• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Të rinjtë, Bregu dhe titulli që i mbetet peng: Rrëfehet Orges Shehi

11:34 : 12/04/2019
në SPORT

Skënderbeu i tij u mund, por Orges Shehi mendon se Partizani nuk i dominoi dhe gjithçka u vendos nga episodet. Durrsaku i stolit korçar gjen edhe arsyen pse ekipi i tij vuan në këtë pjesë, duke theksuar se mungesa e eksperiencës është ajo që i penalizon.

“Nuk jam i zhgënjyer nga loja, por nga rezultati. Vazhdojmë të ndëshkohemi nga episodet. Nuk është se skuadra nuk dha dhe nuk është se kundërshtari na imponoi. Vazhdojmë të ndëshkohemi nga episodet dhe e dimë shumë mirë. Jam shumë i ndërgjegjshëm, që kur ke një skuadër të re do vazhdosh t’i vuash këto episodet, do vazhdosh të vuash edhe faktin që skuadra nuk ka aq eksperiencë dhe që ende nuk e kupton që ndeshjet vendosen nga episodet dhe jo nga gjërat e mëdha. Detajet janë ato që bëjnë diferencën”, u shpreh fillimisht Shehi.

Më tej ai vijon me analizën e tij: “U ndëshkuam nga një goditje standarde dhe ai është një episod. Hymë në fillim në presion, duke i dhuruar kundërshtarit shumë goditje standarde. Pjesën e dytë u munduam të qarkullojmë topin, por penalltia më pas thuajse e mbylli ndeshjen”.

ORGANIZIMI I SULMEVE DHE PENALLTIA – Skënderbeu i tij nuk është se bëri shumë në sulm kundër Partizanit: “Sigurisht skuadra duhet të dalë në sulm. Pjesën e parë kemi shkuar deri te porta, dy tre herë. Nuk është se bëmë ndeshjen tonë më të mirë, por duke qenë në raport me kundërshtarin, ata shfrytëzuan momentet dhe ne gabuam te rasti i penalltisë. Pretendime? E kam thënë gjithmonë që nuk do të merrem me arbitrat dhe do vazhdoj të mos merrem. Shyqyr që ndeshjet jepen në televizion dhe gjithë shqiptarët i shohin se cilat janë penallti dhe cilat jo”.

Lexo edhe:

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë

KAMPIONATI DHE OBJEKTIVAT – “Kampionat i çuditshëm? Jo, nuk më duket fare. Kjo sepse e kam thënë që në fillim, se me këtë kampionat, me këto rivalë, mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të humbësh ndaj kujtdo. Kjo po vërtetohet”, shton Shehi.

“Europa? Sigurisht që skuadrat janë shumë afër dhe ne na shqetëson pak performanca, na shqetësojnë pak luhatjet e skuadrës. Para dy ndeshjesh, me Kukësin dhe Teutën, bëmë ndeshje shumë të  mira, ndaj kundërshtarësh shumë të fortë. Çaluam në Gjirokastër dhe ndaj Partizanit deri diku. Kjo na shqetëson. Duhet të rikthehemi tek ai cinizmi që kemi pasur në dy fazat e para”, deklaron trajneri i bardhekuqve.

TITULLI I HUMBUR ME PARTIZANIN – “Para 11 vitesh humbët titullin me Partizanin, është viti i duhur ky për ta fituar “demat”? Atë kampionat e kam humbur dhe më ka dhimbur shumë. Ju e dini shumë mirë që atë kampionat kam pasur edhe dëmtim. Më vjen keq që e kam humbur unë. Se çfarë ndodh me rivalët, nuk kam ndonjë interesim të madh. Më intereson që skuadra ime të ngjitet sa më lart për të arritur objektivat”, ishin fjalët e Shehit.

DEJVI BREGU – Vlonjati ishte në hije kundër të kuqve dhe normalisht Shehi pret që ai të jetë i dy fazave të para. “Dejvi është lojtar i rëndësishëm, është golashënuesi ynë më i mirë dhe të gjithë i dinë cilësitë e tij. Ai vjen pas një dëmtimi të gjatë. Jemi munduar ta menaxhojmë mirë, duke i dhënë minutat. Këtë herë e futëm gjithë ndeshjen. Sigurisht na mungon dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Janë edhe shtatë javë, është edhe gjysmëfinalja e Kupës. Shpresoj ta rikuperojmë edhe atë, që të na japë jo vetëm atë që na ka dhënë fazën e parë, por edhe atë që i ka dhënë kampionatit edhe në vitet e kaluara”, shprehet durrsaku.

TË RINJTË – Në fund trajneri i Skënderbeu flet edhe për të rinjtë: “Pëllumbi është një lojtar tek i cili kam besim. E kam futur ndeshjen e parë me Laçin dhe vazhdoj t’i besoj. Është një djalë i ri, djalë punëtor. Ne kemi skuadër të re, kemi Pëllumbin, kemi Dajsinanin, Kabën. Janë këta lojtarë që unë u kam dhënë besim dhe mos t’ju duket çudi që pas dy vitesh t’i shikoni në kampionate shumë të forta. Janë lojtarë që kanë cilësi dhe atëherë do të më kujtoni dhe do thoni që kam bërë shumë mirë që i kam aktivizuar”.

/Sportekspres/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
SPORT

Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë

19:41 : 13/11/2025
RAJONI

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

19:27 : 13/11/2025
AKTUALITET

‘Paralizohet’ Tuneli i Llogarasë

19:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë/ Dera e autobusit të Kamzës i këput këmbën të moshuarës

19:09 : 13/11/2025
AKTUALITET

Akuzohet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloa, kush janë anëtarët e familjes Hysa

18:57 : 13/11/2025
Para

Ndëshkimi i rëndë i Hollandës/ Fajin e ka…

TË GJITHA

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025

Andorra-Shqipëri/ Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohen kuq e zinjtë

19:41 : 13/11/2025

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

19:27 : 13/11/2025

‘Paralizohet’ Tuneli i Llogarasë

19:25 : 13/11/2025

E rëndë në Tiranë/ Dera e autobusit të Kamzës i këput këmbën të moshuarës

19:09 : 13/11/2025

Akuzohet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloa, kush janë anëtarët e familjes Hysa

18:57 : 13/11/2025

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

18:50 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com