Policia publikon pamjet shokuese/ 10 persona ndjekin 21 vjeçarin dhe e qëllojnë për vdekje

Një djalë 21-vjeç nga Nju Jorku është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme, pasi një grup të rinjsh e ndoqën me minuta të tërë nëpër rrugët e lagjes për ta likuiduar.

Policia ka publikuar pamjet e vrasjes që ka ndodhur më 19 maj të vitit të kaluar, kurse detektivi Dermot Shea e ka përshkruar videon si të “rëndë për t’u shikuar”

“Atë e kanë ndjekur derisa e kanë bllokuar në një rrugë pa dalje në afërsi të një shtëpie private, ku është qëlluar disa herë. Është një vrasje e ngjashme me atë që ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Bronx, ku Lesandro Guzman ishte viktimë e një grupi mafioz që e ndoqi nëpër rrugët e Bronx-it”, ka deklaruar Shea.

Në këtë rast i riu ishte duke ecur nëpër lagjen ku banon, kur një grup të rinjsh i dolën para syve dhe njëri e goditi në fytyrë. Aty menjëherë filloi ndjekja si nëpër filma aksion, ku sulmuesit u ndanë në grupe.

Lexo edhe:

“Viktima thjesht fillon të vrapojë për t’i shpëtuar vdekjes”, ka deklaruar Mike Kemper nga policia e Nju Jorkut.

E njëri nga sulmuesit shihet se si nxjerr nga brezi revolen dhe ia drejton nga afër viktimës. Por, ishin veturat e parkuara që e shpëtuan nga plumbat, megjithatë nuk zgjati shumë dhe pas disa minutave e zënë në një rrugë pa dalje.

Aty njëri prej sulmuesve e godet me guri, kurse tjetri e qëllon me pesë plumba. Sulmuesit me pas janë zhdukur nga vendi i ngjarjes.

“Të paktën 10 persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje brutale”, ka shtuar Kemper.

Deri më tani janë identifikuar katër nga 10 personat, përfshirë edhe vrasësin dhe personin që e godet me gur.

Lajme të lidhura

Para