Nga Erl Kodra
Të shkruash një tekst për Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama nuk është e lehtë. E kam fjalën për atë lloj teksti, që për arsye përmbajtësore dhe kuptimore, je i detyruar të përdorësh fjalë të tilla si: debil, delikuent, çyryk, lahper, sigurims, hafije, kleptoman, birë kurve, përdhunues kronik, brekë me vrimë, maniak seksual, bythëlëpirës, tyryfyçkë, kadri, kazanë, çitjane, kollare (kuptimi i të futmes pas krahëve), cullak, drogë, kokainë, heroinë, hashash, magazinë droge, avion droge, air albania, aeroport, grabitje me armë, taulant balla, hafije e pagueme, mashtrues, kriminel, treg deputetësh, vangjush dako, 50 euro, niçe, ministër droge, banda e habilajve, saimir tahiri, skaf, audi AA003GB, muç, baton, vangjel, teveqel, alfred, kryepolic, prap alfred, vetting, fatmir xhafa, geron, fred peza, skenderbe, shembje shtëpiash, vrasje e dyfishtë, vrasje e tetëfishtë, vrasje mafioze, fajde, fajdexhi, abi bank, surrel, bunker, landfill, konçension, check up, unaza e re, erion veliaj, griselda, elvis roshi, kulla, grataçela, shembje teatri, derdhje qumshti, tra në rrugë, taksë shurre, shurra në derë, kërpudha helmuese, drita të kuqe, bojë e zezë, gaz, gaz helmues, LHL, sandër lleshaj, nostalgjik enverist, spartak braho, xhelat komunist, krime komunizmi, terrorist komunist, kapterr, ministër i brendshëm i diktaturës, gramoz ruçi, merhuma, ushtarë, parlamentarë, fasadë, liderr, haluçinant, kazan kadri, ppp prokurori, ppp konçension, integrim, hapje negiciatash, knut fleckenstein, viagra, romana vlahutin, don lu, johannes hahn, sorosian, reforma në drejtësi, vila në sauk, ambasadorët, ndërkombëtarët, mbështetje, qeveri e ligjshme, gent cakaj, ministër në detyrë, diplomatë, pasaportë diplomatike, konsull nderi, targa diplomatike, djalë i lexuar, shitje interesash, mbrojtje interesash, demarkim kufiri, shkembim terrirtori, falje deti, marrveshje deti, shitje deti, zgjedhje me shitje, shitje me zgjedhje, zgjedhje dhe shitje të ndershme, sundim i ligjit, sundim i bandave, organe bandash, krerë bandash, krerë institucionesh, peshk i madh, peshk i vogël, peshkaqen, emiliano shullazi (zapata), rektor universiteti, media të pashitura, gazetarë investigativ, artan hoxha, hjeks, rexhep rraja, xhisiela, media, ekrane, debate, shperthime, shpifje, sharje, shpifje me sharje në tentativë, gaz masiv, sulm masiv, sulm me armë në Rinas, firma kofshore, kofshë të fshehura mirë, llogari ofshore (kofshore), bashkia që duam, propagandë e ndyrë, gebels, dhunë informative, skenarë kriminal, dhunë kushtetuese, gjykatë kushtetuese, gjykatë e lartë, opozitë fasadë, opozitë e re, shpresë e re, shembje sistemi, zgjedhje parlamentare, kushtetutë e re, shqipëria si europa… etj, etj, etj.
Fjalori i Gjuhës Shqipe ka patur një inflacion të paparë hyrjesh, me gjasë fjalë të vjetra e të reja. Por më interesantja në gjithë këtë histori është ndryshimi kuptimor i shumë fjalëve, duke i zhveshur ato nga kuptimi i parë; duke u dhënë ngarkesa të tjera, krejtësisht të ndryshme nga kuptimi i parë i tyre. Profesorët e Gjuhës Shqipe do të duhet të ndërmarrin studime të thelluara për të ndryshuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.
***
Lista e fjalëve të reja që kanë ndryshuar kuptim është e gjatë dhe gjerë. Konfuzioni shumë kuptimor i fjalëve të reja duhet eleminuar urgjentisht, sepse, kjo do të lehtësonte komunikimin njerëzor, institucional dhe mediatik. Është i papranueshëm fakti se kur dëgjojmë fjalën “taulant balla”, në mendje na vjen një qenie pa formë morale, veshtirë e përkufizueshme sipas parametrave normal, ndërkohë që folësi ka në mendje Taulant Ballën e vërtetë. Domethënë, konfuzioni që shkaktohet është kaq i madh, sa ti e ke të vështirë të kuptosh nëse është vetëm një taulant, dy taulanta, apo dhjetë taulanta me të njëjtin emër, që bëjnë edhe 100 punë të tjera. E di se ky lloj studimi paraqet shkallë të lartë vështirësie dhe rrezik për shëndetin dhe mirëqenien mendore të studiuesëve. Megjithatë, një përpjekje si kjo është domosdoshmëri absolute, nisur nga rrethanat e pazakonta ku ndodhet mirëkuptimi i saktë i fjalëve në komunikimin publik.
***
Fjala “edi rama” ngatërrohet lehtësisht me një njeri të gjatë dhe cullak, herë herë me çitjane, i hallakatur mendërisht, me një agresivitet verbal të lartë, përçmues dhe injorant njëkohësisht, shantazhues dhe zhvatës, mashtrues dhe cinik. Por për fat të keq, fjala “edi rama” ka edhe kuptimin e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë. Ky fakt e rrënon pritshmërinë që njerëzit duhet të përceptojnë kur përmendet emri i Kryeministrit, prandaj kontradikta kuptimore duhet sqaruar njëherë e mirë, përndryshe, emërtimi me të njëjtin fjalë i shumësisë kuptimore të fjalëve dhe shprehjeve, paraqet një rrezik potencial keqkuptimi gjuhësor, që sjell konfuzion të lartë në shoqëri, zhdukë dallimin mes të mirës dhe të keqes, legalizon poshtërinë dhe moralin e ulët shoqëror, lartëson veset, ngre në piedestal perversitetet, glorifikon ndyrësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë.
***
Kuptimi i parë dominues i fjalës “erion veliaj” që të vjen në mendje është hipokrizia dhe mashtrimi gebelsian, i dikujtë që shfaqet 24 orë në çdo ekran televiziv, i paskrupullt, cinik dhe pervers, gënjeshtar dhe mashtrues patologjik. Në të vertetë, këtë fjalë e mban si emër Kryetari i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe njeriu që kërkon mandatin e dytë si Kryebashkiak, njëkohësisht edhe pasuesi potencial i Kryeministrit në krye të Partisë Socialiste. Definimi kuptimor i fjalës “erion veliaj” do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë Partinë Socialiste të Shqipërisë, që të parandalojë kapjen dhe shkatërrimin përfundimtar të një partie të rëndësishme shqiptare.
***
Titulli i këtij shkrimi përbëhet nga një fjalë që njeh një përdorim të rrallë, për të shenjuar rastin kur gjërat shkatërrohen dhe ngatërrohen keq, shëmtuar, ndyrësisht. Katandisja e situatave, gjendjes shoqërore dhe poshtërsitë politike janë në një nivel alarmant, fyese dhe denigruese për qeniet humane (shqiptare). Ftoj gjuhëtarët, profesorët dhe akademikët të përkufizojnë kuptimin e ri të fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përndryshe, na mbyti mutsihania.
PS: Jeni të lirë dhe të lutur që këtë tekst ta shpërndani sa më shumë.