• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër goditje për Ramën/ Gjermani kushtëzon negociatat për Shqipërinë

22:18 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin pjesë në Berlin në një konferencë. Në takimin e datës 29 prill do të priten të vijnë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së. Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me „bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë.”

Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference. „Programi nuk është ende gati”, tha ai duke shtuar se ky takim „është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që kemi ne për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.”

Interesimi i madh për rajonin

Si shprehje të këtij interesimi, Seibert kujtoi edhe procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit sot po zhvillohet edhe një takim i ministrave të jashtëm në Varshavë. Aty merr pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas. Polonia do të jetë organizatore e takimit të ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit, që do të mbahet më 5 korrik. Procesi i Berlinit synon me nisma në sektorin e Ekonomisë, Transportit dhe Rinisë, që të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin në fund të prillit në Berlin nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as nga Rusia, tha Seibert duke iu përgjigjur kështu pyetjes së Deutsche Welle-s.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

I pyetur nga DW nëse është biseduar më pare edhe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje eventuale, Seibert përgjigjet: “Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane. Por ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të pare evropiane që ta çojmë këtë pjesë të Evropës në një të ardhme të qëndrueshme, demorkatike dhe me perspektivë evropiane.”

Kufijtë janë të (pa)prekshëm

Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë, i cili është një nga kushtet e anëtarësimit të Serbisë në BE, konsiderohet i ngecur në vend, që nga vera e vitit të kaluar, kur presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Thaçi, nisën të përhapin idenë e ndryshimit të kufijëve. Ndërsa në SHBA ka mendime që nuk e përjashtojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijëve, qeveria gjermane e konsideron atë tabu.

Një qëndrim që e kanë thuajse të gjitha partitë gjermane të përfaqësuara në Bundestag. Edhe eksperti i të Gjelbërve për Ballkanin, Emanuel Sarrazin, u shpreh në një deklaratë për shtyp, me rastin e anoncimit të konferencës së Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, se “kufijtë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të paprekshëm”. Sarrazin pret që Konferenca e Ballkanit Perëndimor të mos “humbasë në retorikë”, por të dërgojë “mesazhe të qarta”.

Përveç mosndryshimit të kufijve në Ballkan, Sarrazin kërkoi edhe çeljen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zëdhënësi i qeverisë Seibert, i pyetur në konferencë për këto dy vende tha se kjo është kompetencë e Bashkimit Evropian dhe kjo varet nga plotësimi i kushteve të parapara. Në rastin e Shqipërisë ai tha se këtu hyn “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit. /Anila Shuka/DW.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

Lista e plotë ja të gjitha identitetet që përdorte Admir Murataj

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com