• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e dhimbshme / Babai fatkeq gati të shesë veshkën për vajzën…(FOTO)

09:23 : 22/04/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Familja Picaku prej 12 vitesh apelon për ndihmë institucionet, por nuk i përgjigjen. Të papunë, me një vajzë të sëmurë, shteti i jep 3900 lekë ndihmë ekonomike. Jetojnë në një dhomë 16 metër katror. Kushtet e papërballueshme e kanë detyruar kryefamiljarin të vendosë në shitje veshkën

Ai është një baba fatkeq që bën një akt ekstrem për të ndihmuar familjen. Agim Picaku kërkon të shesë veshkën. Nuk e di fare se sa mund të shitet një veshkë, nuk e di madje se nuk lejohet tregtia e organeve të trupit. Megjithatë dëshpërimi e shtyn të bëjë këtë “ofertë”. Kushtet e vështira ekonomike, mungesa e përkrahjes së institucioneve shtetërore dhe sëmundja e vajzës, ka detyruar Agim Picakun nga Rrësheni t’i drejtohet gazetës “Shekulli”, për ndihmë. I gjendur në skamje, me dy fëmijë, ku njëra nga vajzat, Besarda 12 vjeçe ka ‘lidhur’ jetën në një karrige me rrota, kryefamiljari nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Agimi thotë për “Shekulli”-n se ka apeluar prej kohësh për ndihmë, por deri më tani askush nuk i është përgjigjur. “Vajza ime ka lindur e sëmurë, prej 12 vitesh nuk kam lënë më spital në Shqipëri, madje kam shkuar edhe në Itali, por nuk ka asnjë shpresë që ajo të çohet nga kjo karrige”, rrëfen ai. Gjatë fjalës së tij, 46 vjeçari tregon neglizhencën e çdo qeverie e cila ka qenë në pushtet dhe asnjëherë nuk u kanë ardhur në ndihmë. “Ne, që prej vitit 2012, kur ishte kryeministër Sali Berisha, kërkuam ndihmë. Më pas u drejtuam te qeveria aktuale, në bashki, në ministrinë e Shëndetësisë. I kam çuar edhe mesazh personal ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Në çdo institucion jam drejtuar dhe as minimumi i përgjigjes nuk më ka ardhur”, thotë ai. Agimi bën me dije se në Konventën e të Drejtave të Njeriut, në nenin 28, kjo kategori e shoqërisë përfiton ndihmë nga shteti. “Sipas konventës, ne kemi të drejtë për strehim, për ushqyerje, veshmbathje, por shteti ynë, nuk interesohet për këtë kategori të shoqërisë”, sqaron ai.

Çfarë kërkon familja Picaku?

Agimi thotë për “Shekulli”-n, se i është drejtuar çdo institucioni për ta punësuar në çfarëdo sektori, pasi arsimi i tij është 8-vjeçar, por askush nuk e ka marrë në konsideratë. “Kam kërkuar punë kudo, por askush nuk më ka marrë, dyert mbyllen. Bëra një kurs për të hyrë në polic, këtu në Rrëshen, harxhova rreth 600 mijë lekë dhe si përfundim, nuk më punësuan. Kam kërkuar punë për bashkëshorten, qoftë dhe pastruese, sepse nuk kemi pretendime, por në këtë vend është shumë e vështirë. Duhet të paguash për një vend pune”, thotë Picaku i pezmatuar. 46-vjeçari thotë se është i gatshëm të shes veshkën, për t’i siguruar strehimin e familjes së tij, pasi kushtet në të cilat ndodhen i vështirësojnë edhe më shumë sëmundjen e vajzës. “ Jam në gjendje të shesë edhe veshkën, vetëm të siguroj të ardhurat që duhen në familje. Besarda ka nevojë për trajtime të specializuara, dhe e kam të pamundur të përballoj shpenzimet. Po ashtu, unë jetoj në kat të dytë dhe është e pamundur që të lëviz me të çdo ditë poshtë e lartë. Doktorët me kanë rekomanduar eliminimin e shkallëve, sepse vajzës këmba e majtë i ka dalë nga vendi, për shkak të lëvizjeve nga kati i parë në të dytin dhe më duhet me patjetër një shtëpi e cila nuk na detyron të ngjisim shkallët”, thotë ai.

Kushtet e mjerueshme

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Banesa e familjes Picaku, ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së Rrëshenit, në katin e dytë . Në 16 m2, jetojnë katër pjesëtar të kësaj familje, 2 vajzat dhe prindërit. Muri i sajuar me një batanije, ndan kuzhinën nga dhoma e gjumit, ku fle familja. Pak më tutje është edhe tualeti, ku uji i ngrohtë mungon edhe pse Besarda e ka të rekomandueshme. Agimi thotë se pavarësisht ambientit të vogël në të cilën gjendet dhe mungesës së shumë pajisjeve të domosdoshme si: dush, sobë për të gatuar, apo lavatriçe, fatura e energjisë elektrike është çdo muaj e kripur. “Ne nuk kemi asgjë në shtëpi, përveç llambave dhe në fund paguajmë si të ishim biznes. Vjen fatura gati 100 mijë lekë në muaj. E kemi të pamundur të paguajmë”, tregon kryefamiljari.

3900 lekë për mbajtur frymën gjallë

Në këtë rrëfim të peripecive mbi të cilat prej më shumë se një dekadë është duke kaluar kjo familje, Agimi thotë se trajtohen me një ndihmë modeste ekomomike, e cila nuk mjafton vetëm për ilaçet e vajzës. “Trajtohemi me ndihmë ekonomike dhe marrim vetëm 39 mijë lekë të vjetra në muaj. Kam një kredi për të shlyer, pasi më është dashur për të ndjekur vajzën në Itali, me shpresën se një ditë do të ngrihej në këmbë. Jeta është e vështirë dhe e shtrenjtim, me kaq lekë sa marrim ne, as frymën gjallë, nuk po mbajmë dot. Do shkoj në spital? Do çoj vajzat në shkollë? Do paguaj ujë dhe drita, apo do blej ushqime me 39 mijë lekë? Asnjërën nga këto nuk bëj dot”, vazhdon me tej ai./Shekulli/

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Arrestime ndodhin edhe në botë/ Në pranga 1 mijë protestues

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com