• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Humbja e rëndë e Erdoganit dhe urimet absurde të Ramës

10:36 : 02/04/2019
në BOTA, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Enver ROBELLI

Autokrati turk Rexhep Taip Erdoan ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Për t’ia bërë qejfin atij ia kanë uruar fitoren – Edi Rama bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Millorad Dodikun, Ilham Alijevin dhe kampionë të tjerë të demokracisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë Anadolu Agency (AA) ose – thënë më mirë – zyra për propagandë e Rexhep Taip Erdoanit ka njoftuar me tone triumfi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka uruar presidentin turk dhe «Kryetarin e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim» (AKP), Erdoan, për «fitoren e arritur në zgjedhjet lokale». Për cilën fitore? Erdoan e ka humbur Stambollin, Ankaranë dhe shumë qytete të tjera. Kjo është disfata më e madhe që ka pësuar ai që nga ardhja në pushtet më 2003.

Është interesante të shikosh se kush tjetër, krahas Edi Ramës, ia uron fitoren Erdoanit. Në mesin e uruesve hyjnë kampionë të demokracisë si Millorad Dodiku, lideri i serbëve të Bosnjës dhe aktualisht kryesues i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, kreu i Partisë së Aksionit Demokratik të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

A duhet që një lider shqiptar duke mbyllur sytë para fakteve t’ia urojë fitoren dikujt që – në fakt – ka pësuar disfatë gjithsesi të merituar. Erdoan e ka dëmtuar rëndë demokracinë turke, ai e ka shfrytëzuar përpjekjen për puç më 2016 si shkas për të goditur çdo kundërshtar politik, ka futur në burg dhjetëra gazetarë, ka fyer rëndë vendet perëndimore, në vendet e Ballkanit është sjellë si padishah që i mban nën kontroll politikanët lokalë, kudo ku ka pasur mundësi është përpjekur të përhapë islamin e tij politik. Represioni brutal kundër opozitës iu kthye si bumerang Erdoanit. Me gjasë edhe në çastin e humbjes me të kanë dëshirë të solidarizohen edhe bajraktarët e Ballkanit, sepse mënyra se si sundon Erdoani ngjall entuziazëm edhe në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë e Beograd. Një burrë, një fjalë, një vendim.

Sidomos humbja e partisë së Erdoanit në Stamboll është kolosale dhe për demokracinë turke një lajm fantastik. Kandidati i partisë shekullare CHP, Ekrem Imamollu, është duke prirë me 27 mijë vota. Ky rezultat mund të ndryshojë vetëm nëse në kuti të votimeve i fusin duart militantët islamistë të AKP-së. Në Ankara humbja e AKP-së është edhe më e bindshme, por partia e Erdoanit ka paralajmëruar ankesa. Duket se AKP do të tentojë që përmes drejtësisë së kontrolluar prej saj t’ia vjedhë fitoren opozitës, e cila garoi në kushte të pabarabarta dhe e shtypur nga regjimi i Erdoanit.

Triumfi i opozitës në Turqi është një leksion për Lulzim Bashën, liderin e zbehtë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Opozita turke nuk bojkotoi zgjedhjet, nuk bojkotoi institucionet, nuk përdori dhunë, siç po vepron Basha në Tiranë me një grusht militantësh. Opozita turke futi në garë kandidatë seriozë, punoi me ngulm për të bindur qytetarët mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve, nuk u dorëzua në asnjë çast. Basha nuk ka cilësi të tilla të liderit siç kanë kandidatët e CHP-së apo të HDP-se kurde në Turqi. Sot Partia Demokratike e Shqipërisë është një firmë private e Bashës dhe e familjes Berisha. Duke qenë e tillë ajo nuk arrin të bind masat e gjera mbi nevojën e largimit nga pushteti të qeverisë aktuale socialiste, të zhytur thellë në skandale të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Në Partinë Socialiste ka shumë funksionarë që janë të vetëdijshëm mbi batakun ku ka rënë partia. Hapi i ardhshëm do të duhej të ishte që figura me autoritet të PS-së të kundërshtonin valiun e Tiranës, i cili ngutet t’i dërgojë urime padishahut në Stamboll edhe kur ai pëson disfatë kolosale.

Lexo edhe:

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

Hodhi mbeturinat e kompanisë “Driza” në lumin Buna, policia ndëshkon vetëm punonjësin 31-vjeçar

Mobilizimi i opozitës turke tregoi se edhe në rrethana shumë të vështira është e mundshme të bëhen kthesa të mëdha. Tani ndoshta edhe brenda partisë së Erdoanit disa do të marrin guximin për të kundërshtuar autokratin e ashpër. Para zgjedhjeve të fundit presidenciale në kopshtin e ish-presidentit Abdullah Gyl aterroi një helikopter. Prej tij doli shefi i ushtrisë Hulusi Akar. Qëllimi i kësaj «vizite» ishte që Gyl të «bindej» që të mos garonte në zgjedhjet presidenciale. Gyl nuk kandidoi me gjasë nga frika se mund të kishte pasoja nga regjimi i Erdoanit, nga i cili ai ishte distancuar ngaherë. Së fundi në mediat turke është spekuluar se ish-kryeministri Ahmet Dautollu, ish-kryetari Abdullah Gyl dhe ish-ministri i ekonomisë Ali Babaxhan mund të sfidojnë Erdoanin: duke themeluar një parti të re apo duke i bërë konkurrencë brenda AKP-së. 31 marsi i vitit 2019 do të hyjë në histori si ditë kur Erdoani mori tatëpjetën politike. Këtë ashiqare nuk e ka kuptuar Edi Rama. Siç nuk e ka kuptuar as Lulzim Basha se ndryshimet politike nuk arrihen nëse si lider nuk ke kredibilitet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
AKTUALITET

Hodhi mbeturinat e kompanisë “Driza” në lumin Buna, policia ndëshkon vetëm punonjësin 31-vjeçar

14:11 : 12/06/2025
AKTUALITET

Anëtarë të organizatave kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë

14:02 : 12/06/2025
BOTA

Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

13:55 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
RAJONI

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

13:31 : 12/06/2025
Para

Shënohet viktima e parë, BBC ngre alarmin për sëmundjen ngjitëse që rrezikon gjysmën e globit

TË GJITHA

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025

Hodhi mbeturinat e kompanisë “Driza” në lumin Buna, policia ndëshkon vetëm punonjësin 31-vjeçar

14:11 : 12/06/2025

Anëtarë të organizatave kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shqiptarë

14:02 : 12/06/2025

Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

13:55 : 12/06/2025

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

13:31 : 12/06/2025

Konflikti me armë në lokalin e basteve në Ali Dem, policia: Arrestuam një person se na gënjeu

13:13 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com