• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare të kokainës

17:41 : 17/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Babaramo

Një nga aktet e para në Elize të ish-presidentit Olond ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi 1 milon euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno, njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.

Deklarata e Arno shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë Liberation. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arno me valixhe në dorë shoqërohej me titullin : Thyej qafën trap i pasur. Ky titull ishte aludim i qartë me incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arno , presidenti i mëparshëm Sarkozi. Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: thyej qafën trap i mjerë.

Ky incident mu kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Notre Dame. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makron duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbyllli mesazhin drejtuar kombit dhe botës : bashkë do ta ringremë ashtu sic ishte. Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai “trapi i pasur” i Liberation, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.

Duke parë këto pamje instiktivisht më lindi pyetja : si reagon elita shqiptare? Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të “shoqërisë së lartë shqiptare” ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës. Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i “lolos së mbretit” dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë. Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati cerek shekulli më parë. Dhe s kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.

Lexo edhe:

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë

09:21 : 15/11/2025
BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025
AKTUALITET

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
Para

Kujdes! Mos i hidhni kurrë sheqer kafesë nëse nuk doni të vuani nga kjo sëmundje

TË GJITHA

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë

09:21 : 15/11/2025

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com