Nga Boldnews.al
Vendimi i ministres së Arsimit Besa Shahini për të pezulluar nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe emërimin e zëvendësit të tij në këtë pozicion, ishte epilogu i një vendimi të kahershëm të marrë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Vetë Koni si figurë duhet të kishte ikur me kohë nga ai post, pikërisht për gjendjen mjaft të rëndë në Universitetin e Tiranës, aferat e përfolura dhe një administrim mëse skandaloz që në çdo rast, në përplasjet e tij me dekanët (për çështje influencash dhe interesi) e pësuan studentët.
Mënyra si veproi qeveria, nga një ministre që më parë mbante postin e zëvendësministres (edhe ajo pjesë e problematikës), është një shenjë ulëritëse që kurresesi nuk amniston Konin, por thellon skandalin e Rilindjes. Ai është zgjedhur nga pedagogët dhe shkarkimin po prej tyre do e priste, (ndoshta do duhej me kohë) të paktën ligjërisht, por sot Rama kërkon një “kokë turku” dhe atë e ka gjetur tek Mynyr Koni.
Gjeneza e së shkuarës nuk e shpëton dot Rilindjen, që ka ndërruar emër, po jo ves. Në emër të “proletariatit”, Rilindja i ka dhënë hov letrave gjoja publike, që në një kohë të shkuar do ishin “letrat anonime” të ardhura nga populli.
Pedagogia Iliriana Kucana, që në fund të letrës shkruan me gabim logjik si Petagoge…, dhe jo pedagoge, i kërkon Presidentit Ilir Meta të mbështesë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Si për të treguar paanshmëri, ajo rendit disa nga pikat që sipas saj treshja Rama-Koni-Nikolla kanë shkatërruar arsimin e lartë në vend. Gjithashtu thur “elozhe” për zëvendësin Benard Dosti si: “njeriu i duhur që mund të çojë reformën arsimore në shërbim të arsimit, e jo të personit apo grup personash”.
Në të vërtetë, Dosti ka mbejtur postin e zv rektorit dhe mban përgjegjësi si të tjerët që Rektorati nuk ishte në lartësinë e duhur. Për më shumë Dosti rezulton të jetë (hajdut temash diplome), pasi është akuzuar nga ish-zëvendësministri i Arsimit për plagjiaturë.
Nga ta kapësh…! Rilindja ka ofruar një çorbë të pangrënshme që ka degraduar arsimin e lartë në një korporatë private që gjithkush shqyen nga coha e qenve…. Pasi ndërrmerr një akt abuziv përsa i përket ligjit në shkarkimin e Konit, nis një luguni reagimesh për ti dalë në krah Partisë dhe “Shokut Edi”….
Këto letra të rikthejnë në kujtesë Festivalin e 11 të këngës në RTSH, që u kthyer në raprezalje shtetërore, pikërisht në “zanafillën” e një kooperativistje nga Tepelena. Kështu e nisi fjalimin e tij në janar të vitit 1973 diktatori Enver Hoxha që theksonte se: “kooperativistja e thjeshtë nga Tepelena e konsideronte degjenerim festivalin e këngës dhe nuk përçohej fryma e fshatarësisë kooperativiste dhe qytetarisë nën udhëheqjen e Partisë”.
Kaq mjaftoi që të hapeshin burgjet duke dënuar poetë, këngëtarë, artistë dhe zyrtarë të lartë të kohës. E sotmja nuk ndryshon, ajo ka ndërruar formë, por jo qëllim. Edhe Universiteti kishte mbetur pa u marrë si një kala e fundit që po vetërrënohej nga abuzimi, por tashmë është në duart e qeverisë.
Më poshtë letra e plotë e “petagoges” Kucana
Letër publike drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta:
Firmos shkarkimin e rektorit të Tiranës z.Mynyr Koni,
I nderuar Z. President,
Nëse sot artikulohet shkarkimi i Rektorit të UT, z.M.Koni, kjo është një ngjarje që duhej të kishte ndodhur me kohë. Nëse studentët protestuan gjatë në Shqipëri për çështje themelore të arsimit Universitar, sigurisht që në gjithë lëvizjen jo-politike të studentëve, u artikuluan kërkesat e tyre të cilat ishin një shuplakë për Qeverinë Shqiptare dhe po ashtu një alarm për nivelin e lartë të korrupsionit në sistemin Universitar në Shqipëri.
