Aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës. Gjatë aritmisë, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të çrregullt.
Aritmia, nga vetë emri, është një ritëm i çrregullt i zemrës.
Ka shumë shkaqe, por më kryesore do të përmendim sëmundjet e lindura apo të fituara të zemrës.
Gjithashtu shkaqe të tjera të rëndësishme janë: hipertiroza, përdorimi i tepruar i alkoolit dhe i duhanit, përdorimi i ilaçeve farmaceutike me efekte anësore, si dhe stresi emocional.
Për më tepër, gratë shtatzëna dhe ata që vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirur ndaj këtij problemi.
Aritmia është në fakt një simptomë në vetvete.
Megjithatë, atë mund ta shoqërojnë simptoma të tjera, të tilla si fryma dhe ndjesi e ngushtimit në fyt.
Në disa raste, aritmia e zemrës mund të jetë një simptomë e një gjendjeje më të rëndë të zemrës, sidomos kur shoqërohen nga simptoma të tilla si marramendje, vilani, shikim i paqartë, dhimbje në gjoks, djersitje, përzierje dhe të vjellja.
Në vijim, gazeta “Super Shëndeti” ju njeh me 10 trajtime natyrale, që mund t’i realizoni me lehtësi në shtëpi.
KOLLITJA
Kollitja e fuqishme për disa minuta mund të ndihmojë në zbutjen e modelit të aritmisë.
Ajo shkakton presion të shtuar në kraharorin tuaj, e cila e kthen zemrën tuaj në një ritëm normal.
Kjo nuk është një masë parandaluese, nuk duhet të kollitemi për të parandaluar aritminë.
Do ta përdorim këtë metodë vetëm pasi është shfaqur aritmia e zemrës.
FRYMËMARRJE E THELLË
Një frymëmarrje e thellë është një nga mënyrat më të mira për të luftuar aritminë e zemrës.
Ndihmon në lehtësimin e ankthit, si dhe në një krizë paniku dhe, nga ana tjetër, ndihmon normalizimin e ritmit të zemrës.
Frymëmarrja e thellë ndihmon në relaksimin e trupit dhe rrit furnizimin e trurit me oksigjen.
– Uluni në një vend të rehatshëm në pozicionin këmbëkryq.
Merrni frymë ngadalë dhe thellë përmes hundës, duke e lejuar barkun tuaj të zgjerohet në çdo frymëmarrje.
Nxirrni frymën ngadalë përmes gojës.
Përsëriteni për disa minuta derisa ritmi i zemrës tuaj të ngadalësohet.
Gjithashtu mund të bëni rregullisht yoga dhe meditim për të parandaluar aritminë e zemrës.
UJI I FTOHTË
Mungesa e lëngjeve mund ta bëjë zemrën më të prirur ndaj rrahjeve të parregullta, ndaj ju sugjerojmë të pini një gotë me ujë të ftohtë për të ndihmuar në rivendosjen e rrahjeve normaletë zemrës suaj.
Gjithashtu do të ndihmojë në uljen e stresit, ankthit dhe marramendjes.
Shpërlarja e fytyrës tuaj me ujë të ftohtë, gjithashtu mund të funksionojë mirë për aritminë dhe në çaste paniku.
Ju gjithashtu mund të bëni një dush të ftohtë.
Uji i ftohtë ndihmon në goditjen e sistemit tuaj nervor, i cili ndihmon që zemra juaj të kthehet në normalitet.
MELASË E ZEZË
Fjala melasë rrjedh nga melako (në portugalisht), e cila ishte, nga ana tjetër, një mbetje e “mel” që në latinisht do të thotë mjaltë.
POR Melassa nuk është në fakt mjaltë, por një shurup i trashë dhe vjen në forma të ndryshme.
Melassa që vjen nga panxhari i sheqerit ka një shije të fortë dhe shpesh nuk konsiderohet e pëlqyeshme për konsum njerëzor si shije, por në vlera ushqyese dhe kuruese është e fortë.
