• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hidrocentrali i Moglicës u ngrit mbi shkatërrimin e varrezave

12:50 : 13/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

“Devolli Hydropower” ka përfunduar digën e Hidrocentralit të Moglicës, ndërkohë që rrugëtimi i tij ka shkelur mbi eshtrat e varrezës së fshatit Popçisht.

Një puntatë e emisionit investigativ, “BOOM” në “Ora News”, në vitin 2017, solli pamje tronditëse se si, kompania “Statkraft Albania”, aksionere e vetme e “Devolli Hydropower”, ka shkatërruar varrezat e vjetra gjatë ndërtimit të rrugës Maliq-Moglicë.

Banorët e fshatit paraqitën dëshmitë e tyre, shoqëruar me video, ku dalloheshin eshtra në sipërfaqe të personave që kanë ndërruar jetë.

Për këto pamje surreale, banorët e fshatit akuzonin kompaninë ndërtuese të Hidrocentralit të Devollit, të cilët nuk kishin marrë parasysh paralajmërimet e njerëzve të zonës. Sipas dëshmive të tyre për ‘Ora News”, banorët deklarojnë se i kishin kërkuar kompanisë që po ndërtonte Hidrocentralin që të zhvendoste projektin e rrugës me të paktën 50 metra, për të shmangur shkatërrimin e varrezave të vjetra.

Por, siç rezultoi nga pamjet filmike, si edhe nga dëshmitë e banorëve, kompania ndërtuese nuk i mori parasysh kërkesat e tyre. Makineritë e rënda që punonin për hapjen e rrugës Maliq –Moglicë nxorën në sipërfaqe eshtrat, duke shkaktuar indinjimin e banorëve të fshatit.

Lexo edhe:

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

“Kisha katër varre këtu. Tani kanë ikur të tëra në përrua. Kanë ngelur vetëm këto pak eshtra. Lajmërova firmën, mos bëj punime se kam varre këtu, por kur erdha unë ata kishin bërë siç i sheh. Këtu u varros gjyshja, xhaxhai, vëllai… por tani shiko çfarë ka ngelur. Nga eshtrat e vëllasë nuk kam asnjë. I mori eskavatori, iku me kamion”  tregon një banor për mikrofonin e emisionit te Ora News.

Jo vetëm kaq:  “Kanë marrë qentë që i kanë shpërndarë eshtrat nëpër kopshte. Nuk dalim dot në kopësht se gjejmë qentë me eshtra prej njeriu. Shikoni vetë fëmijët edhe i zënë me dorë” thonë banorët.

Ata ndiheshin të keqardhur, gjithashtu, edhe me autoritetet shtetërore, të cilët po mundoheshin të mbronin veprimet e kompanisë ‘Statkraft”. Banorët e zonës, pasi nuk kishin gjetur mirëkuptimin e firmës ndërtuese, i ishin drejtuar me një ankesë edhe kryeministrit Edi Rama. Por, nga ky i fundit nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, strukturat lokale në Maliq mundoheshin të mohonin faktet kokëforte në terren. Arben Dulellari, administrator i Njësisë Moglicë, për mikrofonin e ‘Ora News”, mundohej që të minimizonte efektet e shkatërrimit të varrezave. Sipas tij, firma ndërtuese, sapo kishte hasur në varrezat e vjetra, kishte ndërprerë punimet. Po sipas tij, njësitë vendore dhe kompania ndërtuese po angazhoheshin për të sistemuar eshtrat e konstatuara gjatë punimeve.

Por, shumë më ndryshe ishin faktet e sjella nga banorët. Ata deklaronin se eshtrat e personave të vdekur ishin shpërndarë në përrua e në oborret e shtëpive të tyre. Pamjet “makabre” ata i kishin filmuar, në tentativat e tyre për të vënë në lëvizje autoritetet dhe kompaninë ndërtuese.

Madje, banorët shkuan edhe më tej, duke dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës. Por kjo e fundit, pas vetëm një muaji, në Qershor 2017, pushoi hetimet, duke rrëzuar pretendimet e banorëve.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
SPORT

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025
Para

Ja pse duhet të dalin sot në protestë? Apeli i fortë i publicistit të njohur drejtuar shqiptarëve

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com