• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja finale: qeveria do privatizojë pronat publike me negocim direkt me bizneset

14:18 : 25/04/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Qeveria Rama po vazhdon përpjekjet e saj për të anashkaluar procedurat e drejta dhe transparente të prokurimit publik, të cilat, ndër të tjera rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Përpjekjet e para të qeverisë për të shmangur tenderimin publik për projekte të mëdha ndërtimore apo infrastrukturore u bënë përmes të ashtuquajturave “ligje speciale“. Këto ligje, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, u hartuan qartasi për t’i dhënë qeverisë pushtet arbitrar negociues.

Dy shembujt famëkeq të kësaj qasje ishin ligjet specile për dhënien me koncesion tëaeroportit të Vlorës dhe për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar. Të dy ligjet në thelb privatizonin pronën publike pa ankand apo garë publike, por duke ja kaluar drejtpërdrejt një kompanie të paracaktuar private.

Këto “ligje speciale” u morën në shqyrtim nga Komisioni Europian nën dyshimin për shkelje të parimeve të konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit të kompanive, sipas Neni 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Të dy këto raste duken se janë pezulluar për moment për shkak se kanë kaluar afatet për nënshkrimin e kontratave përfundimtare mes shtetit dhe kompanive private—në rastin e aeroportit qeveria ka pranuar dështimin e negociatave me kompaninë e paracaktuar turke dhe ka pohuar se do të hapë garë ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

Para pak muajsh, qeveria miratoi dhe tashmë ka dërguar në Kuvend një ligj organik për tjetërsimin e pronave publike, duke shmangur prokurimin publik. Ligji themelon një kompani tregtare, të emërtuar Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila do të veprojë sipas ligjeve tregtare dhe rregullave private të prokurimit.

Qeveria do t’i kalojë Korporatës për menaxhim dhe përdorim për investime, në bashkëpunim me bizsnese private, prona të paluajtshme shtetërore, përfshi tokën publike përgjatë bregdetit.

Exit.al ka qenë media e parë që ka shkruar për këtë ligj të rrezikshëm që bie ndesh si me legjislacionin e vendit ashtu edhe me MSA-në.

Por qeveria nuk është ndalur me kaq. Ajo ka propozuar rishtazi një akt normativ, i cili është një tjetër ligj që parashikon një metodë të re përmes së cilës shteti lejohet të privatizojë pronën shtetërore.

Kur të miratohet dhe zbatohet, ky ligj  do të lejojë shtetin të privatizojë pa ankand ose tender edhe pronat e tjera publike që nuk do t’i kalohen korporatës, duke shmangur kështu nevojën për ligje speciale, si në rastin e Aeroportit të Vlorës dhe Teatrit Kombëtar.

Projektligji, i cili propozon një ndryshim të një akti normativ me fuqi ligjore nga viti 2008 që ka të bëjë me privatizimin e pronës shtetërore, paraqet një metodë të tretë privatizimi, përveç ankandit publik dhe tenderit. Kjo metodë quhet “tjetërsimi”, i cili në projektligj përcaktohet si më poshtë:

“Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste, përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre.”

Pra, ajo çfarë përfshin projektligji është në thelb një përgjithësim i procedurave që qeveria u përpoq të bënte me anë të ligjeve “të veçanta” që ngjallën debat publik—një kompani private i kërkon shtetit të përdorë pronën e tij dhe pastaj shteti negocion një kontratë me këtë kompani në lidhje me vlerën e pronës dhe kushtet e kontratës.

Detajet e sakta të këtyre negociatave, mënyra e vlerësimit dhe çdo element tjetër e procesit të privatizimit me tjetërsim, ligji ja lë t’i vendosë peër çdo rast Këshillit të Ministrave me VKM.

Kjo do të thotë se  projektligji i jep qeverisë pushtet edhe më të madh sesa ligjet e veçanta, të cilat duhej të miratoheshin nga Kuvendi dhe dekretoheshin nga Presidenti.

Qeveria argumenton se ky projektligj do ta bëjë më të lehtë për pronarët e tokave private, toka e të cilëve është ngjitur me pronën publike, për të zhvilluar tokën e tyre në bashkëpunim me shtetin.

Vlen të përmendet këtu se ishte pikërisht ky argument që qeveria Rama dha për ligjin special të Teatrit Kombëtar. Për shkak se një sipërfaqe vogël në pronësi të kompanisë Fusha ishte ngjitur me tokat publike, duhej një procedurë “speciale” për të lejuar që Fusha shpk të zhvillonte si pronën e saj, ashtu edhe pronën publike që përfshin edhe truallin ku ndodhet Teatri Kombëtar.

Nëse ky projektligj miratohet, ai do t’i japë pushtet të pakufizuar qeverisë Rama për t’ia dorëzuar pronën publike biznesmenëve, pa asnjë mbikëqyrje parlamentare dhe pa asnjë lloj transparence apo përgjegjësie publike.

Kombinuar me propozimin për korporatën e investimeve, e cila do të centralizojë menaxhimin e të gjitha pronave publike drejtpërdrejt nën Kryeministrin, ky projektligj do ta kthejë privatizimin e pronës publike në një negocim të drejtpërdrejtë midis qeverisë dhe kompanive private, pa asnjë formë konkurrence në tregun e lirë dhe, pa dyshim, me pasoja të rënda afatgjata financiare për popullin shqiptar.

Kjo procedurë jo-publike, jotransparente dhe arbitrare e privatizimit, për më tepër, do të shkelë në mënyrë sistematike nenet e mosdiskriminimit dhe të konkurrencës së lirë të MSA-së. /Exit.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025
AKTUALITET

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025
Para

Sali Berisha, armiku që ndez sirenat e Policisë së Leshit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com