• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Qeveri e pashme, punëtore, e ndershme…

18:23 : 01/05/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Alfons Zeneli

Konferenca, takime e samite vijojnë në të gjitha formatet në shumë qytete e kryeqytete të Ballkanit dhe Evropës. Tashmë u bënë gjashtë vite që orkestra me dajre, gjym e bilbil e propagandës qeveritare të Rilindjes nuk e heq nga goja dhe nga partiturat refrenin -marrsh  të hapjes së negociatave. Nëse vetëm 1/10-ta e atyre që dëgjojmë në ahengun e qeverisjes bojë manushaqe tek sheshi digjital i kooperativës do të ishte e vërtetë, atëherë Shqipëria sot do të ishte duke nusëruar në BE dhe jo duke përgjuar pas të çarave të gardhit gjithë zili se si u del fati e martohen çupat e tjera të fshatit ballkanik. Parvjet, u tha për vjet dhe vjet u tha për sivjet.

Sivjet po thuhet për vitin tjetër por megjithatë kjo e jona, ka 6 vjet që me fustan veshur dhe vello mbi kokë ka mbetur si kërcure duke pritur fatin brenda katër mureve në Surrel. Edhe parja e kësaj radhe në Berlin ka dështuar. Asnjë fjalë, asnjë premtim, asnjë përparim, asnjë shans. Vetëm këshilla dhe vërejtje. Se kur është puna për të folur nëpër kafenetë anësore e nëpër qoka edhe na e lavdërojnë çupën. Por kur është puna për ta futur në shtëpinë europiane, atëherë del nga sirtari lista e gjatë e vërejtjeve. Ose ë saktë ata thjesht e refuzojnë hapjen e negociatave.

Refuzimi i hapjes së negociatave i ka brenda të gjitha. Është akti i cili bart të vërtetën e mendimit të europianëve me gjithë densitetin e saj. E ngjeshur me skandale, me korrupsion vulgar, grabitje, arrogancë e devianca gjeostrategjike të cilat përbëjnë tipologjinë antieuropianiste të qeverizezës me bojë manushaqe. Në praktikën e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, ka funksionuar natyrshëm e me të drejtë një politikë toleruese.

Lexo edhe:

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

Dihet që disa vende, kanë patur dëshirë, predispozita, kanë shfaqur anagzhim serioz dhe kanë premtuar garancitë e së ardhmes të cilat BE i ka pas pranuar duke mbyllur njërin sy e njërin vesh. Pasi aktorët kryesorë të kësaj organizate kanë qenë optimiste dhe kanë menduar se ia vlen pak tolerancë. Por duket sheshit se ky sens tolerance nuk ka funksionuar asnjëherë për Shqipërinë. Jo se BE ka ndonjë gjë personale me Shqipërinë dhe shqiptarët, por sepse nuk ka asnjë pikë besim ndaj Surrelit dhe rilindasve.

Dhe se defektet e mangësitë që vihen re në zhvillimet shqiptare, jo vetëm që janë esenciale por dhe po shkojnë duke u thelluar. Kjo është pamja reale që duhet të shohin shqiptarët. E keqja është se as nuk po duket asnjë shenjë që të na lejonte sado pak optimizëm. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk mundet të dalë më nga cikloni i korrupsionit shumëdimensional, por as nuk do që të dalë. Ndaj dhe anëtarët e qeverisë e të partisë janë të detyruar të luanë shpiash me njëri tjetrin nëpër zyrat e kryeministrisë e të dëgjojnë nonstop ahengun për dajre, gjym e bilbil interpretuar nga timonieri.

Nëse BE nuk po pranon që të fillojnë negociatat edhe pas kaq vitesh këshilla, sugjerime, detyra shtëpie e vërejtje, do të thotë që gjendja është katastrofike dhe se të gjitha të tjerat që dëgjohen koridoreve të ambasadave nëpër Tiranë janë botox e silikon. Ndërsa qeveria manushaqe i ngjan asaj çupës se ngelur në derë, e cila i plotësonte të gjitha kriteret e kandidates për martesë: e pashme, punëtore dhe e ndershme…por që ishte vetëm pak fare shtatzanë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

16:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

16:37 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rama harron hakerimet, mburret në Kopenhagen: Shqipëria ka mbrojtjen më të fortë kibernetike

16:02 : 02/10/2025
AKTUALITET

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025
Para

Atë që do të korrni do të mbillni…/ Zv.ministrja sqaron gafën që u bë virale…

TË GJITHA

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

16:52 : 02/10/2025

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

16:37 : 02/10/2025

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025

Rama harron hakerimet, mburret në Kopenhagen: Shqipëria ka mbrojtjen më të fortë kibernetike

16:02 : 02/10/2025

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com