• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

‘Policia që duam’ e Leyla Moses-Ones

21:13 : 27/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Alfred Lela

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones e pranishme në një konferencë për anti-terrorin në një nga hotelet e kryeqytetit, ka bërë ‘lajmin e radhës’. Ajo ka thënë se ‘policia shqiptare është mbresëlënëse’ dhe se është ‘një prej organizatave më të mira në Europë’.

Mediat proqeveritare menjëherë i bënë  jehonë deklaratës së zyrtares amerikane duke e cilësuar ‘si rrëzim të opozitës’. Që do të thotë, akzuat e opozitës politike për trafikun e narkotikëve, mbjelljen e hashashit dhe përfshirjes së drejtuesve të Policisë me organizatat dhe individët e këtyre aktiviteteve të paligjshme, qenkan të pavërteta.

Në radhë të parë, duhet thënë se, nëse Policia shqiptare është ‘mbresëlënëse’, dhe ‘një ndër organizatat më të mira në Europë’, ky do të ishte një lajm i mirë që do të gëzonte të gjithë shqiptarët, përjashto ata që jetojnë nëpërmjet ilegjitimitetit.

Lexo edhe:

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Në radhë të dytë, zj. Moses-Ones duhet të ndajë prioritetet e shtetit që ajo përfaqëson, Amerikës, dhe prioritetet e shteti ku u shërben interesave të vendit të saj, Shqipërisë. Lufta kundër terrorizmit është një top prioritet amerikan. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë edhe në listën e prioriteteve të Shqipërisë, por nëse pyet shqiptarët ata nuk do ta listonin ndër shqetësimet e tyre kryesore. Krejt ndryshe do të ndodhte në një sondazh amerikan.

Thënë këtë, e ngarkuara me punë nuk duhet të bëjë vlerësimin e pjesëve nëpërmjet kriterit të së plotës. Dmth ajo nuk mund të marrë bashkëpunimin e shkëlqyer të Policisë shqiptare në luftën anti-terror, ku udhëheqin amerikanët, dhe ta paraqesë këtë punë të mirë si thelb të organizatës (për të përdorur termin e saj-organizatë). Nuk është e drejtë dhe nuk i shërben as Policisë dhe as imazhit të një zyrtari që përfaqëson Amerikën.

Shtetasit shqiptarë, Moses-Ones duhet ta dijë, kanë probleme të sigurisë që janë të proporcionit kombëtar si psh rendi, kontrolli i territorit, potenca e elementëve kriminale në jetën e përditshme dhe vendimmarrjet lokale, e me radhë. Rastet e fundit në Shkodër dhe Elbasan, ku elemntët kriminalë janë përplasur në mënyrë të përgjakshme e ilustrojnë këtë.

Grabitja spektakolare e disa milonëve euro në Rinas është një tjetër gjë e freskët që nuk dëshmon ‘polici mbresëlënëse’. Përfshirja e drejtuesve të lartë të Policisë në kanabizimin e vendit (ka një deklaratë të ish-ministrit Xhafaj për këtë), gjithashtu nuk e bën një prej organizatave më të mira në Europë.

Ka edhe probleme të proporcionit ndërkombëtar. Vota e parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave lëshon hijen e vet edhe mbi Policinë shqiptare. Dosjet e Policisë dhe Prokurorisë gjermane të njohura, por ende të papubikuara, gjithashtu.

Kështuqë, zyrtares amerikane i këshillohet prudencë, sidomos në raste krize të brendshme dhe sidomos në raste kur flitet për vektorë thelbësorë të kësaj krize. Në këtë rast, edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejt për krizën, zj. Moses-Ones ka ndikuar në perceptimin e saj, duke trajtuar ad laudate përbërës të krizës. Një prej të cilëve është padyshim Policia, sidomos drejtimi politik i saj, Ministria e Brendshme.//politiko.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para

FOTO/ Kompania e njohur e "menderos", ja fanellat e Çelsit për sezonin e ri

TË GJITHA

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com