• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

5 minuta me vonesë

15:37 : 30/04/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Treni niset në 7 pa 5 ka qenë një film i njohur i soc-realizmit. Shqipëria mbërriti edhe njëherë 5 minuta me vonesë në platformën e nisjes. Nga 2000shi ne jemi tërhequr nga rajoni por duam të shohim përpjekje për stabilitet- tha prerë presidenti francez Makron, duke përmbledhur tharmin e asaj cka mendon en bloc lidershipi francez për momentin. Çdolloj nisme për zgjerim kundërshtohet prerë në këto momente edhe për shtete që i kanë nisur prej kohësh negociatat si Mali i Zi dhe Serbia. Për Shqipërinë as që bëhet fjalë për hapje të tyre, por duket se po marrim më qafë edhe Maqedoninë e Veriut e cila për hir të së vërtetës ka bërë progres jo të vogël vitin që lamë pas.

Të kapërthyer në krizë sistemike politike, me korrupsion endemik dhe politik të thelluar dhe përkeqësuar sic raporton së fundmi Transparency International, me demokraci hibride sic na tregon thjesht dhe qartë Indeksi i Demokracisë i Njësisë së Inteligjencës i prestigjiozes The Economist, apo vend ende pjesërisht i lirë sikundër na tregon në mënyrë të përsëritur Freedom House, Shqipëria vijon kokëfortazi në vendnumëro si ushtari i Dino Buzatit të Shkretëtira e Tartarëve.

Të kapërthyer mes Skillës së antagonizmit pa rrugëdalje politike dhe Karibdës së bllokimit institucional me institucione shtetërore jashtë funksionit, Shqipëria e shekullit të 21-të është një deja vu e fund-shekullit që lamë pas, me të njëjtat simptoma dhe të njëjtat probleme, të ricikluara në zhargon të ri.

Natyrisht që BE e sotme, me kancelaren Merkel në perëndim të një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme si kancelarja e hekurt e supermotorit të zhvillimit ekonomik evropian dhe Makronin e dobësuar si rezultat i protestave të vazhdueshme dhe polaritetit politik në shtëpi, ka pak vullnet apo oreks për t’iu përkushtuar më tepër se ç’duhet një rajoni kokë-çarës ku reformat bëhen sa për sy dhe faqe dhe ku demokracitë lindën shtatanike qysh në krye të herës. Të zhgënjyer tashmë edhe nga autoritarizmi në rritje së fundmi ndër vendet e Vishegradit të cilat përfaqësonin Europën e Re dhe shembujt më të mirë të paskomunizmit me reformat e tyre të drejtësisë tranzitore, kulturën politike vibrante dhe antarësimin e shpejtë në NATO dhe BE, Franca dhe Gjermania kanë pak dëshirë të hapin kapituj të rinj të paqartë të cilët gjenerojnë thuajse zero entuziazëm në publikun e tyre respektiv.

Lexo edhe:

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

Italia është në një stanjacion të stëgjatë ekonomik që nisi qysh me krizën financiare globale mbi dhjetë vjet më parë dhe ende nuk ka bitisur dhe me një paqartësi politike që ka akoma më pak vullnet për t’u marrë me punët e trazuara të Tiranës. Ja që nuk paskërka qenë veç Hollanda dhe pesë partitë kryesore parlamentare të atjeshme të shqetësuara për fatin e mbramë të reformave të munguara në Shqipëri.

Fakt është që lidershipi udhëheqës në Shqipëri, ka dështuar të tregohet vizionar, të kapte momentum-in e duhur për t’i çelur negociatat herët siç bënë brenda dy vjetësh nga marrja e statusit kandidat Serbia dhe Mali i Zi, dështuan të gjenin një zgjidhje të hershme dhe permanente të problemit të pronësisë dhe garantimit të sistemit të titujve pronësorë, dështuan të garantonin një sistem gjyqësor të pavarur, eficient dhe të pakorruptuar, dështuan të ndërtonin një administratë teknokratësh dhe në ndërtimin e një sistemi politik që do të prodhonte qarkullim elitash.

Gjashtë vitet e fundit të stanjacionit absolut të vendit, kanë shtuar zhgënjimin e shtresës së mesme, e studentëve, sipërmarrësve dhe kujtdo tjetër që ka talentin, aftësinë, dëshirën dhe pasionin për të kontribuar për një jetër më të mirë ne këtë vend që e ka bekuar Zoti por përdhunuar politikanët. Ndaj kanë parë si rrugëzgjidhje gjithnjë e më tepër ikjen në pamundësi për të përkitur, indiferentizmin kur nuk i kanë lejuar të reagojnë, protestën kur kanë dashur t’u mbyllin gojën.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025
Para

Gjeni kush nga foshnjet është vajzë, përgjigjja tregon shumë për ty

TË GJITHA

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com