• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emërimet e paligjshme/ KLP “e baxhanakëve” mbron Arta Markun

08:50 : 17/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), prej më shumë se 4 muaj në funksion, nuk ka kryer asnjë veprim për të zhbërë paligjshmërinë e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, në lëvizjet e drejtuesve të prokurorive lokale.

Që në momentet e marrjes së detyrës, Arta Marku ka ndërmarrë një sërë veprimesh të paligjshme, duke lëvizur drejtuesit e prokurorive dhe duke i zëvendësuar me miq e mikesha të saj, pa u mbështetur në asnjë kriter ligjor.

Ajo shfrytëzoi mungesën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë vitit 2018, për të vendosur në poste kyçe njerëzit, të cilët do t’i bindeshin urdhërave të saj.

Tashmë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar, situata e paligjshmërisë mund dhe duhej të ishte zgjidhur. Por, KLP ka vendosur të qëndrojë pasive, me sa duket, për të mos rënduar pozitën e Arta Markut gjatë fazës së kandidimit të saj për Prokurore të Përgjithshme me mandat të plotë.

Lexo edhe:

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

Lëvizja më flagrante dhe me pasoja më të rënda është ajo e realizuar nga Arta Marku në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me një urdhër anti-ligjor, në Maj 2018, Arta Marku lëvizi nga pozicioni i drejtuesit të emëruar Besim Hajdarmatajn dhe në vend të tij emëroi, po në kundërshtim me ligjin, mikeshën e saj, Donika Prela.

Për këtë të fundit, Marku kishte ndërmarrë edhe më parë një veprim anti-ligjor. Në janar 2018, Kryeprokurorja e Përkohshme e vendosi Prelën në krye të Prokurorisë së Durrësit, duke larguar drejtuesin e emëruar, Agron Gjana.

Kryeprokurorja e Përkohshme realizoi disa lëvizje anti-ligjore edhe në radhët e drejtuesve edhe në disa prokurori të tjera kryesore.

Në Durrës, aktualisht është drejtuese Anita Jella, e cila është caktuar në atë pozicion në kundërshtium me ligjin, duke pasuar vendosjen po të paligjshme të Donika Prelës.

Në Lezhë, Arta Marku largoi drejtuesin e emëruar, Simon Pashuku, duke vendosur në vend të tij, në mënyrë të paligjshme, Milan Laska.

Në Shkodër, Kryeprokurorja e Përkohshme caktoi si drejtues Ylli Pjetërnikaj, pasi pranoi që ai pozicion të mbetej vakant, duke transferuar pa asnjë bazë ligjore titullarin e emëruar, Anton Martini, drejt Prokurorisë për Krime të Rënda. Prokurori Pjetërnikaj nuk plotëson as kriteret minimale ligjore për të qenë drejtues.

Në Elbasan është në detyrë prokurorja e përkohshme Enkelejda Millonai, të cilës i ka përfunduar afati ligjor. Gjithashtu, përtej afatit ligjor po qëndron në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, si edhe ajo e Kukësit, Alketa Nushi.

Në Dibër, Arta Marku pranoi kërkesën e ish-drejtuesit, Shkëlzen Cena, për t’u afruar në Tiranë, ndërkohë që nuk e kishte këtë kompetencë. Në vend të tij, caktohet drejtuese Esmeralda Cami.

Krahas lëvizjeve në kuadrin drejtues të Prokurorive lokale, Arta Marku ka ndërmarrë edhe një seri transferimesh të paligjshme, duke afruar në Tiranë e në Prokurorinë e Përgjithshme prokurorë të njohur për afërsinë me të, si edhe duke larguar të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e grupit të miqve dhe shokëve.

Të gjitha këto lëvizje të paligjshme, deri më tani, po mbrohen me “fanatizëm” nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndryshe i njohur edhe si ‘Këshilli i baxhanakëve”. KLP, deri më tani, ka trajtuar me urgjencë vetëm rastin e emërimit të dyshimtë si prokuror të Bledar Valikaj, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

11:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

11:17 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025
AKTUALITET

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

10:47 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025
Para

Katedralja e “Notre Dame” në Paris, Sahati dhe Teatri në Tiranë

TË GJITHA

Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese

11:29 : 02/11/2025

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

11:17 : 02/11/2025

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

10:47 : 02/11/2025

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com