Melasa e zezë (e gjeni në supermarkete, dyqane bimore e dyqane të erëzave etj) është një zgjidhje e thjeshtë për të kontrolluar aritminë.
Melasa përmban një numër mineralesh esenciale si kalcium, magnez, mangan, kalium, bakër, hekur, fosfor, krom, kobalt dhe natrium.
Është një burim i mirë i energjisë, i karbohidrateve dhe përmban edhe sheqerna.
Përveç kësaj, ajo ofron vitamina të ndryshme të tilla si niacin (vitamina B-3), vitaminë B-6, tiaminë dhe riboflavin.
Pikërisht për shkak të këtyre përbërësve, melasa ndihmon në parandalimin e këtyre mangësive ushqimore në trup, që mund të shkaktojnë rrahje të shpejta zemre.
Kjo është veçanërisht e mirë për trajtimin e anemisë, një nga shkaqet kryesore të aritmisë së zemrës.
– Përzieni 1 lugë gjelle melasë të zezë, në një gotë me ujë dhe pijeni.
– Një tjetër alternativë është përzierja e 2 lugë çaji prej melasës të zezë dhe uthullës të mollës në një gotë uji.
Ndiqni njërën nga këto mënyra, një herë në ditë, derisa të stabilizoheni
SHTONI SASINË E SË MAGNEZIT
Mungesa e magnezit në trupin tuaj mund të shkaktojë aritmi të zemrës.
Ky mineral siguron funksionimin normal të zemrës dhe sistemit nervor, si dhe qarkullimin më të mirë të gjakut në trup.
– Hani ushqime të pasura me magnez si spinaqi, lakër jeshile, kale dhe perime të tjera jeshile; arra si bajamet dhe; fara si farat e susamit dhe farat e kungujve; kuinoa; qull tërshëre; gjalp kikiriku; peshk ujë; avokado; banane; çokollatë të zezë dhe kos me përqindje të ulët yndyre.
– Ju gjithashtu mund të merrni shtojcave të magnezit, 350 mg në ditë.
Megjithatë, bisedoni me mjekun tuaj për të siguruar që ju të merrni dozën e saktë për gjendjen tuaj.
KANELLA
Një ilaç tjetër efektiv në shtëpi për aritminë e zemrës është kanella. Ajo përmban lëndë minerale dhe lëndë ushqyese të shumta, duke përfshirë mangan dhe kalium që janë të mira për zemrën. Kjo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zemër, parandalon e grumbullimin e tepërt të lipoproteinave me dendësi të ulët (kolesteroli i keq) dhe redukton presionin e lartë të gjakut.
– Përzieni 1 lugë çaji pluhur kanelle, në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni atë. Mund ta bëni këtë 2 herë në ditë, para ushqimit mundësisht.
– Përndryshe, përzierjeni së bashku 1 lugë çaji secili pluhur kanelle dhe 1 lugë çaji mjaltë (mund të shtoni edhe pak kokrra murrizi të kuq). Merrni njërën nga këto pëzierje një herë në ditë, për disa ditë radhazi, derisa të ndjeni përmirësim.
SANËZA
Sanëza apo bima e Gentianës siç quhet ndryshe. Për aritminë e zemrës për shkak të krizave të panikut apo anktht, sanëza është një ilaç i mirë, sipas botanistëve. Efekti relaksues i sanëzës ju ndihmon të qetësoheni dhe të rivendosni rrahjet normale të zemrës tuaj. Përveç kësaj, ajo ndihmon për një gjumë të mirë.
– Shto 10 pika të tretësirës me sanëz, në një gotë me ujë dhe pijeni atë për lehtësim të shpejtë.
– Ose: Bëni çaj nga sanëza, konsumojeni 2 gota në ditë, pas ushqimit.
Ju gjithashtu mund të merrni shtesat e sanëzës për disa javë, si një masë parandaluese. Konsultohuni me një mjek për dozimin e duhur dhe mos e merrni këtë shtesë për më shumë se disa javë.
