Grabitja e 10 milionë eurove ditën e djeshme në “Aeroportin e Rinasit:, ka reaguar ditën e sotme Shoqata e Bankave.
Spiro Brumbulli, sekretar I Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, është shprehur se ngjarja është shumë e rëndë, ndërsa për sigurinë në aeroporte ai ka thënë se lë shumë për të dëshiruar.
“Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli.