• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Vizita e zyrtarit të DASH, KRIIK Albania: Moment madhor për zgjidhjen e duhur e vizionare të së ardhmes demokratike të vendit

07:00 : 09/04/2019
në POLITIKE
Premto Gogo, drejtori i KRIIK ALBANIA

Premto Gogo, drejtori i KRIIK ALBANIA

KRIIK Albania është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse dhe jo-partizane e cila ka si mision mbrojtjen dhe garantimin e lirive e të drejtave të njeriut nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes demokratike si dhe nxitjes për përgjegjshmëri, transparencë e llogaridhënie të plotë të institucioneve publike dhe politike.

KRIIK Albania në bashkëpunim me apo në kuadër të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV), si një ndër organizatat themeluese dhe drejtuese të KVV, ka ndjekur në vazhdimësi zhvillimin e të gjitha proceseve politike, institucionale dhe ligjore të cilat afektojnë drejtëpërsëdrejti apo indirekt integritetin e proceseve zgjedhore dhe ecurinë e procesit demokratik në tërësi.

Në vazhdim të këtij angazhim, KRIIK ka ndjekur nga afër dhe me shumë vëmendje situatën politike dhe institucionale në vend veçanërisht pas krizës së pranverës 2017, krizë e cila shënon si zgjatim dhe produkt të saj situatën e paprecedentë dhe të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet sot vendi.

Përpjekjet shtetformuese dhe reformat e mëdha që janë duke u kryer janë një kontribut i pamohueshëm dhe i drejtëpërdrejtë, veçanërisht i dy forcave politike më të mëdha e liderëve të tyre, sikundër është edhe qasja e re proaktive e ndjekur pas vitit 2013 në komunikimin institucional e politik, por që nuk arriti të jetë një dialog dhe komunikim i hapur e gjithëpërfshirës mbi baza të forta të parimeve demokratike e shtetformuese, larg dakortësive të mbyllura e të ngushta.

Retorika e ashpër politike, gjuha e fortë konfliktuale e përdorur nga liderët politikë dhe qasjet e njëanshme radikale të ofruara si zgjidhje prej krerëve të të dy partive të mëdha PS e PD, jo vetëm që nuk kanë bazë të fortë vlerash e parimesh demokratike por vështirësojnë shumë çdo qasje tjetër dhe nuk lënë asnjë shteg për zgjidhje.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

Në një situatë kur fryma e parimeve demokratike e kushtetuese të jetësuara nga populli shqiptar në Kushtetutën e Republikës është vënë në pikëpyetje, kur pushteti parlamentar e ai ekzekutiv është shndrruar në një pushtet të njëanshëm politik dhe kur pushteti gjyqësor është në një proces të thellë reformimi e pjesërisht jofunksional, çdo vazhdimësi e kësaj sjellje në këtë trend jo vetëm që dëmton rëndë projektin shtetformues shqiptar por mund të çojë në separatizëm dhe konliktualitet të gjerë shoqëror.

Raportet e fundit të institucioneve ndërkombëtare, sidomos ai i situatës së të drejtave të njeriut dhe Raporti i Strategjisë për Kontrollin Ndërkombëtar të Narkotikëve të Departementit të Shtetit vënë theksin tek situata serioze dhe problematikat e mëdha me të cilat duhet të përballen demokracia dhe institucionet e brishta të shtetit shqiptar.

Është koha që e gjithë klasa politike në vend, veçanërisht partia Socialiste dhe ajo Demokratike të marrin me seriozitet dhe maturi të lartë përgjegjësitë që iu takojnë. Kjo situatë është, as më shumë dhe as më pak, një meritë dhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e tyre dhe veçanërisht e dy kryetarëve të tyre. Tranzicioni 27 vjeçar, krizat ciklike politike dhe institucionale si dhe zgjidhjet dritëshkurtra jovizionare duhet të marrin fund.

Kjo mazhorancë dhe kjo opozitë, në rradhë të parë, por edhe gjithë klasa politike dhe mbarë elita e vendit duhet të marrin përgjegjësitë përballë të ardhmes së vendit duke treguar pjekuri e kulturë europiane duke filluar përpjekjet për ndërtimin e një platforme zhvillimi politik e institucional afatgjatë, vizionar e gjithëpërfshirës të ngritur dhe bazuar mbi një sistem vlerash që farkëtohet në vazhdimësi prej procesesh zgjedhore të lira e të ndershme që sigurojnë dhe pasqyrojnë vullnetin e lirë e të pandikuar të shtetasve; një sistem politik të hapur dhe mbështetës ndaj alternativave të mendimit apo kandidimit;  një sistem me institucione të konsoliduara, transparente e llogaridhënëse dhe të varuara vetëm nga zbatimi me koherencë, në mënyrë të plotë dhe të barabartë të ligjit; një sistem me një shoqëri të informuar dhe mbrujtur me parimet e kulturës demokratike ku kryefjalë mbetet përgjegjësia, moraliteti dhe integriteti individual, politik e institucional dhe që ka besim dhe mbështet një sistem drejtësie të pavarur, të pastër, të pandikuar e funksional.

Dialogu i menjëhershëm midis dy liderëve, Kryetarit të Partisë Socialiste Z. Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, i hapur e gjithëpërfshirës, për zgjidhjen e krizës së të ardhmes demokratike të vendit është një dosmosdoshmëri.   Një dialog i cili përpos sigurimit të vlerave dhe lirive demokratike, të sigurojë pandalshmërinë dhe mbështetjen pa rezerva të procesit të reformës në drejtësi, proceseve të tjera madhore si ai i dekriminalizimit apo i kulturës së vetingut në të gjitha hallkat me rol dhe ndikim në projektin shteformues, si edhe luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Politika shqiptare dhe aktorët me ndikim duhet të vlerësojnë se një ndër kontributet, me të cilat Shqipëria të mund të shprehë mirënjohjen ndaj mbështetjes në vazhdimësi prej partnerëve ndërkombëtarë veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vendeve të Bashkimit Europian, duke u bërë vërtet lider dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë,  është jetësimi dhe manifestimi në të gjitha hallkat e shoqërisë i vlerave më të mira të parimeve dhe lirive demokratike duke manifestuar një demokraci funksionale dhe të gjallë.

Duke vlerësuar vizitën e sotme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit z. Matthew Palmer si një mundësi të artë dhe në kohën e duhur, KRIIK nxit dhe beson tek pjekuria dhe vizioni i secilit prej dy liderëve z. Rama dhe z. Basha që nëpërmjet një dialogu të sinqertë, transparent e gjithëpërfshirës të ofrojnë zgjidhjen e duhur e vizionare për të ardhmen demokratike të vendit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

VIDEO/ Bregu i Lumit, policia ndërhyn dhunshëm ndaj banorëve, përgjaket i moshuari…

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com