• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Patentat e reja nuk njihen në disa vende të BE-së. Marrëveshjet kanë qenë për modelin e vjetër

23:34 : 02/05/2019
në AKTUALITET

Mbrëmjen e së enjtes në “Fiks Fare” u trajtua mosnjohja e modelit të ri të lejeve të drejtimit, që janë hedhur nga 24 janari i vitit 2017. Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare.

Në “Fiks Fare” kanë mbërritur ankesa nga disa emigrantë shqiptarë, të cilët ngrenë zërin për mosnjohjen e patentave, edhe pse midis dy shteteve ka marrëveshje.

Një nga këto shtete, me të cilën është nënshkruar marrëveshja dypalëshe, është edhe Italia, por disa provinca të veriut të Italisë nuk i njohin patentat shqiptare.

Polikron Muço që jeton në Firence, pas marrjes së patentës së re që doli në vitin 2017 në një format të ri, ashtu siç janë edhe standardet europiane, kërkoi që ta konvertonte në Itali. Aplikoi për konvertimin e patentës së re, ashtu siç kishte bërë më parë, por kësaj here hasi në vështirësi.

Lexo edhe:

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia/ EMRI

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

Shteti italian, për shkak të ndryshimit të modelit të lejes së drejtimit, nuk e njeh atë. Ai shpjegon për “Fiks Fare” se në Firence i kanë thënë se konvertohen vetëm lejet e drejtimit në formatin “card”, që në Shqipëri janë lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005 deri në vitin 2016. Për modelin e ri të patentave, autoritetet atje i janë shprehur se nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Shqetësime në lidhje me njohjen e patentave, emigrantët shqiptarë kanë pasur edhe në Gjermani. Andi Shkulaku ankohet se, shteti në të cilën ai është zhvendosur dhe jeton prej dy vitesh, nuk e njeh patentën shqiptare. Gjermania, lejen e drejtimit të vendit tonë e njeh vetëm për 6 muaj rezidencë në Gjermani, më pas ky dokument “nuk pi ujë”. Ai i drejtohet “Fiks Fare” të ngrejë shqetësimin e tyre:

“Jeni zëri ynë dhe vetëm te ju besojmë se mund të bëni diçka”, shkruan Shkulaku.

Për këtë problem, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku drejtori Shkëlqim Gruda shprehet se është në dijeni të situatës në veri të Italisë.

“Nga Drejtoria ndiqen procedurat që merren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Në dijeninë tonë, nga MIE është bërë gati drafti i V.K.M-së për rinovimin e parakohshëm të marrëveshjes, e cila skadon në dhjetor të këtij viti me Italinë”, sqaron drejtuesi i DPSHTRR.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve, konvertimi i patentave shqiptare është njësoj si ai i patentave të vendeve të tjera jo anëtare të BE-së, që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë, ashtu si Shqipëria. Në faqet zyrtare të kësaj ministrie, i vetmi shënim për Shqipërinë është që marrëveshja është e vlefshme për 5 vite, duke filluar nga 25 dhjetori 2014 deri më 25 dhjetor 2019.

Ndërkohë që nga Ministria e Jashtme është bërë me dije se, dy muaj pas daljes së udhëzimit për modelin e ri të patentave, u njoftuan të gjithë përfaqësitë diplomatike dhe ambasadat në të gjithë botën për ta paraqitur në vendet ku operojnë.

/Top Channel/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia/ EMRI

10:25 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO më 20 qershor shqyrton kërkesën e Metës

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës: Krimi po përdor institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre

10:11 : 17/06/2025
RAJONI

12-vjeçari shqiptar u mbyt në Greqi/ Babait të Kleonit i jepet leje për të marrë pjesë në funeralin e të birit

10:05 : 17/06/2025
BOTA

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

09:51 : 17/06/2025
Para

46 kg kanabis dhe 20 mijë euro/ “Ndjekja’ vë në pranga 34 vjeçarin

TË GJITHA

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia/ EMRI

10:25 : 17/06/2025

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO më 20 qershor shqyrton kërkesën e Metës

10:16 : 17/06/2025

Ambasadori i BE ‘shuplakë’ Ramës: Krimi po përdor institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre

10:11 : 17/06/2025

12-vjeçari shqiptar u mbyt në Greqi/ Babait të Kleonit i jepet leje për të marrë pjesë në funeralin e të birit

10:05 : 17/06/2025

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

09:51 : 17/06/2025

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

09:45 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com