Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të rrallë në faqen e tij në Facebook. Në pamjet bardhë e zi shihet kur një kishë hidhet në erë.
Bashkë me pamjet dramatike, Berisha tregon se bëhet fjalë për Kishën e Vaut të Dejës dhe kush ishin urdhëruesit e shkatërrimit të saj.
“Miq, kjo eshte Kisha e Vaut te Dejes, me e vjetra e Shqiperise, e cila ne nje akt genocidi kulturor u hodh ne ere me urdher te eterve shpirteror dhe biologjik te Edvin Rames; Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kristaq Rama, xhelate te popullit shqiptar. Sb”, lexohet në postimin në FB të ish-kryeministrit.
Reagimi vjen kur vëmendja e botës është kthyer nga Parisi, ku katedralja Notre-Dame u përfshi nga flakë masive pasditen e djeshme. /bn/