• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lleshpërdorja si paaftësi servile dhe Sigurimi i Shtetit

16:21 : 09/04/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE


Nga Basir Çollaku

Agron Tufa në detyrën e kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit ka publikuar shpesh disa dosje të rënda, përmbajtja e thelbit të pushtetit zgjatues të kohës së diktaturës, duke kulmuar me Spartak Brahon, prokuror vrasës, sot deputet.

Më tej Tufa deklaroi se së paku 519 oficerë të Sigurimit të Shtetit janë kthyer në polici, në Shërbimin Informativ dhe agjenci të tjera të zbatimi të ligjit.

Gjithashtu kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Antikomunistë Nebil Çika, ka përmendur mes të tjerëve kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si pjesë reale e kësaj arme Sigurimi të Shtetit, me dosje konkrete, bashkëpunëtor dhe drejtues ministrie më vonë, që diku strehohet por komisionet janë të pamundur të publikojnë materialet.

Ai gjendet në Vjenë si numri dy i shtetit duke lobuar hapje negociatash. Thjesht nuk ka përballë homologët e Gestapos. Ironi leshi. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi oficer i Sigurimit të Shtetit, sipas Autoritetit të Dosjeve, ka pezulluar vendimmarrjen e Këshillit duke ia lënë çuditërisht Gjykatës Administrative ndonjë marifet shpëtues.

Lexo edhe:

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Reagimi agresiv erdhi nga deputeti Spartak Braho prokuror sigurims marrës vendimi me vdekje, për njerëz të padenjë të jetojnë një tmerr genocide, sipas tij sepse janë të deklasuar, antikomunistë. Ky ka qenë pallavra arsyetuese e njeriut vrasës me vendime partie.

Nurihan Seiti, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ka qenë prokurore e kohës së diktaturës e procesit kundër Aleksandër Zarka, i dënuar me 10 vjet burgim në vitin 1989, pasi i pandehuri nuk ka shprehur dashuri për Enver Hoxhën.

Në Këshillin Gjyqësor ka mjaft të dyshuar të përfshirë në drejtësinë e vjetër për arsye të ngjashme. Komisionerët e vettingut, përveç diskutueshmërisë së skajshme profesionale, vijën thuajse në masë të plotë nga ndërmarrje shtetërore, apo zyra të mazhorancës, duke e bërë procesin më shumë një sallatë pushtetit, sesa një filtër shteti. Sherbeti ndërkombëtar urues është më së shumti rigon në këtë drejtim…

Po Ministri i brendshëm Sandër Lleshi ku gjendet në këtë histori?!

Mbetemi të kjo infrastrukturë e kontrolluar e për të folur për rendin dhe sigurinë, të drejta të administruara nga keqpërdorues të dënueshëm, të cilët janë subjekt i drejtësisë së pa dhënë. Ministri Lleshi-Lleshaj, erdhi dhunshëm në këtë detyrë, pas refuzimit fillestar nga Presidenti, nga dyshimet për dosje të pazbuluara për të shkuarën e detyrës së tij, për lidhje, njohje, apo shërbime, të cilat janë një telash serioz. Por dikush i mbuloi dhe Lleshi-Lleshaj ka nisur shpërblimin duke shkelur ligjin dhe ushtruar dhunë tej parashikimeve humane dhe ligjore. Duke mbrojtur investime e tendera të paligjshëm, Ramës i duhet një zjarrfikës i bindur.

E nisi me Unazën e Re duke shtuar dhunën ndaj banorëve për të hapur rrugë një tenderi marramendës grabitës në dhjetëra milionë dollarë. Vazhdoi me tubimet, protestat e opozitës. Tashmë gazi lotsjellës po zëvendëson Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Policia thotë kam nisur hetimet, kam nisur procedimin penal, Garda ka nisur të hetojë. Janë këto njoftime turpi e absurde të një strukture e cila nuk ka tagër ta bëjë aspak atë çka shkruan në shkresa zyrtare.

Sigurimsat shefa të Lleshajt, shkruajnë dhe ai lexon, sepse ata mendojnë njëlloj se Partia heton gjykon dhe vendos. Gaz lotsjellës e helmues dhe nw qendra të banuara, në një rreze ku s’ka asnjë protestues. Nga Parlamenti gazi shkon te 9-katëshet, te rruga e Elbasanit, ndoshta me leje sigurimsash dhe në Kinostudio apo Kombinat.

Lleshi merr vendim të fusë ushtarakët special në polici, merr vendim të bëjë polici shtetërore private, se ndoshta është skema zgjedhore në projeksion. Bandat ndërkohë bëjnë batërdinë sipas qejfit. Pasi sheh plot lumturi Saimir Tahirin në karaoke, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafik droge, Lleshi dërgon policinë në Breg të Lumit shemb banesat e oreksit Veliaj, hedh mbi gra e fëmijë gaz helmues e lotsjellës, arreston e shoqëron, kontrollon pa mandate gjykate, por vetëm mandate partie.

Natyrisht Prokuroria ndoshta në pafuqinë e vettingut, as ka forcën e duhur të merret me këto detaje të rëndësishme të ligjit të shkelur, ku rrezikohen jetë njerëzish. Për krimet e Rënda, rëndësi ka të mos rrezikohen tendera e koncensione, investime të bashkëvjedhura mes pushtetit dhe oligarkëve, njerëzve me rekorde kriminale tashmë burra nderi të tenderave.

Sigurisht mos u habisni. Sigurimi i Shtetit pasi është fuqizuar ekonomikisht përtej parashikimeve është rikthyer për të mbajtur krejt rehat pushtetin. Ka emëruar njerëzit e tij vartës dhe bën ekzekutive skemën e tij. Lleshi është një ndër të përdorurit keq, për shkak dhe të paaftësisë së tij servile në të shkuarën e afërt apo më tej. Dhe mos mendoni se Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, e të tjera të rriskuara drejt shpërbërjes janë rastësi, është thjesht marrëzi e deleguar…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025
BOTA

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025
RAJONI

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025
AKTUALITET

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025
Para

Meta reagon ashpër për situatën me banorët e Bregut të Lumit

TË GJITHA

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com