Vëllai i Admir Muratajt të vrarë pas grabitjen në Rinas ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste telefonike me “Report Tv”. Aleksandër Murataj, nga burgu 313 në Tiranë, u shpreh se “organizatorët janë prej aty ku flitet, te parlamenti deri aty te aeroporti”.
“Se a ka mundësi me shku ti me marr 10 milionë euro?! A tjetri a tjetri, po nuk të çoi njeri aty. Do shkosh ti, ose unë?! S’ka shance me shku? Në gjykimin tij, dikush e ka çu atje. Nëqoftëse ka shku Admiri atje e ka çu dikush se Admiri nuk bën teatër as shef filxhan”, tha ai.
INTERVISTA
“Mirë që më mbajnë këtu kot në burg po smë ka ptet as prokurori as kurrëkush. Skam komunikuar me Admirin. Dita e fundit që e kam parë vëllain tim ka qenë një muaj e gjysmë-dy, para se të arrestohem. Edhe arrestimi im është bërë në bazë që kam vajt te shtëpia e vvëlait tim dhe për këtë arsye më kanë fut këtu. As nuk më jetep drejtësia as nuk më japin leje të shkoj në varrimin e vëllait tim. Domethënë procedura është, prokuroria e ka konfirmuar lejen që të shkoj në varrim drejtoria e përgjithshme nuk jep asnjë lloj drejtimi, as me shku, as mos me shku. Nuk e utj se ça bëhet”.
A jeni në dijeni të sekuestrimit të pasurisë?
Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë qysh ditën që më kanë arrestu mu, këto janë trasha që i nxjerrin gazetarët vetëm me bo shou. I kanë sekuestruar atë ditë që më arrestu mua. Po këto janë spekulime që i bëjnë gazetarët, a ndonjëri që i paguar nuk e kuptoj.
Ka qenë Admiri i përshirë në grabitje se një prej vëllezërve tuaj tha që është e vërtetë ai është përdorur ndërkohë që përdoret si organizator i kësaj ngjarjeje.
Unë di kaq sa shof nëpër lajmet e TV shqiptarë që herë i ndezin e herë i fikin. Dmth lajmet këtu i bëjnë sipas qejfit, po që të quash organizator dhe të vritesh, a me policinë a me tjetrin a me tjetrin se quan normal asnjëri. Njëri që ka pak logjikë se quan normale që një organizator të vritet me plumb në rrugë aty, të lihet nëpër qoshe të rrugëve.
Mendoni se është vrarë nga persona të tjerë jo nga policia?
Tani ku ta di unë. Unë e di që më thonë që është vra, nëpër lajme thonë që është vrarë, kaq gjë di unë. Nuk e di mënyrën se si e ka kanë vra policia apo… Edhe sikur policia apo pjesëmarrësit e tjerë ku di gjë unë ca ka ndodhur ca është bërë. Edhe policia ka të drejtë me dhënë urdhër-ndalimi. Nuk vritet robi ashtu se don policia apo tjetri. Edhe ato fotografitë që nxjerrin nëpër TV është djalë nane, duhet me e llogarit dhe Tv dhe ai që e nxjerr, është djalë nënë, ka shipirt sikur ti e sikur unë. Nuk nxirren fotografitë sikur me nxjerr një qen rrugëve. Vetëm me ba ato shif se si punojnë. Kurrupsioni, organizatorët janë prej aty ku flitet te parlamenti deri aty te aeroporti. Se a ka mundësi me shku ti me marr 10 milionë euro?! A tjetri a tjetri, po nuk të çoi njeri aty. Do shkosh ti, ose unë?! S;ka shance me shku?
Po si është gjetur Admiri në këtë skemë në gjykimin tuaj?
Në gjykimin tij, dikush e ka çu atje. Nëqoftëse ka shku Admiri atje e ka çu dikush se Admiri nuk bën teatër as shef filxhan.
Pse Admiri kishte kontakte me njerëz të njohur publik?
Unë kam jetuar prej 23 vjetësh në emigracion për vete. Hala nuk e kam gjet të drejtën time. Hala nuk ka pyet prorukuri njëherë, nuk e kam pa 10 minuta e më ka lyp 19 vjet burg. E imagjinoni ju ca drejtësisie kemi ne? E imagjinoni se ku jetojmë?! Të bësh dy vjet burg e të mos merresh në pyetje njëherë të vetme. Edhe të lyp 19 vjet burg se ka hy te shtëpia e vëllait, E ke kamerën e sigurisë. Kurse ata gazetarët që dalin e thonë ka kamera 300 mijë euro. Hajde zonjë, ik te shtëpiua dhe shiko nëse ke kamera 300 mijë euro ose ke vila 1 mln e gjysmë. Pse i bëni këto spekulime unë nuk e kutoj se ku doni të dilni, edhe gazetarët, edhe ju. Hajde zonjë dhe shiko në shtëpi nqs ka kamera 300 mijë euro nuk e kuptoj se ku doni të dilni. Shkoni vërtetoni gjërat me sytë tuaj dhe mos merrni fjalën e prokurorëve.
Kam jetu 23 vite jashtë dhe as Shtëpia e Bardhë s’ka kamera 300 mijë euro. As në Rinas nuk ka 10 mijë euro kamera. Si u bë shtëpia e Admir Muratajt me 300 mijë euro kamera?! Unë jam këtu në burg. Hajde këtu dhe do ti sqaroj unë të gjitha nga A deri Z. Se po bëjnë spekulime si prokuroria si prokuroria gjyqësore. Se ça duan me fsheh ata se ca mbëshefin me reklamat e veta uynë nuk edi. Ama unë di të drejtën dhe e ballafaqoj me fakte dhe prova, jo me intervista dhe ca flasin në televizion. Unë kam prova që s’kam marrë pjesë në ngjarje dhe s’kam lidhje me grupin grabitës. Nuk e mohoj që e kam vëlla Admir Muratin, ama që në vitin 1992 në emigracion di që pushteti i Enver Hoxhës mbaroi. Nuk mund të dënohesh pse e ke vëlla dikë që ka kryer një vepër penale. Tani e kam gjet në 2018 këtu në Shqipëri.
Lidhur me lejen që kërkon për ti dhënë lamtumirën e fundit të vëllait, në mbyllje të intervistës u shpreh: “Nuk është një shqetësim i vogël ky. Dëshira ime është të shkoj ti jap lamtumirën e fundit vëllait. Nuk kam asnjë plan për spekulimet e tyre. As nuk haj në bes njeri dhe Prokuroria që më ka mbajt këtu 2 vjet s’më ka marrë një herë në pyetje. Unë e kam marrë lejen nga Prokuroria por Drejtoria e Burgjeve nuk më lejon të shkoj të jap lamtumirën vëllait tim. Unë ju ftoj të vini ti shikoni vetë se si i krijojnë ato vetë grupet e strukturuara. Policia dhe prokurorët sillen keq me njerëzit. Ato i formojnë vetë grupet kriminale. Edhe njerëzit që punojnë nëpër ara i marrin dhe i klasifikojnë si grupe që kultivojnë hashash edhe pse hashashin e kultivojnë vetë ata. Jam në burgun 313 dhe hajdeni shikoni si më kanë arrestuar dhe gjykuar. Unë nuk jam akuzuar për grabitje por vetëm pse kam hyrë në shtëpinë e vëllait tim.” /BN/