• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Skënderbeu e kap Europën”/ Kapiteni Radas: Për CAS-in kemi…

21:02 : 22/04/2019
në SPORT

Skënderbeu nuk po arrin dot të gjejë pikën e kthesës dhe humbja në Laç bëri që vendi i tretë në kampionat për korçarët të jetë më larg. Në momentin kur pritet vijimësia, ekipi nuk ka forcë të reagojë dhe mbetet sërish në krizë rezultatesh.

Për kapitenin Marko Radas, ky sezon është më i dobëti për Skënderbeun dhe e rëndësishme mbetet që skuadra të mbyllë objektivin minimal këtë vit për të menduar më tej edhe sezonin e ardhshëm. Radas, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, përqendrohet te ndeshja në Kupë përballë Kukësit ku shprehet se duhet të tentohet rezultati pozitiv.

Marko, një tjetër humbje në kampionat. Çfarë po ndodh me ekipin?

E vërtetë, ishte një humbje që nuk na bëri të ndiheshim mirë. Kërkojmë me çdo kusht fitoren në çdo takim, por nuk po arrijmë të kemi vijimësi. Kjo na pengon më shumë. Duket se këtë sezon ekipi nuk ka mentalitetin e duhur dhe gjithmonë i mungon forca reaguese.

Ndaj Laçit jeni të mërzitur me rezultatin apo ka edhe diçka tjetër veç tij?

Lexo edhe:

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

Sigurisht që humbja të mërzit, pasi në fund të fundit janë pikët ato që kanë më shumë vlerë. Në këtë ndeshje bëmë lojë, zhvilluam një takim në nivel të mirë, por nuk shfrytëzuam rastet ashtu si duhet. Mund të them se ishte një ndeshje që nuk duhet të përfundonte kështu. Na vjen keq vërtet.

Ajo penallti e humbur, a ndikoi në rezultat?

Normale, pasi nëse do të shënonim, gjërat do të shkonin ndryshe. Por nuk është vetëm penalltia, le të mos kapemi tek ajo. Penalltitë edhe humben dhe Bregu nuk ka pse rëndohet, mendoj unë. Ne duhet të tregoheshim më të vëmendshëm në golin e pësuar. Ishte një lojë inaktive dhe u gjetëm jo të vendosur mirë. Në anën tjetër, duhet të shfrytëzonim më mirë rastet për shënim dhe nuk e bëmë. Këto po që janë për t’u parë.

Tani është ndeshja me Kukësin për Kupë…

Është ndeshje në të cilën duhet të japim më të mirën tonë dhe të mendojmë për të marrë një rezultat pozitiv në sfidën vajtëse. Nëse shënojmë një gol në transfertë, do të ishte vërtet me vlerë. Kupa ka një tjetër specifikë dhe duhet të bëjmë kujdes në të dyja ndeshjet. Luajmë në transfertë takimin e parë dhe them se kjo na ndihmon më shumë. Gjithsesi, fillimisht le të mendojmë për sfidën e parë dhe të jemi të motivuar.

Më pas në kampionat do luani ndaj Flamurtarit, një ndeshje direkte për Europë…

Le t’i marrim gjërat me radhë. Kemi Kukësin fillimisht e më pas Flamurtarin. Gjithsesi mbetet një takim i fortë pasi të gjitha përballjet deri në fund të sezonit do të jenë kështu. Nuk ka më të lehta dhe gabimet tani kushtojnë shumë.

Europa është më afër nga kampionati apo nga Kupa?

Matematikisht jemi në të njëjtën rrugë. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe pikët na lejojnë të shpresojmë deri në fund. DO të kërkojmë të marrim maksimumin dhe të mos bëjmë llogari. Unë nuk kam preferenca. Si nga Kupa apo nga kampionati, Skënderbeu duhet të jetë në Europë.

Po KAS çfarë mendon për këtë që thatë?

Ne e bëmë mbrojtjen tonë. Klubi doli optimist nga ajo seancë dhe tani presim të qetë vendimin. Kemi bindjen se do të jetë pozitiv dhe do të shpallemi të pafajshëm. Të gjithë e dinë se ne jemi të pastër dhe janë akuza që nuk qëndrojnë.//Panorama Sport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

13:32 : 11/07/2025
HOROSKOPI

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

13:23 : 11/07/2025
AKTUALITET

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025
AKTUALITET

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

12:58 : 11/07/2025
Para

“Na kapi budallallëku”/ Rudina Magjistari 'godet' sërish, ja çfarë bën ‘live’ në emision (VIDEO)

TË GJITHA

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025

Pjesë e grupit të të fortit të ‘Myslym Shyrit’, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës

13:32 : 11/07/2025

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

13:23 : 11/07/2025

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

12:58 : 11/07/2025

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

12:58 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com