• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Doli duke qarë nga morgu pasi… Pse bashkëshortja e Admir Muratajt shkoi vetë në polici

12:24 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Analiza daktiloskopike e mbërritur nga Greqia provoi zyrtarisht përmes gjurmëve të gishtave se personi që mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas, ishte 47- vjeçari nga Tropoja, Admir Murataj.

Pas identifikimit të tij nga bashkëshortja dhe vëllai, identiteti i tij u vulos përfundimisht, duke lejuar tërheqjen e trupit nga morgu.

Pas përfundimit të autopsisë, familjarët tërhoqën dje trupin e 47-vjeçarit dhe menjëherë u nisën në drejtim të fshatit Çerem të Tropojës, që është edhe vendlindja e tij, ku do të zhvillohen pritjet për ngushëllim, si dhe ceremonia mortore.

Lexo edhe: VIDEO/ Vëllai i Admir Muratajt bën deklaratën e fortë: Organizatorët e grabitjes në Rinas janë nga parlamenti

Vëllai i tij Cen Murataj dhe bashkëshortja e të ndjerit ishin bashkë me familjarë të tjerë, teksa tërhoqën trupin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Të afërmit e Muratajt treguan dje se varrimi do të bëhet sot në orën 12:00 në fshatin e tij të lindjes.

Lexo edhe:

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

Poliçan/ Kodrat pranë Uzinës së Armëve përfshihen sërish nga flakët

Gruaja=Admir-Murati1-Familja

IDENTIFIKIMI

Emri i Admir Muratajt, si personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes, doli në skenë pasditen e së martës, fillimisht nga mediat greke. Sipas gazetës “Protothema”, personi i vrarë me armë zjarri nga Policia në Rinas ishte arratisur nga burgu grek i Trikallas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Nisur nga këto lajme, që më pas u publikuan edhe nga mediat vendëse, bashkëshortja e Admir Muratajt u paraqit vetë dy ditë më parë te Drejtoria e Policisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit, që të interesohej për saktësinë e këtyre informacioneve.

Kur nuk kishte arritur të komunikonte me bashkëshortin, Albana Murataj, edhe pse askush nga Policia s’e kishte thirrur apo t’i shkonte në shtëpi për ta pyetur, vendosi të shkonte vetë në Polici. Pasi nuk mori përgjigjen që kërkonte aty, ajo u drejtua për tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

E shoqëruar nga vëllai i Admirit dhe shumë familjarë të tjerë, ajo u fut vetë në morg për të identifikuar personin që kishte mbetur i vrarë të martën. Pas disa minutash, ajo doli duke qarë nga ambientet e morgut dhe që nga ky moment u kuptua se e kishte identifikuar viktimën dhe se ai ishte pikërisht Admir Murataj. Vetë Albana nuk foli për asnjë nga gazetarët që prisnin jashtë, por ishte kunati i saj, vëllai i Admirit, që konfirmoi identifikimin, duke thënë se personi i vrarë ishte vëllai i tij.

Gruaja=Admir-Murati1-Familja11

GJURMET E GISHTAVE

Ditën kur ndodhi ngjarja, Policia tha se nuk kishte mundur ta identifikonte grabitësin që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e FNSH-së. Për të mësuar identitetin e tij, viktimës iu morën gjurmët e gishtave, në mënyrë që të verifikoheshin në sistemin e të dhënave.

Nga ana tjetër, iu kërkua ndihmë edhe kompanisë “Aleat”, për të bërë një krahasim të përafërt gjurmësh, edhe pse në këtë rast mund të mos rezultonte efektiv, pasi procedura e marrjes së gjurmëve të gishtave për dokument identiteti është e ndryshme nga procedura daktiloskopike, kur një person është me precedentë penalë.

Kur në asnjërin nga rastet nuk u arrit identifikimi i tij, Policia kërkoi ndihmën e shteteve fqinje, një prej tyre edhe Greqia. Përgjigjja e mbërritur dje nga atje konfirmoi zyrtarisht se bëhej fjalë për Admir Muratajn.

/PANORAMA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

Poliçan/ Kodrat pranë Uzinës së Armëve përfshihen sërish nga flakët

19:16 : 10/08/2025
RAJONI

Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim dy djemtë e autorit

18:47 : 10/08/2025
AKTUALITET

AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24

18:24 : 10/08/2025
AKTUALITET

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

18:06 : 10/08/2025
BOTA

Shpërthen vullkani Etna në Siçili, bllokohet trafiku ajror

17:45 : 10/08/2025
Para

Rudina harron gafat e saja/ Qesh me lapsusin e të ftuarës (VIDEO)

TË GJITHA

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025

Poliçan/ Kodrat pranë Uzinës së Armëve përfshihen sërish nga flakët

19:16 : 10/08/2025

Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim dy djemtë e autorit

18:47 : 10/08/2025

AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24

18:24 : 10/08/2025

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

18:06 : 10/08/2025

Shpërthen vullkani Etna në Siçili, bllokohet trafiku ajror

17:45 : 10/08/2025

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

17:22 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com