• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku e bën “rutinë”, shkel ligjin për zgjedhjen e anëtarit të KLP

14:34 : 03/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

E zënë me “ethet” e garës për një mandat të plotë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka harruar të zhvillojë procedurat për plotësimin e vakancës në Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e krijuar pas shkarkimit të ish-anëtares Antoneta Sevdari.

Marku, e cila ka detyrimin ligjor për të organizuar Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ka kaluar çdo afat ligjor, ndërkohë që, deri në momentin e këtij shkrimi, më 3 Prill 2019, ende nuk ka nxjerrë asnjë vendim se si do të vijojë procesi.

Prokurorja Antoneta Sevdari, e përzgjedhur edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkak të problemeve me Vetingut, në dt. 28 Shkurt 2019.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në zbatim të detyrimeve ligjore, në 6 Mars shpalli thirrjen për kandidatët nga prokuroritë e shkallëve të para, të cilët synonin vendin e lënë vakant nga Sevdari.

Lexo edhe:

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

Afati ligjor 15-ditor për dorëzimin e aplikimeve përfundonte në datë 21 Mars 2019. Nga ky moment, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme kishte 7 ditë kohë për të verifikuar kushtet ligjore të kandidatëve, nëse do të kishte të tillë dhe më pas duhet të njoftonte zhvillimin e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve. Ky njoftim duhet të ishte bërë në datë 28 Mars 2019.

Por, edhe pse ka kaluar rreth një javë nga limiti ligjor, Arta Marku i ka “harruar” afatet ligjore, duke cënuar në këtë mënyrë plotësimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marku, e cila ka nisur fushatën e kritikave ndaj kolegëve të saj në analizat vjetore, tashmë është duke përgatitur aplikimin për Prokurore të Përgjithshme me mandat të plotë.

Ndoshta, për këtë arsye, ajo nuk po u jep rëndësi detyrimeve ligjore, të cilat i ka përgjegjësi direkte.

“Boldneës.al” raportoi më parë se, në përfundim të procesit të aplikimit, vetëm një kandidat kishte shprehur interes për postin vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vatë Staka, prokuror në Shkodër dhe njëkohësisht ish-kandidat për në KLP në procedurën e zhvilluar në Dhjetor 2018, ka shprehur sërish vullnetin për të qenë në strukturën më të rëndësishme vendimmarrëse të karrierës së prokurorëve.

Arta Marku, megjithëse ka shkelur çdo afat ligjor, ka dy opsione: Të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për të votuar vetëm emrin e Vatë Stakës; ose, të rishpall thirrjen për kandidatë të rinj. Varianti i dytë është më i mundshëm, pasi gara vetëm me një kandidat do të jetë fiktive dhe kosto e lartë për të gjithë prokurorët, të cilët do të duhet të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të votuar vetëm një emër.

Kjo situatë nuk është e re për institucionin e Prokurorisë. Në procedurën e parë, nga e cila u zgjodh KLP-ja që është aktualisht në detyrë, mungonte një kandidat nga prokuroritë në nivel Apeli.

Por, edhe për procedurën e dytë, pra për ri-thirrjen për kandidatë të rinj, Arta Marku ka shkelur sërish afatet ligjore. Kjo thirrje duhet të bëhej 3 ditë pas përfundimit të periudhës së aplikimit.
Në çdo rast, Kryeprokurorja e Përkohshme është në shkelje të ligjit. Por, mesa duket, edhe pse e ka shndërruar në ‘rutinë” abuzimin me ligjin, Arta Marku vijon të qëndrojë në detyrë, e pashqetësuar.

Lajme të lidhura

BOTA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025
AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
SPORT

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025
SPORT

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025
Para

ALARM! 6 shtete i tërheqin mbrapsht porositë, ky frut rezulton me listeri

TË GJITHA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com