Në lagjen ” Beqir Dardha” , Elbasan në banesën e saj dyshohet se është vetëvarur shtetasja H.P., 86 vjeçe, e cila është gjetur e pa jetë nga fqinjët.
Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa e moshuara raportohet se jetonte e vetme në banesën e saj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.