndërroni punë, do të përfitoni një promovim në kompaninë ku punoni, por bëni mirë që të tilla çështje apo intervista pune të mos i flisni me miqtë ose kolegët.
Përsa i përket çështjeve romantike 2 javët e para të majit do të jenë sensacionale. Ndërkohë që me 15 maj jeta juaj profesionale mund të jetë më e ngarkuar se kurrë, xixat do t’i ndjeni në dashuri! 2 maji është një prej ditëve perfekte për një takim të parë. Nëse nuk dilni me 2, shfrytëzoni datën 8, pasi sjell surpriza.
Në 9 maj, organizo një darkë me miqtë pas pune pasi Afërdita është në harmoni perfekte me Jupiterin dhe kjo s’duhet humbur.
Jeta romantike është shumë e veçantë përgjatë këtij muaji dhe data 14 do të jetë një ditë e veçantë. Atë ditë, mund të shkëmbesh sytë me dikë special që ndodhet në të njëjtin ambient me ty. Planifikoni gjëra të lezetshme pasi ditë të bukura ju presin këtë muaj.
Peshqit
Urani, planeti i surprizave, kaosit dhe gjërave inovative ka hyrë për herë të parë në jetën tuaj,në shenjën e Demit. Do të ndjeni t’ju vijnë ide krijuese për çështje nga më të ndryshmet. Duhet t’i përdorni ato për punën tuaj.
Pas 4 majit, mund t’ju kërkohet të shkruani një artikull për një revistë prestigjioze. Mund të jeni duke shkruar një libër dhe gjatë kësaj periudhe mund t’ju kërkojnë të flisni në televizion, ose të jeni një prej të ftuarëve në një emision.
Nëse puna juaj ka qenë vërtetë e mirë, do të pushtoheni nga mundësi të reja dhe shanse për të punuar në projekte të mëdha. Do ta gjeni veten pjesë të shumë eventeve dhe njerëzve të cilët do t’ju përkrahin.
Shihni me vëmendje 2 majin, kur Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në harmoni perfekte. Duket sikur çdo mesazh që do të merrni sot mund t’ju trondisë.
Nëse keni nevojë për ide të reja, mos prisni ditë tjetër përveç 8 majit.
Gjithashtu, Hëna e Plotë e këtij muaji sjell një vendim në lidhje me një gjyq që mund të keni patur, një çështje pasaporte apo green card-i. Nëse jeni akoma në shkollë apo prag diplomimi do të dilni mirë në teste apo gjatë kohës që do të mbroni temën e dilpmomës.
Udhëtimet janë gjithashtu pjesë e axhendës suaj; me 18 maj mund të bëni udhëtimin e largët të cilin e keni pritur prej kohësh.
Këtë muaj, do të dëgjoni lajme të mira që do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurtë. Nëse doni të blini pajisje të reja për shtëpinë, ose të ndryshoni diçka bëjeni para15 majit.
Sapo Marsi të vendoset tek Gaforrja në 15 maj do të keni shanset më të mëdha për të përjetuar dashurinë. Mund të takoni dikë special gjatë një udhëtimi të shkurtër. Jeni në një lidhje?! Prisni një mesazh romantik pra! 22 maji është ditë surprizuese në të cilën mund të flirtoni sa të doni me partnerin, njësoj siç bënit ditën e parë që u njohët. Për ju, maji mund të jetë muaji i preferuar i gjithë vitit./Burimi:Anabel.al