Një ngjarje e turpshme me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Maqedoninë Veriore. Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale S.M., është rrahur për vdekje nga nipi i tij 19-vjeçar.
Rasti ka ndodhur në qytetin Koçan, ndërsa 66-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të dhunës së rëndë fizike.
Mësohet se 19-vjeçari është arrestuar nga policia. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në dhunë por rasti po hetohet nga autoritetet vendore.