• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata pranoi padinë e “Venusit”, Autoriteti i Dosjeve lajmëron apelimin: Lidhja me ish-Sigurimin që në gjimnaz

18:08 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata Administrative ka pranuar kërksë padinë e prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Pas pranimit të padisë së anëtarit të KLP, Bujar Sheshit nga gjykata, ka reaguar edhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

AIDSSH paralajmëron apelimin e vendit, ndërsa shprehet se provat që zotërojnë për Sheshin janë të qarta. Sipas AIDSSH, Bujar Sheshi ka pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit që në gjimnaz.

“Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë, përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas “Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.

DEKLARATA E PLOTË

Tiranë, më 12 prill 2019 – Sot, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, ka vendosur Pranimin e Padisë së paraqitur nga z. Bujar Sheshi me objekt Shfuqizimin e Vendimit nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit.

Lexo edhe:

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin  e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019, sipas të cilit është vendosur se:

  1. Bujar Sheshi (Shesha), i datëlindjes 15.12.1957, vendlindja Tiranë, në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29, pika 2, gërma c, të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë – Rini, por nga verifikimet e deritanishme nuk disponojmë dokumente që të vërtetojnë aktivitetin e tij.
  2. b) Z. Bujar Sheshi, sipas Nenit 29, pika 2, gërma c,  të Ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si anëtar, me detyrë Hetues, në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme të Fierit që nga viti 1979.

Sipas vendimit të sipërpërmendur, z. Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person.

Mbështetur në Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, “Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qendror i gjendjes civile”.

Sa më sipër, mbi këtë bazë ligjore por jo vetëm, Autoriteti ushtroi funksionet e veta duke iu drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për informacion më të plotë për të saktësuar nëse ka persona të tjerë me këtë identitet apo gjeneralitete të përafërta me të, si Bujar Ramis Sheshi ose Shesha, në përputhje edhe me Formularin e aplikimit të plotësuar nga vetë kërkuesi, apo Bujar Rasim Shesha, sipas dokumenteve të sipërcituar.

Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë, përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas “Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme.

Provat e paraqitura nga AIDSSH, përfshirë aktet adminstrative të brendshme, të strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit, kanë vërtetuar lidhjen dhe bashkëveprimin e pakundërshtueshëm të hetuesisë me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë e dinë më së miri sidomos ata fatkeqë që kaluan kalvarin e dënimeve politike nëpër qelitë e hetuesive dhe familjarët e tyre, dosjet e të cilëve ruhen dhe administrohen pranë arkivit të AIDSSH-së.

Për sa më sipër, jemi te bindur se Vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe  kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha), paraqitur në pikën 1a) të  vendimit nr. 12 datë 22.01.2019.

Gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 të AIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që të jenë të besueshme për publikun.

AIDSSH është e vendosur ta apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, e bindur se interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:33 : 21/08/2025
AKTUALITET

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)
EKONOMI

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025
Para
Admir Murataj

Përcillet në banesën e fundit kapo i bandës së grabitësve, Admir Murataj

TË GJITHA

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:33 : 21/08/2025

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com