• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasjet në Shkodër/ Bushati i Policisë iku. Po Ylli i Arta Markut?

10:01 : 02/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u kujdes t’ia lajmëronte ai vetë medias se Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, kishte larguar nga detyra kryepolicin e Shkodrës, pas dështimit total për zbulimin e autorëve të 11 atentateve të përgjakshme të ndodhur në muajt e fundit në qytetin verior.

Vehbi Bushati u largua nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe u zëvendësua nga drejtori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Niko Brahimaj. Sipas Lleshajt, Brahimaj, me përvojën e tij, do të sjellë një impuls të ri në luftën kundër krimit në Shkodër.

Lleshaj nuk e tha, por është e qartë që Policia e Shkodrës ka dështuar në hetimin e autorëve të atentateve mafioze. Por, Policia nuk është e vetme në këtë dështim. Një peshë të madhe të përgjegjësisë ka edhe Prokuroria lokale.

Lexo edhe:

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

Prokuroria e Shkodrës, prej rreth një viti, drejtohet nga Ylli Pjetërnikaj. Një prokuror me përvojë minimaliste dhe asnjëherë në poste drejtuese, Pjetërnikaj u katapultua në krye të asaj prokurorie nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, në mënyrë anti-ligjore.

Në Maj 2018, Marku transferoi, në mënyrë anti-ligjore, drejtuesin e emëruar të Prokurorisë së Shkodrës, Anto Martini, drejt Prokurorisë për Krime të Rënda. Vendin e Martinit ia rezervoi Ylli Pjetërnikajt, i cili nuk plotësonte as kushtet formale për të qenë drejtues prokurorie.

Gjatë kohës që Pjetërnikaj drejton Prokurorinë e Shkodrës, qyteti është tronditur në mënyrë periodike nga vrasjet në zona të populluara të kryeqendrës së Veriut. Deri më tani, numërohen 11 atentate të përgjakshme, të gjitha pa autor, madje edhe pa identifikimin e personave përgjegjës.

Shkodranët e dinë shumë mirë se kush janë ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e këtyre atentateve mafioze, të cilat e kanë shndërruar Shkodrës në një “Palermo” të viteve ‘60-’70.

Por, si Policia e drejtuar nga Vehbi Bushati, ashtu edhe Prokuroria e drejtuar nga Ylli Pjetërnikaj kanë “dështuar me sukses” për të rikthyer qetësinë e banorëve të qytetit.

Pas largimit të njërit prej përgjegjësve të dështimit, Vehbi Bushati, tashmë është radha e Prokurorisë për të marrë masa për përmirësimin e situatës hetimore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili tashmë është përgjegjës për emërimet, transferimet e komandimet e prokurorëve, ka për detyrë që të japë kontributin e tij në rritjen e efikasitetit të hetimeve në Shkodër.

\Ylli “i shuar” i Arta Markut është vendosur në atë detyrë, në mënyrë të kundërligjshme nga Kryeprokurorja e Përkohshme. Gjithashtu, ai po vijon të qëndrojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Shkodrës, po në mënyrë të kundërligjshme.

Ligji për Prokurorinë parashikon se prokurorët mund të qëndrojnë të “caktuar përkohësisht” në detyra të tjera nga vendi ku kanë emërimin, për një periudhë 3-mujore.

Pjetërnikaj, megjithëse nuk plotëson kriteret formale ligjore për të qenë drejtues, gjithashtu ka përfunduar edhe afatin 3-mujor për “caktimin e përkohshëm”.

Ndaj, është detyrë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që, duke rikthyer ligjshmërinë në “komandimin” e pavlefshëm të Pjetërnikajt në Shkodër, t’i japë njëkohësisht një impuls të ri situatës hetimore në kryeqendrën e Veriut.

Lajme të lidhura

BOTA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025
AKTUALITET

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025
BOTA

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025
AKTUALITET

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025
BOTA

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025
Para

Kryeministri i Ballkanit nominohet nga Papa për çmim Nobel

TË GJITHA

Skandal kibernetik në Britani, ekspozohen të dhënat e refugjatëve afganë

10:19 : 16/08/2025

Nga gomonia, duke shitur kokainë në rrugë/ Daily Mail publikon historinë e Elvis Zotos në Angli

10:09 : 16/08/2025

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

09:49 : 16/08/2025

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

09:38 : 16/08/2025

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

09:28 : 16/08/2025

Trump bisedë të gjatë telefonike me Zelenskyn, pas takimit me Putinin

09:13 : 16/08/2025

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com