Shënim: Kjo barishte nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
MURRIZI
Bima e murrizit është një tjetër barishte efektive për trajtimin e aritmisë të zemrës. Kjo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në zemër dhe përmirëson kontraktimet e muskujve të zemrës, duke ndihmuar në qëndrueshmërinë e rrahjeve të zemrës.
– Bëni çaj nga murrizi, mund të përdorni lulet, gjethet, kërcellin, pra bimën e grimcuar. Pini 2 gota në ditë, pas ushqimit, për 4-6 javë, pastaj pushoni 1 muaj minimalisht para se ta rifilloni
– Ju mund ta merrni këtë barishte edhe në formë suplementi. Doza e përgjithshme është nga 160 në 900 mg në ditë dhe merret për 3 deri në 24 javë. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni këtë shtojcë pasi mund të ndërveprojë me barna të caktuara. Plus, kjo barishte mund të mos jetë e përshtatshme gjatë shtatzënisë.
NENEXHIKU
Nenexhiku është gjithashtu një barishte e mrekullueshme që duhet përdorur për aritminë e zemrës. Ajo ka një efekt tonik në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Për më tepër, ai punon si një lehtësues i organizmit dhe ndihmon në zvogëlimin e ankthit. Gjithashtu mund të ndihmojë në normalizimin e një tiroideje tepër aktive.
– Shtoni 1 lugë çaji nenexhik të thatë në një gotë me ujë të nxehtë. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 5 deri në 10 minuta. Pini një gotë me këtë çaj sa herë që ndieni aritmi. Gjithashtu, përfshini nenxhikun në gatim ose merrni një shtojcë pasi të konsultoheni me mjekun tuaj.
MANOVRA VALSALVA
Kjo teknikë e lashtë mund të ndihmojë në rivendosjen e një rrahje të shpejtë të zemrës në rrahje normale.
Ajo shkakton ndërhyrje fizike që nxit nervin e dhjetë (nervi vagus).
Kjo nga ana tjetër çon në ngadalësimin e shkallës së zemrës.
Manovra Valsava e ka marrë emrin nga anatomisti Antonio Maria Valsalva (1666 – 1723).
– Si të bëjmë manovrën valsava për të parandaluar aritminë?
Së pari, kapni hundën, mbyllni gojën dhe pastaj përpiquni të merrni frymë me forcë.
Kjo do të përshpejtojë rrahjet e zemrës dhe pastaj të ngadalësojë rrahjet.
Shënim: Nëse keni sëmundje të zemrës, mos e përdorni këtë metodë.
KËSHILLA SHTESË QË MENAXHOJNË ARITMINË
– Konsumoni më shumë perime të gjelbra dhe fruta të freskëta.
– Mundohuni të identifikoni shkaktarët e aritmisë tuaj dhe përpiquni t’i shmangni ato.
– Kufizoni ose ndaloni pijet alkoolike.
– Shmangni ushqimet që përmbajnë kafeinë si kafe, çokollatë dhe pije të gazuara.
– Mos pini duhan ose mos përdorni produkte të duhanit.
– Shmangni drogat ilegale, siç janë kokaina dhe amfetamina, pasi ato mund të shkaktojnë aritmi.
– Mbani nën kontroll vlerat e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.
– Pini një sasi të mjaftueshme të ujit, pasi dehidratimi mund të çojë në aritmi.
– Bëni të paktën 20 minuta stërvitje aerobike 3 ose 4 herë në javë. Ecja, vrapimi dhe sportet e tjera janë të gjitha zgjedhje të shkëlqyera.
– Mbani nivelin e stresit sa më të ulët me ndihmën e meditimit, yogës dhe teknikave të tjera të relaksimit.
– Flini të paktën 6 deri në 7 orë gjumë çdo natë.
– Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përshtasni mjekimin ose të merrni ndonjë supplement të ri.