• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i DASH/ Ish-deputeti: Rama luajti rrezikshëm, duke nxjerrë Cakajn të manipulojë …

21:01 : 30/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë demokratike, e ka cilësuar lojë të rrezikshme veprimin e Ramës, i cili nxori Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, për të përgënjeshtruar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e konsideronte Shqipërinë burim të trafikimit të heroinës dhe kokainës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Salianji tha se ka marrë fund koha që Rama mendon se mund t’i trajtojë shqiptarët si budallenj, duke u fshehur situatën si normalitet, duke e mbuluar me propagandën e tij të neveritshme.

Ja postimi i Salianjit:

‘Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Lexo edhe:

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

  1. Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar
  2. Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.
  3. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
  4. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
  5. Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
  6. Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, personi përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

Lajme të lidhura

BOTA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025
AKTUALITET

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025
SHOW BIZ

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025
Para

Qëllohet me thikë në bark mësuesja shtatzënë

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com