• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionet në shëndetësi, 311 milionë euro për 4 kontrata/ Ja çfarë mund të bëhej me këtë shumë

09:09 : 07/04/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione gjatë dekadës në vijim. Por nëse kjo shumë do të investohej në shërbimet e sektorit publik, padyshim që Shqipëria do të kishte shërbimet mjekësore më të mira në rajon dhe njësoj si në vendet e zhvilluara.

Një ish-ministër i Shëndetësisë, në kushtet e anonimatit, tha se me këtë shumë, vendi do të kishte të paktën 5 qendra të mëdha spitalore dhe do të plotësonte të gjitha nevojat e shërbimit parësor me pajisje mjekësore si laboratorë, eko, skanerë etj.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ndër vite. Me këto financime, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës. Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që sipas Bankës Botërore, që ka bërë këtë matje, është niveli më i lartë në Europë.

Nisur nga kjo situatë, Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar rritjen e financimeve për sektorin gjatë viteve në vijim në mbi 3,5% të PBB-së nëpërmjet politikës së koncesioneve. Por analiza e çmimeve tregon se kostoja (pa analizuar cilësinë e shërbimit) është shumë e lartë.

Koncesioni i CheckUp, që nisi punë në shkurt të vitit 2015, në të cilin ka bërë edhe të gjitha investimet, arriti të realizojë një fitim vjetor prej 46 milionë lekësh, ose rreth 300 mijë eurosh. Kompania, ndërkohë, mori dyfishin e pagesave për kontrollin e 475 mijë personave, pavarësisht se realisht ishin drejtuar për kontroll tek checkup vetëm 240 mijë persona. Qeveria e paguan kompaninë me 12 euro për çdo kontroll, teksa pjesa më e madhe e analizave kushtojnë në laboratorët privatë jo më shumë se 3 euro.

Lexo edhe:

Denoncimi i gazetarit: Qeveria po ndërton hotel në QSUT, por Onkologjiku ka vetem 19 poltronë

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

Koncesioni i shërbimit të sterilizimit të sallave është një tjetër shpenzim nga arka e shtetit me kosto të larta – vlerësojnë specialistët. Kompania Saniservis, e cila ka fituar koncesionin 12,3 miliardë lekë për periudhën 2016-2025, u regjistrua në QKB në korrik të 2015, duke raportuar vetëm detyrime, rreth 35 milionë lekë në bilancin dhe asnjë të ardhur. Për çdo operacion që ofrohet në sallat shqiptare të operacionit, Saniservis paguhet 37,700 lekë për ndërhyrjet me intensitet të lartë, 22,300 lekë për ndërhyrjet me intensitet të mesëm, 13,900 lekë për ndërhyrjet me intensitet të ulët dhe 266 lekë për ndërhyrjet dhe 266 lekë për paketimet.

Për rrjedhojë, kostoja e sterilizimit të sallës në një operacion normal është 275 euro, duke rezultuar një shërbim më i shtrenjtë se kirurgjia. Burimet konfidenciale nga një spital privat pohuan se kosto e sterilizimit në spitalin e tyre është disafish më e ulët, teksa infeksioni spitalor është zero. Për shkak të kësaj skeme në spitalet publike, kushton më shumë sterilizimi i veglave se sa operacioni, po të marrim në konsideratë pagesat e punonjësve të shëndetësisë në një muaj.

Gjithashtu është vënë në funksion shërbimi i dializës për periudhën 2016-2025, me vlerë 9.47 miliardë lekë (70 mln euro). QSUT kishte kontratë me spitalet private dhe paguante një tarifë fikse për çdo të sëmurë me dializë që merrte shërbim nga spitalet private dhe në këtë mënyrë, kostot kanë qenë më të ulëta se aktualisht. Koncesioni i laboratorëve është i katërti që po aplikohet në sektorin e shëndetësisë dhe për të njëjtin shërbim, ofron shpenzime nga buxheti tre herë më të larta se aktualisht, por kontrata është ende pezull, për shkak se nuk ka hyrë në fuqi. /Monitor/

Etiketa: investimeKoncensionetshendetesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Qeveria po ndërton hotel në QSUT, por Onkologjiku ka vetem 19 poltronë

11:20 : 17/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025
AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
Para

Protestat e opozitës, nis përgatitja e strukturave të PD/ Ja çfarë pritet…

TË GJITHA

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

20:54 : 17/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

20:47 : 17/11/2025

Zbulohen emrat e disa prej banorëve të Big Brother VIP 5

20:38 : 17/11/2025

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

20:28 : 17/11/2025

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com