• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ama gjobit katër televizione, ja kush janë

14:56 : 17/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive vendosi gjobitjen e katër televizioneve në mbledhjen sotme, për shkelje të ligjit dhe kodin të transmetimit. Televizionet Tv Klan, News24, Ora News dhe Report Tv, janë gjobitur nga 120.000 – 400.000 lekë.

Në një njoftim zyrtar, AMA shpjegon shkeljet konkrete të televizioneve.

Televizioni Ora News

Gjobë në vlerën 400.000 lekë u vendos ndaj Televizionit Ora News, për emisionin “Ju flet Moska”, të transmetuar në datën 18 Mars 2019 me temën “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandë.

Televizioni News 24
Gjobë në vlerën 120.000 lekë u vendos ndaj Televizionit News 24, për edicionin informativ qendror të datës 15.03.2019 ora 19.00. Këshilli i Ankesave evidentoi dy reklama të fshehta të dhëna njëra pas tjetrës. Këto kronika bien ndesh me kërkesat e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili në nenin 42, pika 1, përcakton se “komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë tregtare të fshehura janë të ndaluara”. Gjithashtu, transmetimi brenda edicionit të lajmeve i dy kronikave shkel edhe nenin 44 të Ligjit 97/2013, për “vendosjen e produkteve gjatë programeve”, pasi insertet konsiderohen produkte.

Lexo edhe:

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

Televizioni Klan
Masën administrative me gjobë në vlerën 120.000 lekë, ndaj Televizionit Klan, pasi në
programin “Rudina”, të datës 27.03.2019, nuk janë respektuar kërkesat për reklamat dhe
komunikimet tregtare. Përmbajtja e transmetuar në pjesën e dytë të programit “Rudina” kishte dhe reklamë të fshehur, që përbën mosrespektim të kërkesave të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 42, pika 1, si dhe nenin 44. Ndërkohë, që të intervistuarit kanë shkelur dhe “Kodin e etikës dhe deontologjisë
mjekësore”, pika 3 e nenit 60 ku ndalohet për mjekun, “të merret me reklama a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekut nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal, apo të një institucioni të caktuar”.

Televizioni Ora News
Gjithashu, AMA njoftoi se Bordi  i Autoritetit të Mediave Audiovizive vendosi tërheqjen e vëmendjes për Televizionin Ora News, pasi në Emisionin “Why not”, të datës 07.04.2019, ora 19.00, rezulton në shkelje të normave ligjore dhe etike. Bordi vëren se “fjalori i përdorur gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, promovon përdorimin e duhanit dhe produkteve të tjera të tij, si dhe nxit fëmijët për përdorimin e këtyre produkteve të dëmshme jo vetëm për shëndetin e fëmijëve”.

Kjo jo vetëm që dëmton dhe cënon fëmmijet por gjithashtu bie ndesh me Ligjin organik
dhe Kodin e Transmetimit, i cili detyron OSHMA-të të vendosin shenja paralajmëruese.

Transmetimet në Gjuhen e Shënjave
“Bordi i AMA-s i tërheq vëmendjen operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare për
zbatimin e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, mbi transmetimet për personat me nevoja të veçanta shqisore dhe marrjen e
masave për konkretizimin e transmetimeve me bazë gjuhën e shenjave.

Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë me dije OSHMA-ve, përmes njoftimeve
zyrtare dhe shkresave të nisura, se në mbledhjen e parë të vitit 2019, Bordi i AMA-s ka
vendosur tre prioritetet e monitorimit dhe vlerësimit të përmbajtjeve të emetuara, të cilat
janë: -mbrojtja e fëmijëve në transmetimet audiovizive; -Reklamat e Fshehura dhe
Komunikimet Tregtare; – Programet audiovizive me karakter informimin mbi shëndetin dhe
medikamentet.

Masat e sotme janë rrjedhojë e disa tërheqjeve të vëmendjes ndaj këtyre subjekteve për të
respektuar këto tre prioritete.

AMA gjen rastin të apelojë operatorët mediatikë që të respektojnë ligjin dhe kodin e
transmetimit gjatë veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025
BOTA

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025
AKTUALITET

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025
BOTA

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025
AKTUALITET

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025
Para

Vdekje e parakohshme, ndahet nga jeta gazetari

TË GJITHA

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com