• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Teo “i tmerrshëm”, GET OUT!

12:27 : 11/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Teo Jacobs, vëzhguesi “rebel” i Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi një “tigër prej letre” përballë drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Ai vendosi të bllokojë të gjithë shqisat e tij përballë shkeljeve flagrante në prokurores Prela, të faktuara me dokumenta zyrtare, fillimisht nga ‘Boldnews.al”, e në vijim nga kolegë të shumtë në media të tjera.

Z. Jacobs, por edhe kolegët e tij të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, vendosën të mbronin shefen e Krimeve të Rënda. Zonja Prela nuk justifikonte pasuritë e saj, nuk dha argumenta bindës se përse vetëm ajo kishte pasur “fat” në blerjen e 4 pronave me çmime shumë më të ulta se vlera e tregut. Donika Prela dhe bashkëshorti i saj nuk justifikonin lëvizje të shumta financiare, nën petkun e huamarrjeve.

Për të gjitha këto, Teo “i tmerrshëm” heshti! Vëzhguesi ndërkombëtar dhe kolegët e tij nuk e konsideruan aspak të nevojshëm rekomandimin për shkarkimin nga detyra të Donika Prelës. Për Z. Teo dhe të tjerët në ONM, seria e gjatë e problemeve të prokurores Prela me pasurinë dhe integritetin profesional ishin të “tolerueshme”.

Lexo edhe:

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Sekretari i NATO-s flet pas shkeljeve me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

Prokurori belg, z. Jacobs, ka spikatur në seancat dëgjimore që ka zhvilluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për debatet e shpeshta që ka zhvilluar me gjyqtarët e prokurorët. Në publik, ai perceptohet si njeriu që “godet fort” korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Por, e vërteta duket se është shumë larg këtij perceptimi. Teo Jacobs do të mbahet mend vetëm për batuta dhe ironi shterpë. Produkti final është vetëm zhurmë dhe asgjë më shumë.

Rasti i Donika Prelës e nxori zbuluar “shterpësinë” e ironisë së tij. Ai shkëmbeu disa batuta me Prelën. Iu drejtua prokurores shqiptare se “ndjente një shije të hidhur në gojë” për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj u ishin shmangur taksave.

Por, vetëm kaq! Teo qëndroi urtë kur kjo prokurore shqiptare, e cila është e bindur se do të drejtojë SPAK-un, shprehet publikisht dhe me arrogancë që “nuk jemi në Europë që të paguajmë taksat”.

Z. Jacobs dhe kolegët e tij të ONM-së gjenden në Shqipëri për të përafruar drejtësinë e vendit tonë me standartet e Bashkimit Europian. Të paktën kështu thuhet në letrat, në bazë të të cilave këta vëzhgues ndërkombëtarë po shijojnë “vakancat” shqiptare, me pagesa mijëra-euroshe në muaj.

Në Bashkimin Europian paguhen taksat deri në qindarkën e fundit. Edhe në Shqipëri, pjesa më e madhe e qytetarëve, ata që e njohin dhe e respektojnë shtetin, i paguajnë taksat. Nuk janë të gjithë si Donika Prela, e cila e konsideron normalitet “mos-pagimin e taksave”.

Z. Teo duket se nuk e ka kuptuar këtë gjë!

Donika Prela, gjithësesi, nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Vetingun. Ajo do të duhet të japë sqarimet e saj para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimit të Komisionerit Publik.

Ndërkohë, z. Teo e mbylli misionin e tij. Ai ka vetëm një zgjidhje për veten dhe qytetarët shqiptarë.

Të largohet nga Shqipëria. “GET OUT”, i nderuari, z. Jacobs!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
BOTA

Sekretari i NATO-s flet pas shkeljeve me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

10:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

10:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Tensione te Konferenca e Kryetarëve/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj – PS: Keni frikë

10:28 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë, ish-kryebashkiakja e komanduar e Tropojës merret e pandehur

10:28 : 30/09/2025
AKTUALITET

U lirua nga burgu për arsye shëndetësore/ Ish-gjyqtarja e bandave paraqitet në SPAK

10:20 : 30/09/2025
Para

Ralf Gjoni kërkon Lleshajn, i del Balla/ Çfarë po ndodh me ministrinë e Brendshme?

TË GJITHA

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025

Sekretari i NATO-s flet pas shkeljeve me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

10:58 : 30/09/2025

Kërcënoi motrën me thikë, arrestohet 38-vjeçari në Laç

10:37 : 30/09/2025

Tensione te Konferenca e Kryetarëve/ “Qesh Ulsiu, i duken qyfyre”, Gjekmarkaj – PS: Keni frikë

10:28 : 30/09/2025

Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë, ish-kryebashkiakja e komanduar e Tropojës merret e pandehur

10:28 : 30/09/2025

U lirua nga burgu për arsye shëndetësore/ Ish-gjyqtarja e bandave paraqitet në SPAK

10:20 : 30/09/2025

“Diella”, gjetje në imazh… një provë e vështirë në praktikë

10:12 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com