Në vitin 2008, ajo ishte pezulluar nga detyra si mësuese pasi fotografitë e saj prej pornostareje u publikuan në internet.
Ndërsa tani italiania Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.
Ajo do kandidojë për “Popolari per l’Italia”, në jug të Italisë, ku thotë se ka shumë mbështetje.
“Unë jam shumë liberale dhe mendoj se do fitoj, pasi kam shumë popullaritet. Vendimi për të qenë kandidat për në Jug rrjedh nga popullariteti ime në të gjithë Italinë: kudo që të shkoj unë kam marrë gjithmonë mbështetje sepse jam i hapur, luftoj kundër të gjitha diskriminimeve, për njohjen e mundësive të barabarta”, thotë ajo.