Tepër vonë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka kërkuar shkarkimin e Rektorit, Mynyr Koni.
Në këtë rast një veprim edhe pse duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Për arsyet e renditura më poshte si pedagoge jashtë politikës të merrni vendimin e duhur:
1- Theksoj në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë gërmën “e” të pikës 2 te nenit 7, dhe pikën 10 të nenit 39 të ligjit nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
2- Shkeljet ne projektet europiane. Shpërdorim i fondeve te BE per arsimin duke i vene ne sherbim te stafit rektoratit dhe trupes akademike.
3- Do mbahet mend si rektori më i dështuar në ceshtjet nderkombetare dhe ato kombëtare për çështjet e arsimit, dhe si individi që nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore.
4- Ka krijuar konflikte institucionale duke u bërë palë me Lindita Nikollën, për nxjerrjen e akteve nënligjore pasi është i vetmi rektor që kërkon kompetenca qe nuk i’a jep ligji.
5- Rektori merret me pjesën akademike, jo financiare dhe kete e parashikon ligji.
Partitë politike shqiptare kanë përgjegjësinë e tyre për gjithë ndërhyrjet politike në Institucionet Universitare Publike të vendit.
Tashmë partitë politike shqiptare duhet të qëndrojnë larg Institucioneve të Arsimit Universitar në Shqipëri.
Opozita nuk ka pse të ndërhyjë apo të marrë në mbrojtje një rektor, kushdo qoftë ai për t’a ofruar si kauzën e saj, sepse në rastin konkret Rektori ka përgjegjësi për ushtrimin e detyrës së tij, ku studentët treguan dështimet e sistemit universitar në Shqipëri.
Sigurisht që përgjegjësia është institucionale dhe po ashtu individuale.
Në rastin konkret, klasa politike duhet të heshtë dhe të krijojë politika për zhvillimin e sistemit universitar në Shqipëri.
Në këtë rast është koha për të garantuar pavarësinë e Institucioneve të Arsimit Universitar, po ashtu edhe në rang të drejtuesve të lartë.
Politika të qëndrojë larg çështjeve të rëndësishme të Arsimit në përgjithësi, dhe njëkohësisht të marrë përsipër përgjegjësinë për dëmin që i ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë.
Z.Benard Dosti është njeriu i duhur që mund të cojë reformën arsimore në shërbim të arsimit, e jo të personit apo grup personash.
Trinomi Rama- Nikolla-Koni degraduan arsimin në këto nivele që kurrë nuk ka qenë më parë.Rama nuk mund te i’u hedhë hi syve njerëzve, duke u perpjekur ta shesë si sukses të tijin, pasi është Kryeministri i vetëm qe ka njohur historia qe fyen pedagogët ne cdo dalje te tijën duke na quajtur “sharlatan”apo “shalqin” dhe kjo eshte e papranueshme nga ana jone pasi nje Kryeminister duhet te tregoje respekt per misionin tone.
Dua ti them z.Rama se nëse do arsimin dyfisho buxhetin për arsimin dhe anullo kapitullin 12 menjëherë.Por kjo nuk do ndodhi pasi vetë Rama bëri ligjin klientelist duke u vënë në shërbim të privatit dhe duke dashur të shkatërrojë arsimin publik.Lindita Nikolla duhej të mbante përgjegjësitë për situatën që solli në Universitetin Publik, por mesa duket i’a hodhi se shefi i saj Rama e mori në mbrojtje dhe e shiti si sukses vendimin e Shanit, vendim ky që duhej të ishte marrë me kohe.
Kryeministri nuk mund te tallet më me nje çështje delikate si arsimi.
Për të gjitha këto arsye firma juaj duhet të jetë pro universitetit.
Unë besoj ne modelin qe keni treguar si President që firma juaj te jetë pro universitetit.
Me respekt,
Ilirjana Kucana
Petagoge