Lazio e Strakoshës kalon në finale të Kupës së Italisë ku do të gjejë përballë fituesin e çifti Atalanta-Fiorentina.
Lacialët mundën mbrëmjen e sotme në San Siro Milanon e Gatuzon me rezultatin 1-0. Fitore në të cilën gardiani i Kombëtares ishte titullar që nga minuta e parë.
Kryeqytetasit bënë një lojë më të rrjedhshme në raport me kundërshtarët, duke krijuar më shumë raste shënimi. Miqtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 58′ me Correa-n, i cili kaloi topin poshtë këmbëve të portierit Reina pas një kundërsulmi të shpejtë.
Goli i argjentinasit e bëri më të vështirtë punën për Milanin, që në këtë pikë të lojës, duhet të shënonte dy herë për tu kualifikuar. Megjithatë, rrjeta nuk u prek nga asnjë prej skuadrave dhe takimi u mbyll me fitoren minimale për lacialët.
Ndeshja e parë në Olimpiko përfundoi me rezultatin 0-0.
/bn/